GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Mendova se ishte shaka”/ Turistja rrëfen se si King kaloi në Korenë e Veriut

në Botë, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
“Mendova se ishte shaka”/ Turistja rrëfen se si King kaloi në Korenë e Veriut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sarah Leslie mendoi se ajo që po i shihnin sytë ishte një truk, kur një ushtar amerikan kaloi me vrap kufirin, duke hyrë në Korenë e Veriut.

Leslie dhe babai i saj, nga Zelanda e Re, ishin pjesë e një grupi turistik që u nis të martën në mëngjes nga Seuli për të vizituar Zonën e Çmilitarizuar, që ndan Korenë e Jugut dhe Korenë e Veriut.

Ushtari Travis King ishte në mesin e një grupi prej 43 turistësh, tha zonja Leslie për agjencinë Associated Press. Ai ishte i veshur me xhinse dhe në atë moment ajo nuk e idenë, që ai ishte ushtar dhe me probleme ligjore.

Travis King, 23 vjeç, shërbente për Divizionin e Parë të Pajisjeve të Blinduara. Ai kishte kryer gati dy muaj burg në Korenë e Jugut i akuzuar për sulm ndaj një personi. Travis King ishte liruar më 10 korrik dhe duhej të kthehej në SHBA të hënën, në Fort Bliss të shtetit të Teksasit, ku mund të përballej me masa disiplinore shtesë nga divizioni ku shërbente, ndoshta deri në shkarkim nga shërbimi ushtarak.

Zonja Leslie tha se grupi me të cilin ajo po vizitonte zonën, shkoi një hap më tej se disa të tjerë, duke shkuar në Zonën e Përbashkët të Sigurisë në fshatin Panmunxhom. Turistët u lejuan të shkelin efektivisht tokën e Koresë së Veriut. Por fillimisht ata duhet të dorëzonin pasaportat dhe të merrnin leje paraprakisht.

Grupi u largua nga Seuli me autobus herët në mëngjes dhe zonja Leslie vuri re se ushtari King po udhëtonte vetëm dhe nuk dukej se fliste me të tjerët. Në një moment, tha ajo, ai bleu një kapelë me logon DMZ nga një dyqan dhuratash.

Turneu po i afrohej fundit të martën pasdite – grupi sapo kishte dalë nga ndërtesa dhe po përpiqeshin të bënin foto – kur ajo pa ushtarin që filloi të vrapojë me shpejtësi.

“Fillimisht mendova se ai kishte dikë që po e filmonte për ndonjë lloj shakaje, apo për ta postuar në TikTok,” tha Leslie. “Por më pas dëgjova një nga ushtarët të bërtiste, ‘Kapeni atë djalë’”.

Leslie tha se komanda u dha nga një ushtar amerikan, i një prej grupeve që patrullon zonën së bashku me trupat e Koresë së Jugut.

Por ushtarët nuk patën kohë të përgjigjeshin. Ajo tha se pasi vrapoi rreth 10 metra në një vendkalim të ngushtë midis ndërtesave të dallueshme blu, ushtari e kishte kaluar kufirin dhe më pas u zhduk nga sytë. Gjithçka përfundoi në pak sekonda.

Leslie tha se ajo nuk kishte parë asnjë person në anën e Koresë së Veriut. Grupit të turneut i ishte thënë më herët se kontrollet nga ushtarët koreano-veriorë ishin zbutur disi që nga shpërthimi i pandemisë COVID-19.

Pasi ushtari King vrapoi, tregon ajo, ushtarët i futën të gjithë turistët në një ndërtesë dhe më pas i çuan në një qendër informacioni për të dhënë deklarata. Ajo tha se shumë nga turistët, përfshirë babain e saj, nuk e kishin parë Kingun të vraponte, por një ushtar ua shpjegoi ngjarjen.

“Njerëzit nuk mund ta besonin vërtetë atë që kishte ndodhur,” tha Leslie. “Shumë dukeshin të tronditur. Pasi hipëm në autobus dhe dolëm prej andej, të gjithë ishim duke parë njëri-tjetrin”.

Leslie, një avokate nga kryeqyteti Wellington i Zelandës së Re, tha se ajo kishte kohë që kishte një interes për Koretë pas studimeve për marrëdhënie ndërkombëtare në universitet dhe filmave që kishte parë për Korenë e Jugut.

Ajo tha se e kishte të vështirë të kuptonte përse një ushtar amerikan donte të shkonte në Korenë e Veriut.

“Nuk më kishte shkuar kurrë mendja, se dikush do të dëshironte ëa bënte një gjë të tillë”, tha ajo./VOA

Etiketa: KingKoreja e VeriutTuristjaUshtari amerikan

Lajme të lidhura

Gjendet i mbytur në lumin Mat ish-drejtuesi i Gardës, reagojnë me dhimbje kolegët
Aktualitet

Gjendet i mbytur në lumin Mat ish-drejtuesi i Gardës, reagojnë me dhimbje kolegët

13:26 - 07/06/26
GJKKO lë në burg Sajmir Kolaverin, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Klevis Lleshit
Aktualitet

GJKKO lë në burg Sajmir Kolaverin, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Klevis Lleshit

12:55 - 07/06/26
Kapet me mbi 1 kg heroinë ‘Gëzim Qorri’, në pranga edhe një tjetër person (EMRAT)
Aktualitet

Kapet me mbi 1 kg heroinë ‘Gëzim Qorri’, në pranga edhe një tjetër person (EMRAT)

11:30 - 07/06/26
Para
Ngrirja e fondeve të BE/ Eurot për fermerët shkuan tek inceneratorët

Ngrirja e fondeve të BE/ Eurot për fermerët shkuan tek inceneratorët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjendet i mbytur në lumin Mat ish-drejtuesi i Gardës, reagojnë me dhimbje kolegët
Aktualitet

Gjendet i mbytur në lumin Mat ish-drejtuesi i Gardës, reagojnë me dhimbje kolegët

13:26 - 07/06/26

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht mëngjesin e sotëm. Ai është Flamur...

Lexo më shumë
GJKKO lë në burg Sajmir Kolaverin, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Klevis Lleshit

GJKKO lë në burg Sajmir Kolaverin, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Klevis Lleshit

12:55 - 07/06/26
I arrestuar për mashtrim, por Blendi Gonxhe i jep kontratën e mbetjeve spitalore/ Elvis Miri del nga pluhuri i dosjes dhe merr tenderin 352 MLN lekë

I arrestuar për mashtrim, por Blendi Gonxhe i jep kontratën e mbetjeve spitalore/ Elvis Miri del nga pluhuri i dosjes dhe merr tenderin 352 MLN lekë

12:27 - 07/06/26
Në shesh është mendja, shpirti i shumicës dërrmuese

Në shesh është mendja, shpirti i shumicës dërrmuese

11:53 - 07/06/26
‘I pikëlluar, ishte vetëm 22 vjeç’, Armand Duka: Fatjon Bunjaku e kishte të ardhmen përpara

‘I pikëlluar, ishte vetëm 22 vjeç’, Armand Duka: Fatjon Bunjaku e kishte të ardhmen përpara

11:38 - 07/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusudeneme bonusu veren siteler 2026kralbetgrandpashabetbetpark girişJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişGrandPashaBet Şikayetvarjojobetjojobet girişjojobet girişcasino sitelericasibomCasibom Girişcasibomjojobet