GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Menyja “Rama”, Kokainë, Mafie, shpopullim

13:59 - 06/07/24
në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama: Grupe me menaxherë të huaj do asistojnë QSUT! Mjekët pagesë sipas performancës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Basir Çollaku

Ditën që Këshillit Territorit nën hyqmin e Edi Ramës, shpërtheu në një lumë lejesh ndërtimi, ku spikasnin disa të tilla në Bashkinë Himarë, sipas oreksit të kërkuar, Presidenti i Republikës teorikisht Begaj, por praktikisht po Edi Rama, caktoi 4 gushtin 2024, si datë zgjedhore për Bashkinë Himarë. Kjo pasi miku i gjeneral Lisit shpërblyesit nga Artur Shehi i botës së trafikut të drogës, i dërgoi ferman se duhet të nënshkruante.

E kush po pyet për ligjin! Kishte 30 ditë kohë ankimore. Duhej të mbyllej së paku udha procedurale. Varja. Çe do! Sistemi është ndërtuar kundër ligjit. Shkeljet janë të dhunshme.

Vendimet e Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar, ku zbardhej dukshëm përgjegjësia e Veliajt, apo ai për heqjen e mandatit të Olta Xhaçkës strategjike nuk janë zbatuar asnjë germë. Qeveria ka dalë mbi to. Edi Rama ka shpërfillur. Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçe, ka pohuar se nuk i takon politikës të diskutojë vendimet e kësaj Gjykate. Njëherësh dhe moszbatimi më tej i vendimeve të Strasburgut po shkërmoq parimet ndarjes e funksionimit të pushteteve.

Por përtej këtyre kundërshtive anemike, kemi një realitet kriminal të urdhëruar e kontrolluar hapur nga kryeministri. Qeveria sundon parlamentin dhe drejtësinë, duke i kthyer dy pushtetet e tjera, legjislativin dhe gjyqsorin, në zgjatime të zyrave të saj partiake.

Pushteti i katërt, Media, është një kapitullim borderosh ku dikton e financon kryeministri. Fatkeqësisht, 95 përqind e saj është medie qeveritare e korruptuar turpësisht. Miliardat e kokainës kanë fituar mbi shtetin dhe pushtetin. Trafikantët shqiptarë janë fuqizuar ndërkombëtarisht, duke u renditur pas Ndranghetës në Evropë.

Nicola Grateri prokurori i antimafias italiane shprehu pakënaqësinë trishtuese të punës me autoritetet shqiptare të drejtësisë për dekonspirime. Kartelet e drogës, Ndrangheta, Sinaloa, Cosa Nostra, Camorra, Sara Corona etj kanë degët e tyre mafioze në Shqipëri.

Në qeli, arrati e të dënuar janë katër ministra. Erion Veliaj, nuk arrestohet ende, nga kapja e sistemit, ndonëse dosjet ku ai përfshihet janë mbushur me Mafia.

Binjakëzimi me Kolumbinë ka dhënë efektet. Njëherësh jemi bërë parajsë fiskale. Zgjedhjet janë nën administrimin e bandave të narkotikeve, karteleve në lidhje me Ramën përfitues kryesor.

Ndërkombëtarët mbështetës janë të paguar. Ndërkohë po bën marrëveshje me Indonezinë e Filipinet për punësime, duke shtuar bangladeshasve, ujgurë, afganë, iranianë, afrikanë.

Kaq jemi ne, vendi i vogël dhënë me koncension Soros dhe Mafias të cilët janë vënë administrator Edi Ramën. Peng i lidhjeve e keqbërjes ekstreme dhe vëllait Olsit, që po rihetohet për lidhjet në një organizatë kokaine, KM nuk bën asnjë rezistencë ortakëve të krimit. Bizneset e mëdha përfitojnë në heshtje dhe duke pastruar produketet bashkë. Opozita e dëmtuar keq nga brenda dhe kundërshtari duhet të kapërcejë vetveten. Gjithnjë nëse nuk e mbysin interesat lokale. Mjetin demokratik nëse duan, ta gjejnë vetë shqiptarët.

Etiketa: Basir CollakuEdi RamaRama

Lajme të lidhura

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve
OP-ED

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve

12:31 - 07/03/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Dervishi-Ramës: Pse nuk vendos Rrahjen ministër? Zgjidh problemin e Krujës…
OP-ED

Gazi lotsjellës nuk është deodorant, në vend të faljes publike kryeministri tallet!

11:14 - 21/02/26
Para
Opozita bllokoi Kuvendin, Çuçi: Dhuna nuk mund të justifikohet…

Vjedhja e 54 tonë metaleve në Kombinatin e Poliçanit, Bledi Çuçi në prokurori

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG
Breaking Views

Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG

23:25 - 11/03/26

Bastioni arktik i Aspmyra goditi sërish. Sondre Brunstad Fet hapi rezultatin me penalltë në minutën e 32-të, pastaj Ole Blomberg...

Lexo më shumë
Mesazhi i Marta Kos: Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE

Mesazhi i Marta Kos: Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE

23:00 - 11/03/26
Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

22:17 - 11/03/26
Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen

Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen

21:59 - 11/03/26
Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces

Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces

21:50 - 11/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com