GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Kuriozitete

Mënyrat si të komunikoni në punë pa u bërë të bezdisshëm

në Kuriozitete
Kohë leximi: 2 min
A A
Mënyrat si të komunikoni në punë pa u bërë të bezdisshëm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komunikimi efektiv është një element i rëndësishëm për suksesin në biznes. Aftësia për të përcjellë mendimet në mënyrë të qartë dhe të përmbledhur mund të çojë në marrëveshje ose bashkëpunime të reja. Por, nëse flisni shumë ju mund të “hidhni në erë” çdo sukses tuajin!

Ja gjashtë strategji të thjeshta dhe praktike që ju ndihmojnë për të shpëtuar nga e folura e tepërt në zyrë, punë dhe ambiente të tjera:

Përgatituni për komunikim personal ose përmes telefonit

Përpara komunikimit personal ose përmes telefonit, shkruani pikat kryesore që dëshironi të përcillni. Nëse jeni duke drejtuar një mbledhje, mbani gjithmonë një agjendë. Nëse nuk është një takim formal, por keni ende disa çështje për të diskutuar, shkruajini temat kryesore të diskutimit përpara se të bëni komunikimin final.

Zgjidhni pyetjet me kujdes

Kjo taktikë mund të jetë efektive në shitje, e nëse qëllimi juaj nuk është vetëm të shisni, por të komunikoni, duhet të pranoni përgjigjet që merrni nga të tjerët. Nëse tashmë keni vendosur për diçka, nuk është ide e mirë t’i bëni pyetje të tjerëve për të vërtetuar vendimin tuaj.

Përpiquni t’u përgjigjeni pyetjeve tuaja

Le të themi se keni një problem me kompjuterin dhe një person në zyrë është i mirë me teknologjinë. Përpiquni të gjeni përgjigjen fillimisht në internet përpara se të kërkoni ndihmë. Kjo qasje u tregon të tjerëve se ju bëni pyetje vetëm kur është e nevojshme.

Bëhuni një dëgjues i durueshëm

Komunikimi efektiv është një rrugë me dy drejtime. Të dëgjuarit e personit që keni përballë është jetike. Asnjëherë mos e ndërprisni dikë në mes të përgjigjes. Vetëm kështu ju tregoni respekt dhe e shtyni tjetrin në përgjigje gjithëpërfshirëse.

Rëndësia e emailit

Kur është e mundur, përdorni email. Mund të duket interesante të shkoni në zyrën e dikujt dhe t’i bëni pyetje, por mos harroni të respektoni hapësirën e kolegëve. Askujt nuk i pëlqen të ndërpritet, sidomos për çështje që nuk janë urgjente, citon Anabel.

Ndryshoni mentalitet

Në çdo bisedë kërkoni qartësi, respekt dhe efikasitet. Duke i përmirësuar këto aftësi, do të kurseni kohë të vlefshme, do të krijoni lidhje më të forta dhe do të lini përshtypje të qëndrueshme si drejtues apo menaxher i mirë.

Etiketa: komunikimi pa u bezdisur

Lajme të lidhura

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj
Aktualitet

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

10:08 - 09/04/26
Dita e të Dashuruarve! Çfarë është dhe si ka filluar Shën Valentini
Botë

Sot ‘Dita e të dashuruarve’, historia e Shën Valentinit dhe kuptimi i festës së dashurisë

08:12 - 14/02/26
Ndërron jetë shimpanzeja “njerëzore” që sfidoi kufijtë e inteligjencës shtazore
Aktualitet

Ndërron jetë shimpanzeja “njerëzore” që sfidoi kufijtë e inteligjencës shtazore

17:59 - 12/01/26
Para
6 mln euro shtesë për inceneratorin, edhe këshilltarët e Bashës kundër Veliajt

6 mln euro shtesë për inceneratorin, edhe këshilltarët e Bashës kundër Veliajt

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesit marshojnë drejt Komisariatit nr. 3, thirrje për lirimin e aktivistëve të ndaluar: Arrestoni Ramën, lironi qytetarët!
Aktualitet

Protestuesit marshojnë drejt Komisariatit nr. 3, thirrje për lirimin e aktivistëve të ndaluar: Arrestoni Ramën, lironi qytetarët!

22:13 - 03/09/26

Protestuesit vijojnë marshimin në ditën e 96-të të protestës antiqeveritare, duke u zhvendosur drejt Komisariatit nr. 3. Gjatë marshimit, qytetarët...

Lexo më shumë
“Me jetën e njeriut nuk bëhet pazar”/ Gazetari Osman Stafa: Shqipëria është vjedhur, kupa është mbushur

“Me jetën e njeriut nuk bëhet pazar”/ Gazetari Osman Stafa: Shqipëria është vjedhur, kupa është mbushur

22:09 - 03/09/26
Protestuesi ironizon Ramën: Pasqyra e kryeministrit është Belinda Balluku!

Protestuesi ironizon Ramën: Pasqyra e kryeministrit është Belinda Balluku!

21:52 - 03/09/26
Luan Muça i Deltës gjobë 5 milionë euro Vasil Bedinajt/ Çfarë ndodhi sot në hotel “Regina”

Luan Muça i Deltës gjobë 5 milionë euro Vasil Bedinajt/ Çfarë ndodhi sot në hotel “Regina”

21:38 - 03/09/26
Revolta kundër Ramës/ Pas fjalimeve te Kryeministria, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi

Revolta kundër Ramës/ Pas fjalimeve te Kryeministria, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi

21:29 - 03/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com