GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Dështoi në testet mjekësore te Leipzig, Fisnik Asllani merr mbështetjen e Hoffenheim

në Breaking Views, Sport, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Dështoi në testet mjekësore te Leipzig, Fisnik Asllani merr mbështetjen e Hoffenheim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 Transferimi i Fisnik Asllanit te RB Leipzig ka dështuar në momentet e fundit, pavarësisht se marrëveshja mes palëve, përfshi edhe klubin e Hoffenheim ishte shumë pranë finalizimit. Sipas raportimeve të Sky Sport, operacioni është bllokuar për shkak të shqetësimeve të evidentuara gjatë kontrolleve mjekësore te sulmuesi i Kosovës.

Leipzig dhe përfaqësuesit e sulmuesit shqiptar kishin arritur dakordësinë për kushtet e transferimit dhe Asllani pritej të firmoste një kontratë afatgjatë me klubin gjerman, e cila do ta mbante atë në Leipzig deri në vitin 2031.

Marrëveshja parashikonte një paketë financiare prej rreth 25 milionë eurosh për Hoffenheim. Megjithatë, pavarësisht dakordësisë së arritur mes palëve, kontrollet mjekësore sollën një kthesë të papritur në negociata.

Drejtori i Hoffenheim ka folur në lidhje me këtë çështje. Andreas Schicker ka thënë se klubi i qendron pranë Asllanit, që sipas tij ka treguar nivelin më të lartë fizik dhe atletik në stërvitjet e zhvilluara me skuadrën.

“Fisniku ka bërë përparim të jashtëzakonshëm te Hoffenheim. Fakti që ky transferim nuk është realizuar është një lajm i keq për ne nga një perspektivë sportive. Është krejtësisht e qartë për ne se Fisniku është i aftë të performojë në nivelin më të lartë, si fizikisht ashtu edhe taktikisht.

Ne i qëndrojmë pranë lojtarit tonë. Fisniku dha një kontribut të rëndësishëm në suksesin tonë sezonin e kaluar, përfundoi stërvitjen parasezonale në nivelin e tij të lartë të zakonshëm dhe do të stërvitet përsëri me ekipin duke filluar nga java e ardhshme”, ka thënë Andreas Schicker, citon “Bild”.

Si pasojë e dështimit në testet fizike, Leipzig ka vendosur të tërhiqet nga operacioni dhe transferimi nuk do të realizohet. Dështimi i këtij operacioni vjen në një moment të rëndësishëm për Asllanin, i cili ishte pranë një tjetër hapi të madh në karrierën e tij.

gijotina.com/

Etiketa: Fisnik Asllani

Lajme të lidhura

Saimir Tahiri kërkon pafajësinë, Gjykata e Lartë cakton datën për shqyrtimit
Breaking Views

Saimir Tahiri kërkon pafajësinë, Gjykata e Lartë cakton datën për shqyrtimit

18:30 - 29/10/26
“Veliaj u rrëmbye!”/ Edhe PD dënon transferimin, Teliti-këshilltarëve të PS: Dilni në protestë
Breaking Views

“Veliaj u rrëmbye!”/ Edhe PD dënon transferimin, Teliti-këshilltarëve të PS: Dilni në protestë

18:00 - 29/10/26
Protestat kundër qeverisë Rama/ Qytetarët marshojnë drejt kryeministrisë
Breaking Views

Protestat kundër qeverisë Rama/ Qytetarët marshojnë drejt kryeministrisë

17:37 - 29/10/26
Para
Berisha: Reforma territoriale e Edi Ramës, është platforma më e egër për shpopullimin e shqiptarëve

Berisha: Reforma territoriale e Edi Ramës, është platforma më e egër për shpopullimin e shqiptarëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Saimir Tahiri kërkon pafajësinë, Gjykata e Lartë cakton datën për shqyrtimit
Breaking Views

Saimir Tahiri kërkon pafajësinë, Gjykata e Lartë cakton datën për shqyrtimit

18:30 - 29/10/26

Në të njëjtën kohë, edhe Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ushtruar rekurs kundër vendimit...

Lexo më shumë
“Veliaj u rrëmbye!”/ Edhe PD dënon transferimin, Teliti-këshilltarëve të PS: Dilni në protestë

“Veliaj u rrëmbye!”/ Edhe PD dënon transferimin, Teliti-këshilltarëve të PS: Dilni në protestë

18:00 - 29/10/26
Protestat kundër qeverisë Rama/ Qytetarët marshojnë drejt kryeministrisë

Protestat kundër qeverisë Rama/ Qytetarët marshojnë drejt kryeministrisë

17:37 - 29/10/26
Këshilltarët e Bashkisë Tiranë kundër transferimit të Veliajt: Kërkojmë transparencë!

Këshilltarët e Bashkisë Tiranë kundër transferimit të Veliajt: Kërkojmë transparencë!

17:22 - 29/10/26
Dinamo, trajneri Daja pas ndeshjes: Ishim Superiorë, por kartoni i kuq na prishi punë

Dinamo, trajneri Daja pas ndeshjes: Ishim Superiorë, por kartoni i kuq na prishi punë

17:04 - 29/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com