GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Merkato me probleme financiare, Barcelona mendon blerje me çmim të ulët

23:25 - 26/01/22
në Sport
Kohë leximi: 1 min
A A
Merkato me probleme financiare, Barcelona mendon blerje me çmim të ulët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Barcelona nuk po kalon një moment të mirë këtë sezon, teksa është shumë larg pritshmërive. Largimi i Lionel Messit drejt PSG duket se ka rënduar më së shumti në skuadrën katalanase. Sikur të mos mjaftonte vetëm kaq, blaugranat kanë probleme financiare prej kohës.

Me ardhjen e trajnerit Xavi Hernandez në krye të skuadrës, duhen përforcime për të ndërtuar një skuadër konkurruese siç e ka “skicuar” në mendjen e tij tekniku spanjoll. Kriza financiare nuk është shumë në favorin e drejtuesve të Barcelonës të cilët i kanë mundësitë minimale për t’ia plotësuar kërkesat trajnerit të tyre.

Verën e kaluar kur klubi mori Memphis Depay, Eric Garcia dhe ‘Kun’ Aguero falas, edhe këtë vit ata po mendojnë në transferime pa kosto. Emri i Cesar Azpilicueta është ai që tingëllon me më shumë në zyrat e klubit. Futbollistit veteran mund t’i ofrohet një kontratë deri në vitin 2025. Ai do të kthehej në Spanjë pas 10 sezonesh shumë bindës në “Stamford Bridge”, ku fitoi edhe shumë trofe.

Drejtori sportiv i Barçës, Mateu Alemany po studion edhe emrat e Andreas Christensen dhe Antonio Rudiger po ashtu nga Chelsea. Pastaj vjen emrin i Niklas Sule i cili nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me Bayernin dhe këtë gjë e kanë konfirmuar edhe sot nga klubi.

Mbrojtësi i fundit në listën e Barcelonës është Noussair Mazraoui, një mbrojtës i djathtë i cili ka deklaruar se “shanset që ai të vazhdojë te Ajax janë shumë të vogla”. Në qendër të fushës, Franck Kessie është emri primar. Sipas mediave spanjolle negociatat mes lojtarit të Bregut të Fildishtë dhe Barçës janë shumë të avancuara.

 

Etiketa: BarcelonablerjeCmimefinianciaremerkatoprobleme

Lajme të lidhura

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe
Sport

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26
Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme
Sport

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26
Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26
Para
Gara për FSHF, Veliaj kërcënon me jetë Armando Dukën (zbardhet sms)

Gara për FSHF, Veliaj kërcënon me jetë Armando Dukën (zbardhet sms)

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit
Breaking Views

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit

20:58 - 07/04/26

Emisioni “Në Shënjestër” në News24, publikoi këtë të martë detaje të reja nga raporti gjeologjik për rrugën “Elbasan-Qafë Thanë”, i...

Lexo më shumë
OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

20:28 - 07/04/26
Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

20:04 - 07/04/26
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

19:13 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com