GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Merkel: “Ballkani i hapur” fuqizon Procesin e Berlinit, asnjëra nuk e zëvendëson BE-në

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Merkel: “Ballkani i hapur”  fuqizon Procesin e Berlinit, asnjëra nuk e zëvendëson BE-në
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas kryeministri Edi Rama, fjalën e mori kancelarja gjermane Angela Merkel e cila tha se mbështet nismën “Ballkani i hapur” duke e cilësuar një bashkëpunim që fuqizon Procesin e Berlinit të iniciuar nga ajo vetë.

“Ne kemi premtuar gjithashtu që do jemi pranë këtij procesi pasi në të është investuar shumë. Në kuadër të drekës me të gjithë kryetarët e qeverive të Ballkanit Perëndimor, kam pasur kënaqësinë që për idenë e 2014, bashkëpunimi ka rezultuar një bimë e fuqishme. Shumëçka ka ndryshuar mes vendeve dhe popujve. Kryetarët e qeverive takohen në mënyrë të vazhdueshme dhe normale me njeri-tjetrin që nuk ka qenë kështu. I tërë bashkëpunimi në disa dimensione është konsoliduar. Kemi folur për projekte infrastrukturore. Kemi folur për nisjen e punimeve për autostradën e paqes. Një temë tjetër ishte që në momentin që vendet e këtij rajoni do të bashkohen në BE, do të kenë dhe detyrimet për klimën, kushtet që duhet të ndryshoheshin në rajon. Ka shumë mundësi të bashkëpunimit rajonal. Mbështes projektin e tregut të përbashkët rajonal, 4 marrëveshjet. Disa nuk janë bashkuar ende, sot kemi rënë dakord që sa më shumë të bashkëpunojmë në këtë kontekst aq më i fuqishëm do jetë procesi i Berlinit. Ky proces nuk zv anëtarësimin në BE”.

Ndër të tjera, Merkel tha se është në interes të Gjermanisë dhe BE që Shqipëria dhe vendet e Ballkanit të jenë pjesë të BE.

“Do të vijoj bisedat bilaterale me vendet e tjera të Rajonit. Më 8 tetor do të takohemi sërish, në Slloveni. Ishin biseda të mira, konstruktive, do të doja t’ju falenderoja. Unë jam e bindur që në këndvështrimin gjeostrategjik, BE dhe Gjermania ka interes të vetin në anëtarësimin e këtyre vendeve në BE, por sigurisht është diçka tjetër procesi i integrimit rajonal. Këtë e shpreh shprehimisht që të punoni në këtë drejtim. Zemra ime rreh për këtë rajon edhe pse s’do të kem detyrën që të vij si zyrtare këtu. Ju uroj mirëqenie, vende pune, paqe, të gjitha këto të ruhen në rajonin tuaj dhe ja vlen të bëhet kështu”, tha Merkel.

Ajo shtoi se për të arritur këtë duhen plotësuar kushtet e vendosura nga BE, teksa uroi më shumë vende pune, paqe dhe dashuri në rajon.

Etiketa: MERKELRama

Lajme të lidhura

Rama me makinë të re, ministrja ‘qetëson’ shqiptarët: Është marrë me qira dhe e paguan Partia Socialiste
Aktualitet

Rama me makinë të re, ministrja ‘qetëson’ shqiptarët: Është marrë me qira dhe e paguan Partia Socialiste

12:21 - 11/09/26
Punimet e Konventës Republikane në Dallas, Berisha takim me drejtues të lartë të drejtësisë në SHBA
Aktualitet

Punimet e Konventës Republikane në Dallas, Berisha takim me drejtues të lartë të drejtësisë në SHBA

11:50 - 11/09/26
Qeveria shpërthen ndaj Ahmetajt pas audiopërgjimit për trafikun e armëve: Të ketë guximin të vijë këtu
Aktualitet

Qeveria shpërthen ndaj Ahmetajt pas audiopërgjimit për trafikun e armëve: Të ketë guximin të vijë këtu

11:40 - 11/09/26
Para
Te ‘Sky Sports’ ngatërrojnë llogaritë, i heqin Messit dy trofe

Te ‘Sky Sports’ ngatërrojnë llogaritë, i heqin Messit dy trofe

TË FUNDIT

Ministri Nufi thotë se po prodhon armë, kompania AAT ka vetëm një magazinier të punësuar!
Uncategorized

Ministri Nufi thotë se po prodhon armë, kompania AAT ka vetëm një magazinier të punësuar!

12:30 - 11/09/26

Në 23 prill të këtij viti gjatë një interpelance në Parlament, ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi deklaroi se Shqipëria është...

Lexo më shumë
Rama me makinë të re, ministrja ‘qetëson’ shqiptarët: Është marrë me qira dhe e paguan Partia Socialiste

Rama me makinë të re, ministrja ‘qetëson’ shqiptarët: Është marrë me qira dhe e paguan Partia Socialiste

12:21 - 11/09/26
Finlandë–Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

Finlandë–Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

12:10 - 11/09/26
Punimet e Konventës Republikane në Dallas, Berisha takim me drejtues të lartë të drejtësisë në SHBA

Punimet e Konventës Republikane në Dallas, Berisha takim me drejtues të lartë të drejtësisë në SHBA

11:50 - 11/09/26
Qeveria shpërthen ndaj Ahmetajt pas audiopërgjimit për trafikun e armëve: Të ketë guximin të vijë këtu

Qeveria shpërthen ndaj Ahmetajt pas audiopërgjimit për trafikun e armëve: Të ketë guximin të vijë këtu

11:40 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com