GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Merkel: Nis vaksinimi i adoleshentëve 12-15 vjeç nga 7 qershori

20:50 - 27/05/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Merkel: Nis vaksinimi i adoleshentëve 12-15 vjeç nga 7 qershori
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fëmijët dhe të rinjtë e moshës 12 vjeç e lart mund të vaksinohen kundër Covid-19 nga 7 qershori. Kjo u vendos nga qeveria gjermane dhe landet federale në samitin e vaksinimit.

Mjekët dhe qendrat e vaksinimit duhet të përfshijnë edhe të rinjtë në fushatën e vaksinimit, tha kancelarja Merkel. Detajet do të përcaktohen nga landet federale. Kancelarja Merkel theksoi më tej se testime nuk do të jenë të nevojshme as për aktivitetin shkollor dhe as për pushimet.

Qeveria federale beson se 60 përqind e të rinjve dhe fëmijëve janë të gatshëm të vaksinohen. Diskutime për vaksinimet e adoleshentëve ka disa ditë që zhvillohen në Gjermani. Komisioni i Përhershëm i Vaksinimit ende nuk e ka bërë rekomandimin për vaksinimin e kësaj grupmoshe.

Fakti që qeveria federale dëshiron të përfshijë edhe fëmijët dhe të rinjtë në fushatën e vaksinimit ka shkaktuar kritika.

Deutschland Impfgipfel im Bundeskanzleramt

“Vaksinimi i fëmijëve është një akt shumë i ndjeshëm,”theksoi kancelarja pas konsultimeve me landet federale.

Kjo ka të bëjë edhe me faktin se nuk janë vaksinuar plotësisht pjesa tjetër e popullatës, që besohet se është më e rrezikuar.

Nesër, Agjencia Evropiane e Medikamenteve, EMA, pritet të vendosë për miratimin e vaksinës së BionTech/Pfizer për adoleshentët.

Qeveria federale planifikon të sigurojë pothuajse 6.4 milionë doza deri në gusht për vaksinimin e fëmijëve dhe adoleshentëve. Kjo shkruhet në një dokument të Ministrisë së Shëndetësisë për samitin e vaksinimit. Numri i të rinjve nga 12 deri në 18 vjeç në Gjermani është 5.3 milionë. Me një gatishmëri për t’u vaksinuar prej 60 përqind, ekziston një nevojë e supozuar për vaksinat e para dhe të dyta prej 3.18 milionë dozash secila.

Lajme të lidhura

BBC: Avioni amerikan ndahet në dysh pas sulmit iranian në Arabinë Saudite
Botë

BBC: Avioni amerikan ndahet në dysh pas sulmit iranian në Arabinë Saudite

22:38 - 29/03/26
Kaos në ajër mbi Stamboll/ Moti i keq anulon mbi 200 fluturime
Botë

Kaos në ajër mbi Stamboll/ Moti i keq anulon mbi 200 fluturime

20:33 - 29/03/26
Trump për Princin e Kurorës së Arabisë Saudite: Nuk e mendoi se do të më puthte pr*panicën…
Botë

Trump për Princin e Kurorës së Arabisë Saudite: Nuk e mendoi se do të më puthte pr*panicën…

18:00 - 29/03/26
Para
Allegri një hap larg rikthimit tek Juventus

Allegri një hap larg rikthimit tek Juventus

TË FUNDIT

“Me 17 prill dita e kryengritjes së madhe paqësore”, Berisha: Goditeni Ramën me vezë, domate…
Breaking Views

“Me 17 prill dita e kryengritjes së madhe paqësore”, Berisha: Goditeni Ramën me vezë, domate…

19:24 - 30/03/26

Kryetari i PD, Sali Berisha, nga foltorja e kësaj të hëne para Kryeministrisë u bëri thirrje qytetarëve të reagojnë kundër...

Lexo më shumë
Sylvinho bën më në fund ndryshime në ekip: Do të shohim disa lojtarë të rinj…

Sylvinho bën më në fund ndryshime në ekip: Do të shohim disa lojtarë të rinj…

19:10 - 30/03/26
I arrestuari humbi jetën në Tiranë, Komiteti i Helsinkit: Nuk u zbatua rekomandimi i mjekëve

I arrestuari humbi jetën në Tiranë, Komiteti i Helsinkit: Nuk u zbatua rekomandimi i mjekëve

18:10 - 30/03/26
Nga një vilë në rast kualifikimi në Botëror, Presidenti i Federatës në Turqi premton dhuratë për lojtarët

Nga një vilë në rast kualifikimi në Botëror, Presidenti i Federatës në Turqi premton dhuratë për lojtarët

17:54 - 30/03/26
Gjimshiti: Të mërzitur nga skualifikimi, por duhet ta kthejmë në forcë

Gjimshiti: Të mërzitur nga skualifikimi, por duhet ta kthejmë në forcë

17:46 - 30/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com