GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Merkel “shfuqizohet”, tanimë vetëm kancelare

08:33 - 27/10/21
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Merkel “shfuqizohet”, tanimë vetëm kancelare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kancelarja gjermane Angela Merkel pak nga pak po i jep fund epokës së saj në qeverisjen e superfuqisë gjermane.

E konsideruar si një ndër femrat më të pushtetshme në botë, Merkel mori dhe lëvdatat e  Steinmeier në Berlin me rastin e lirimit të Merkelit dhe ministrave së saj

Përfundoi një “periudhë kancelarore që mund të konsiderohet si ndër më të mëdhatë në historinë e kësaj republike”, tha Steinmeier.

Presidenti Federal Frank-Ëalter Steinmeier i shprehu kancelares gjermane Angela Merkel dhe qeverisë së saj respektin dhe falënderimet e tij për për punën e tyre në këto katër vite. Përfundoi një “periudhë kancelarore që mund të konsiderohet si ndër më të mëdhatë në historinë e kësaj republike”, tha Steinmeier në Berlin me rastin e lirimit të Merkelit dhe ministrave së saj. Më parë ai i kishte kërkuar kabinetit Merkel që të qendronte në detyrë, me kompetenca ekzekutive, derisa të zgjidhej një qeveri e re. Mandati i tyre përfundoi me konstituimin e Bundestagut, gjatë paradites së të martës.

Pandemia e koronës dhe polarizimi si probleme

“Të thuash se legjislatura e mëparshme ishte ‘sfidë’ për qeverinë, kjo nuk i afrohet të vërtetës mbi detyrat që duheshin kryer,” tha Steinmeier duke pasur parasysh sfidën e përballimit të pandemisë së koronavirusit. Në përgjithësi, demokracia kërkon “një ekuilibër të vazhdueshëm interesash”. Por ruajtja e ekuilibrit në këto kohë ishte veçanërisht e vështirë, tha Steinmeier.

Steinmeier e lëvdoi në mënyrë të veçantë edhe punën e Merkelit në 16 vitet e qeverisjes së saj. Kancelaria juaj ishte “mbrujtëse për vendin tonë të ribashkuar dhe për imazhin e vendit tonë në botë” dhe ishte “mbrujtëse edhe për një brez të tërë të rejash dhe të rinjsh, për të cilët ju jeni shembull i një forme të re, shumë unike të udhëheqjes”, theksoi Steinmeier.

Kriza të shumta

Ishte një kohë “që nuk vuante nga mungesa e krizave”, tha Steinmeier, duke iu referuar krizës financiare dhe ekonomike, krizës së euros, më pas krizës së refugjatëve dhe migracionit dhe në fund krizës së koronavirusit. Ai tha se qeverisja e kancelares kishte sjellë “respektin, vlerësimin dhe madje edhe simpatinë për vendin tonë”, në Evropë dhe në botë.

Por, mbi të gjitha, ju fituat besimin e qytetarëve të vendit tonë”, theksoi presidenti federal. “Vendimet tuaja përçonin siguri dhe përkushtim.” Steinmeier vlerësoi guximin e Merkelit, “në kohën kur refugjatët nga Siria kërkonin mbrojtje nga ne, për të marrë përgjegjësinë” dhe rolin e saj si “ndërmjetëse” në Bashkimin Evropian.

Etiketa: GjermanikancelarMERKEL

Lajme të lidhura

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja
Sport

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Para
FDA miraton Pfizer për grupmoshat 5-11 vjeç

FDA miraton Pfizer për grupmoshat 5-11 vjeç

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com