GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Merkel vazhdon të nxisë idenë e një takimi të BE-së me Putinin

21:13 - 28/06/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Merkel vazhdon të nxisë idenë e një takimi të BE-së me Putinin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të hënën Kancelarja gjermane Angela Merkel i doli sërish në mbrojtje propozimit për një takim të nivelit të lartë mes Bashkimit Evropian dhe Presidentit rus Vladimir Putin. Ajo tha se kjo do të është mënyra më e mirë për të trajtuar çështjet rajonale. Deklarata vjen disa ditë pasi udhëheqësit e tjerë evropianë refuzuan në Bruksel një propozim të saj dhe Presidentit francez Emmanuel Macron, për një samit të kësaj natyre.

Udhëheqësit e Evropës Lindore, veçanërisht ato vende që ndajnë kufirin me Rusinë, thanë se një takim i tillë do të shpërblente Vladimir Putinin për sjelljet agresive të kohëve të fundit të Rusisë, sikurse sulmet kibernetike apo dislokimin e trupave në kufirin me Ukrainën.

Megjithatë krerët e BE-se ranë dakord të përcaktojnë udhëzimet dhe kushtet për një samit të ardhshëm.

Por duke folur të hënën, gjatë një takimi virtual mes parlamenteve franceze e gjermane, zonja Merkel tha se është më mirë për udhëheqësit e Bashkimit Evropian që të flasin drejtpërdrejt me presidentin rus, sesa t’i diskutojnë problemet mes njëri-tjetrin.

“Për momentin marrëdhëniet mes Rusisë dhe Bashkimit Evropian nuk janë vërtet të mira, por edhe gjatë Luftës së Ftohtë, njerëzit bisedonin me njëri-tjetrin“, tha zonja Merkel. “Ndaj mendoj se heshtja nuk është e favorshme për zgjidhjen e problemeve“, shtoi ajo.

Kancelarja gjermane tha se diskutimet rreth mënyrës se si mund të zhvillohen takimet e ardhshme të nivelit të lartë ishin të dobishme dhe se e kishin sjellë BE-në një hap më pranë mbajtjes së një samiti me zotin Putin.

Zonja Merkel përmendi samitin mes Presidentit amerikan Joe Biden dhe atij rus Vladimir Putin në fillim të këtij muaji, duke shtuar se përballja me Rusinë mund të rezultojë në bashkëpunim për disa çështje.

Javën e kaluar zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve se “Presidenti Putin ishte dhe mbetet i interesuar për një marrëdhënie pune mes Moskës dhe Brukselit”./VOA

Lajme të lidhura

Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi
Botë

Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi

22:54 - 10/03/26
Të shtëna me armë pranë Konsullatës Amerikane në Toronto, policia bllokon rrugët
Botë

Të shtëna me armë pranë Konsullatës Amerikane në Toronto, policia bllokon rrugët

13:12 - 10/03/26
NATO neutralizon raketën balistike që ishte nisur drejt Turqisë, SHBA mbyll konsullatën
Botë

NATO neutralizon raketën balistike që ishte nisur drejt Turqisë, SHBA mbyll konsullatën

14:38 - 09/03/26
Para
Ministri Arben Vitia: Sot erdhën 81 900 doza të vaksinës Pfizer në Kosovë

Ministri Arben Vitia: Sot erdhën 81 900 doza të vaksinës Pfizer në Kosovë

TË FUNDIT

Horoskopi së enjtes, tri shenja të përgatiten për tradhti
Breaking Views

Horoskopi së enjtes, tri shenja të përgatiten për tradhti

07:35 - 12/03/26

Dashi Ju pret një ditë pozitive për ndjenjat, ku mund të merrni diçka më shumë. Mund të keni dëshirë për...

Lexo më shumë
Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG

Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG

23:25 - 11/03/26
Mesazhi i Marta Kos: Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE

Mesazhi i Marta Kos: Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE

23:00 - 11/03/26
Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

22:17 - 11/03/26
Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen

Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen

21:59 - 11/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com