GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mero Baze: Ja si Lulzim Basha gënjeu Edi Ramën, e kisha parashikuar që do ia nxinte Berishës

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Në Kuvend diskutohet buxheti, Rama dhe Basha mungojnë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetari Mero Baze në një rrëfim për emisionin “të Paekspozuarit” ka rrëfyer një detaj lidhur me Lulzim Bashën dhe Edi Ramën.

Baze tha se emrin e Bashës e ka dëgjuar nga Sali Berisha në vitin 2005, kur bisedoi me kreun e demokratëve lidhur me krijimin e KOP.

“Berisha më tha se ka 7-8 emra që do të vijnë nga Kosova dhe një prej tyre ishte Lulzim Basha. Nuk e njihja, dhe Berisha më la të kuptoja se nuk e njihte. Megjithatë ai më la një kafe me Bashën, i cili më tha se më njihte nga mediat, pastaj më tha se më kishte parë në rrugë me Lush Përpalin dhe Andi Bushatin por s’me kishte folur”, tha Baze.

Duke iu referuar marrëveshjes së 2017-ës mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, Baze tha se “ai e ka gënjyer Ramën kur i tha se nuk komunikonte me Berishën, por fliste me Oerd Bylykbashin”.

“Një gjë më ka bërë përshtypje te deal (marrëveshja) e Lulit me Edi Ramën në 2017. Fitova befas një lloj simpatie për këtë Lulin, se si guxoi të bënte pa pyetur Berishën, si hyri aty dhe bëri marrëveshje, që ishte e fortë, spse hyri në bisedime dhe doli me gjashtë ministra.

E pyeta Edi Ramën, privatisht, i thashë do të më shpjegosh vetëm një gjë, gjatë kohës që ndejtët bashkë aty brenda, ky a foli ndonjëherë me Sali Berishën? Jo tha.
Po a je sigurt, i thashë unë. Po tha, shkruante mesazhe me Oerd Bylykbashin, sepse e pyeta me kë shkruan dhe më tha me Oerdin.
Unë krijova një lloj simpatie se si e mori ky (Basha) gjithë këtë kurajo pa Berishën.

Tani mbrapa e takova Lulin dhe e pyeta, kam një pyetje që më ka ngelur merak, se jam edhe njeri që shkruaj libra, këtë historinë në 2017, lëre çfarë thonë këta jo humbe apo fitove, se ishte deal i fortë politik, si e bëre ti pa Berishën?

Jo tha, me Berishën e bëra! I thashë, po unë pyeta Ramën dhe më tha që s’ka folur me Berishën ai. E gënjeva atë tha Luli, i thashë flas me Oerdin, por me Saliun flisja…

Po pse nuk e thua këtë publikisht? Po si ta them, se është turp më tha Luli… Pra çdo gjë ia ka diktuar Berisha dhe nuk e ka rruajtur fare. Rama ishte bindur…”, tha gazetari.

Baze tha se e kishte parashikuar që Basha do ia nxinte Berishës, madje e ka thënë këtë gjë në ambiente gazetarësh.

“ Mirë ia bëri. Unë duke e njohur Bashën, u kam thënë njerëzve më të afërt të tij, që po ka njeri që do ti nxijë jetën Sali Berishës është ky dhe kam dëshmitarë për këtë. E shikoja që ishte si ata kinezët, që ta bëjnë në çaj, që ti fol fol, por unë kam punën time…”, tha Baze.

Etiketa: BASHAbazeberishaRama

Lajme të lidhura

Hetimi për KAYO-n shkon te Ministria e Mbrojtjes, SPAK sekuestron telefonin e Ardit Hysës
Aktualitet

Hetimi për grupin Çopja-Çela, SPAK sekuestron 77 milionë lekë pasuri! Tokë në Tiranë, kompani dhe 25 automjete

12:55 - 22/10/26
Protestuesi ironizon Ramën pas paralajmërimeve për masa ndëshkuese: Jam më i shqetësuar që nuk do hipi në tren!
Aktualitet

Protestuesi ironizon Ramën pas paralajmërimeve për masa ndëshkuese: Jam më i shqetësuar që nuk do hipi në tren!

12:37 - 22/10/26
Gjykata e Tiranës liron 18 të arrestuar gjatë protestave, lihen në detyrim paraqitjeje
Aktualitet

Gjykata e Tiranës liron 18 të arrestuar gjatë protestave, lihen në detyrim paraqitjeje

12:20 - 22/10/26
Para
PSG “acarohet” me Mbappe: Je i pasinqertë, rinovo para datës 31 ose…

PSG "acarohet" me Mbappe: Je i pasinqertë, rinovo para datës 31 ose...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Hetimi për KAYO-n shkon te Ministria e Mbrojtjes, SPAK sekuestron telefonin e Ardit Hysës
Aktualitet

Hetimi për grupin Çopja-Çela, SPAK sekuestron 77 milionë lekë pasuri! Tokë në Tiranë, kompani dhe 25 automjete

12:55 - 22/10/26

SPAK ka sekuestruar pasuri me vlerë totale 77 milionë lekë, të lidhura me hetimet për aktivitetin kriminal të kartelit të...

Lexo më shumë
Protestuesi ironizon Ramën pas paralajmërimeve për masa ndëshkuese: Jam më i shqetësuar që nuk do hipi në tren!

Protestuesi ironizon Ramën pas paralajmërimeve për masa ndëshkuese: Jam më i shqetësuar që nuk do hipi në tren!

12:37 - 22/10/26
Gjykata e Tiranës liron 18 të arrestuar gjatë protestave, lihen në detyrim paraqitjeje

Gjykata e Tiranës liron 18 të arrestuar gjatë protestave, lihen në detyrim paraqitjeje

12:20 - 22/10/26
Vijon protesta para Kuvendit, studentët dhe pedagogët heqin gardhin metalik dhe qëndrojnë përballë policisë

Vijon protesta para Kuvendit, studentët dhe pedagogët heqin gardhin metalik dhe qëndrojnë përballë policisë

12:09 - 22/10/26
Aksident në aksin Berat–Lushnjë! Autobusi me turistë përplaset me BMW-në, disa të plagosur

Aksident në aksin Berat–Lushnjë! Autobusi me turistë përplaset me BMW-në, disa të plagosur

11:52 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com