GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mero Baze: Partinë në Shqipëri janë banda të organizuara kontrabandistësh, politika është…

21:17 - 06/07/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Mero Baze: Partinë në Shqipëri janë banda të organizuara kontrabandistësh, politika është…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetari Mero Baze u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” se partitë politike në Shqipëri janë si banda që kanë në krye kontrabandistë.

Baze tha se zhvillimi i vetëm pozitiv ishte ai në 1999-2000, që ka të bëjë me reformimin e Partisë Socialiste, dhe gara mes Pandeli Majkos dhe Fatos Nanos.

Baze tha se Shqipëria kaloi nga një sistem diktatorial në atë pluralist, ku një parti si PPSH u copëzua, por nuk kaloi asnjëherë në demokraci.

“Nuk jemi në kushtet e një demokracie të pastër, jemi në kushtet e një pluralizmi real. Fenomeni që ka ndodhur, është që Shqipëria nuk arriti dot të kalojë nga diktatura në demokraci, por ka kaluar nga diktatura në pluralizëm, ku partia e vetme që sundoi Shqipërinë për 50 vjet, u imitua nga dhjetëra parti të tjera. Pas viti 1990 ne kemi një Parti Demokratike, që i ngjan Partisë së Punës, një Parti Socialiste që i ngjan Partisë së Punës dhe çdo parti që pjesëtohet prej tyre, deri në fraksionin më të vogël i ngjan Partisë së Punës.

Çdo parti ka shtypin e vet, ka sekretarin e parë të vet që nuk ndërrohet kurrë, ka byronë e vet që nuk ndërrohet.

Vëreni fenomenin e Partisë Demokratike, që në fakt është partia më tipikë komuniste që ka mbetur pas vitit 90’, në krizën e fundit që pësoi, në betejën mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, ne pamë që Sali Berisha u nda dhe mori pjesën e vet, Basha u nda dhe tentoi të marrë pjesën e vet. Tani u nda edhe pjesa e Lulzim Bashës. Të gjithë imitojnë të njëjtin model, thelbi i çdo partie politike, është që të gjitha partitë në Shqipëri imitojnë Partinë e Punës.

I vetmi zhvillim pozitiv ka qenë reformimi i Partisë Socialiste në fillim, deri në vitet 2000 në kohën e Fatos Nanos, që futi garën në parti, arriti të fitonte ngushtë me Pandeli Majkon në vitin 1999. Prej atëherë, është rikthyer gjendja e partive jo demokratike, të cilat nuk kanë rregulla loje, kanë një udhëheqës, kur i godet i mirë fitojën dhe kur i godet i keq humbasin.

Ndodh që edhe shiten parti, por këtu nuk dorëzohen. Këtu është një shoqëri ku askush nuk dorëzohet. Është i njëjtë kryetari i shoqatës së fermerëve të bletërritësve… Ato shoqata që janë krijuar në 90’, të njëjtët kryetar kanë. Mund të kenë vdekur por nuk ndryshon kryetari…

Ky është fenomeni më i shëmtuar, që nuk arritëm dot të krijojmë struktura demokratike, krijuam struktura pluraliste. Ekziston liria e mendimit, liria e shprehjes, ka liri të plotë për zgjedhje politike, por nuk ka funksionim demokratik asnjë institucion i krijuar. Pra, nuk kemi prodhuar dot demokraci në qelizat tona.

Politika e ka gjetur zgjidhjen që versioni më i mirë i saj është të mos garojë. Politika shqiptare urren garën, urren zgjedhjet, urrën garën brenda partisë, urren institucionet, urren kuadrin rregullator të ligjeve si qeveriset një parti. Partitë politike shqiptare janë institucionet më jo legjitime të shtetit shqiptar. Partitë politike shqiptare janë të gjitha banda të organizuara kontrabandistësh që nuk kanë asnjë rregull brenda partisë.

Humbet një garë brenda partisë, edhe pse janë shkelur statuti dhe rregullat, nuk ke ku e kërkon të drejtën. Partitë politike edhe nga pikëpamja financiare janë të paçertifikuara. Me krizën e fundit të PD, të gjithë u kujtuan që PD e kishte dorëzuar Statutin e fundit në gjykatë në vitin 2005.

Biznesi më i mirë dhe fitimprurës në Shqipëri është politika. Politika qeveris buxhetin më të rëndësishëm, buxhetin e shtetit. Shqipëria është një vend ende i varfër, jo fare fare i varfët si vendet e botës së tretë, por vend me ekonomi që ende dominohet nga paratë publike. Investitori më i madh është ende shteti, kështuqë aktorët kryesore dhe ndarësit kryesorë janë politikanët. Biznesi më i mirë në Shqipëri është politika”, tha Baze.

Etiketa: bazepartiteShqiperi

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
“Largimi nga Milani, më i vështiri”/ Tonali: Maldini për mua ishte…

“Largimi nga Milani, më i vështiri”/ Tonali: Maldini për mua ishte...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com