Një zjarr ka përfshirë mesditën e të mërkurës një apartament në një pallat në qytetin e Kamzën.
Lidhur me ngjarjen raportohet se nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Zjarri është fikur nga zjarrfikësit e Kamzës në bashkëpunim me ata të Tiranës. Shkak i zjarrit dyshohet një shkëndijë elektrike. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.
Discussion about this post