GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Merr fund makthi njëvjeçar për KF Tirana, Gjykata e Lartë anulon shitjen e klubit

10:00 - 26/03/25
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Merr fund makthi njëvjeçar për KF Tirana, Gjykata e Lartë anulon shitjen e klubit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aksionet e KF Tiranës nuk do të dalin në ankand, ndërsa Gjykata e Lartë ka pushuar veprimet përmbarimore që nxirrnin në shitje 66% të aksioneve të klubit bardheblu.

Vendimi është marrë nga gjykata më e lartë shqiptare, që me vendimin civil nr. 11217-01656-00-2017, datë 29.01.2025 të saj ka pranuar padinë e debitorit dhe ka pushuar të gjitha veprimet përmbarimore në dëm të Refik Halilit dhe KF Tiranës. Lajmi është konfirmuar nga njoftimi zyrtar i Gjykatës së Lartë dhe Qendrës Kombëtare të Biznesit, si dhe përmbaruesi.

Zyra e përmbarimit privat me përmbarues Baftjar Nelan ka dorëzuar në QKB një shkresë protokolluar nga Qendra Kombëtare e Biznesit me nr. 4684, datë 6.3.2025, ku është urdhëruar: Heqja e sekuestros të aksioneve në masën 66% që i përkasin shoqërisë “Halili” shpk, pronare e “Klub Futbollit Tirana” sha, pasi është pranuar padia e debitorit me vendimin civil të Gjykatës së Lartë Nr. 11217- 01656-00-2017, datë 29.1.2025. Kjo do të thotë se Tirana është e pastër.

SITUATA – KF Tirana tani jo vetëm aksionet e lira, por edhe llogaritë janë të liruara, ndërsa nuk ka asnjë sekuestro mbi klubin. Gjykata ka pushuar çështjen, ndërsa tani Tirana është e lirë dhe mund të marrë licencën europiane.

 

ÇËSHTJA – Një zyrë përmbarimore në prill 2024 kishte bllokuar aksionet e familjes Halili në klub për shkak detyrimesh ndaj palëve të treta dhe i kishte nxjerrë zyrtarisht në shitje ato. Asokohe, kompania në fjalë njoftoi se në shitje ishin 66% e aksioneve, me vlerë fillestare prej rreth 161 milionë lekë. Bllokimi kishte ardhur prej detyrimeve të shumta të ndryshme që kishte në vite pronari i KF Tirana ndaj palëve të treta, të cilat kishin fituar gjyqe radhazi dhe prisnin zbatimin e vendimeve. Përmbarimi kishte hapur një ankand për të shitur 66% të aksioneve të Tiranës me vlerë rreth 1.6 milionë euro për shkak të një detyrimi që shoqëria “Halili” i ka Darlin Prezës, trashëgimtar i një testamenti ligjor.

 

HISTORIA – Në prill-maj 2024 dështoi shitja e aksioneve të klubit Tirana nga një kompani përmbarimi, e cila kishte bllokuar kuotat në pronësi të Halilit “shpk”. Ashtu siç ishte lajmëruar nga kompania përmbarimore, ankandi i parë u mbyll pa fitues, sepse nuk pati asnjë ofertë. Halili “shpk”, pronari i 66% të aksioneve të KF Tiranës me president Refik Halilin, pas ankandit të parë, iu drejtua Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm të Shkallës së Parë, Tiranë me një kërkesëpadi, objekti i së cilës është pezullimi i ekzekutimit të vendimit që ka fituar familja “Preza”. Në kërkesëpadinë, paditësi pretendonte për rivlerësim të paktën të aksioneve që përmbaruesi i ka nxjerrë në shitje 1.6 milionë euro. Po kështu, Halili “shpk” kundërshtoi veprimet e përmbaruesit gjyqësor, i cili kishte nisur shitjet e aksioneve të KF Tiranës në ankand.

 

ÇËSHTJA – Borxhi që do të përmbarohej dhe që solli shitjen e mundshme të aksioneve është një detyrim që ka kompania Halili “shpk” (kompania “alfa”), në pronësi të Refik Halilit ndaj një personi, shtetasit Abedin Treza (Preza). Siç njofton Qendra Kombëtare e Biznesit, në datën 13 shtator 2019, shtetasi Abedin Treza (Preza) ka bllokuar 66 për qind të aksioneve në zotërim të Refik Halilit në KF Tirana. Sipas urdhrit të sekuestros, debitori i detyrohet kreditorit 1.5 milionë euro dhe 25 milionë lekë (të rinj), si dhe interesat për çdo ditë vonesë. Nga 11 marsi 2025 kjo sekuestro nuk është më aktive/ panoram/

Etiketa: GjykataKF Tirana

Lajme të lidhura

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!
Sport

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

12:42 - 05/12/25
Dy suprizat në Superiore: Vllaznia zhgënjen, Egnatia pëson humbje ndaj Flamurtarit
Breaking Views

Dy suprizat në Superiore: Vllaznia zhgënjen, Egnatia pëson humbje ndaj Flamurtarit

20:18 - 04/12/25
Dhuna në ndeshjen Iliria-Skënderbeu, policia: Një futbollist i plagosur, tre të proceduar
Sport

Dhuna në ndeshjen Iliria-Skënderbeu, policia: Një futbollist i plagosur, tre të proceduar

10:12 - 04/12/25
Para
Pse u divorcua nga JLo? Ben Affleck thyen heshtjen

Pse u divorcua nga JLo? Ben Affleck thyen heshtjen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali
Aktualitet

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

17:30 - 05/12/25

Karabinierët italianë kanë arrestuar një të ri shqiptar i cili po trafikonte kokainë në zonën e Breshias. Operacioni është kryer...

Lexo më shumë
U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25
Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25
GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

17:06 - 05/12/25
“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com