GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Merret në pyetje në komisariat “i forti” i Shkodrës Safet Bajri

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Merret në pyetje në komisariat “i forti” i Shkodrës Safet Bajri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shoqërohet kreu i grupit kriminal, Safet Bajri. Ai eshte ndaluar fillimisht ne Lezhe, ndersa me pas i eshte kaluar Drejtorise se Policise se Shkodres, është marrë në pyetje dhe më pas është lënë i lirë.

Safet Bajri, një figurë e njohur dhe e fuqishme nga Shkodra. Sipas informacionit të fundit, Bajri u kap teksa lëvizte me një makinë të blinduar në qytetin e Lezhës.

Një operacion i koordinuar nga forcat e rendit ka rezultuar në ndalimin e Bajrit, i cili ka tërhequr vëmendjen për statusin dhe aktivitetet e tij në zonë.

Autoritetet janë në procesin e hetimeve për të sqaruar arsyet e prangosjes dhe për të përcaktuar nëse ka ndonjë lidhje me atentatin e fundit, që ndodhi para disa ditësh në Vaun e Dejës.

Makina e blinduar

Në mars 2024, në njoftimin e lëshuar nga vetë policia e Shkodrës, thuhet se Bajri është ndaluar, i është vendosur një gjobë, si dhe i kanë sekuestruar makinën e blinduar me të cilën lëvizte, pasi nuk kishte leje të posaçme për të. Kujtojmë se Bajri u lirua nga burgu me kusht vetëm pak muaj më parë, ndonëse Belgjika e kishte dënuar me 22-vite burg për krim të organizuar, shfrytëzim prostitucioni, trafik kokaine dhe vjedhje në rrethana rënduese. Aksioni, thonë Shërbimet e Policisë, është ndërmarrë gjatë zbatimit të planit të masave për parandalimin e kriminalitetit dhe për goditjen e paligjshmërive, në qytetin e Shkodrës, shoqëruan në ambientet e DVP Shkodër, një automjet të blinduar. Më vonë autoritetet ia kthyen makinën e blinduar Safet Bajrit.

Kush është Safet Bajri?

Safet Bajri, i akuzuar si një prej krerëve të grupeve kriminale në shkodër është liruar me kusht nga burgu i Fierit në maj të vitit 2022. Vendimi u dha nga gjykata pas kërkesës së avokatëve, të cilët pretenduan se i akuzuari për disa vepra të rënda penale ka kryer pjesën më të madhe të dënimit të dhënë ndaj tij nga drejtësia belge.

Safet Bajri u arrestua në 22 shtator të 2018 bashkë me 10 persona të tjerë në kuadër të operacionit policor të koduar “Oaz”.

Personat kryesorë të kërkuar ishin Safet dhe Enver Bajri që akuzoheshin akuzoheshin për një sërë veprash penale si “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, në bashkëpunim, “Vrasje me dashje”, e kryer në bashkëpunim, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, “Organizim i llotarive të palejuara”, “Pastrim i produkteve të veprës penale” të kryer në bashkëpunim, “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie të pasurisë”, etj.

Grupi ku bënin pjesë anëtarët e familjes Bajri, akuzohej për dy vrasje, njëra në 7 shkurt 2001, ku u ekzekutua shtetasi me iniciale A.T., dhe ngjarje e datës 20 qershor 2002, ku u vra shtetasja 15-vjeçare me iniciale F.H.

Anëtarët e grupit kriminal që u arrestuan me bujë në një operacion të Forcave Speciale shqiptare, akuzoheshin edhe për kanosje ndaj disa shtetasve për të dhënë shuma të mëdha parash.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1Safet Bajri

Lajme të lidhura

Aktivisti Tepelena thirrje qytetarëve dhe kryebashkiakëve: Bashkohuni në revoltë! Jeni në kohë të shpëtoni bashkitë tuaja nga shkrirja!
Aktualitet

Aktivisti Tepelena thirrje qytetarëve dhe kryebashkiakëve: Bashkohuni në revoltë! Jeni në kohë të shpëtoni bashkitë tuaja nga shkrirja!

22:00 - 21/08/26
Vrau 20-vjeçarin portugez në Ksamil, lihet në burg Sokrat Vata
Aktualitet

Vrau 20-vjeçarin portugez në Ksamil, lihet në burg Sokrat Vata

21:45 - 21/08/26
Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Shqipëria po bën revolucion!
Aktualitet

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Shqipëria po bën revolucion!

21:37 - 21/08/26
Para
(Video) Kastriot Elezaj dhe Renato Metushi tek Trauma, familarët të shqetësuar

(Video) Kastriot Elezaj dhe Renato Metushi tek Trauma, familarët të shqetësuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aktivisti Tepelena thirrje qytetarëve dhe kryebashkiakëve: Bashkohuni në revoltë! Jeni në kohë të shpëtoni bashkitë tuaja nga shkrirja!
Aktualitet

Aktivisti Tepelena thirrje qytetarëve dhe kryebashkiakëve: Bashkohuni në revoltë! Jeni në kohë të shpëtoni bashkitë tuaja nga shkrirja!

22:00 - 21/08/26

Aktivisti Andi Tepelena iu bëri thirrje kryebashkiakëve dhe qytetarëve të bashkive që preken nga shkrirja, që të dalin në shesh...

Lexo më shumë
Vrau 20-vjeçarin portugez në Ksamil, lihet në burg Sokrat Vata

Vrau 20-vjeçarin portugez në Ksamil, lihet në burg Sokrat Vata

21:45 - 21/08/26
Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Shqipëria po bën revolucion!

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Shqipëria po bën revolucion!

21:37 - 21/08/26
“Ta tredhim pushtetin nga themelet”/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Malet po digjen! Mos vallë kjo ka të bëjë me Paketën e Maleve?!

“Ta tredhim pushtetin nga themelet”/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Malet po digjen! Mos vallë kjo ka të bëjë me Paketën e Maleve?!

21:26 - 21/08/26
“Populli besoi te premtimet tuaja, por rezultuan boshe!” – E reja letër të hapur Ramës: Pas një dekade, çfarë keni realizuar?

“Populli besoi te premtimet tuaja, por rezultuan boshe!” – E reja letër të hapur Ramës: Pas një dekade, çfarë keni realizuar?

21:15 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com