GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Merret vendimi, Gjermania do furnizojë Ukrainën me tanke leopard

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Merret vendimi, Gjermania do furnizojë Ukrainën me tanke leopard
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjermania ka vendosur t’ia dërgojë Ukrainës tanket Leopard 2, dhe do t’i lejojë edhe shtetet tjera, sikurse Polonia, të veprojnë njëjtë, ka raportuar revista gjermane, Spiegel, më 24 janar. Tanket Leopard 2 janë të prodhuara në Gjermani dhe Berlini duhet të miratojë eksportimin e tyre.

Dy zyrtarë amerikanë i kanë thënë agjencisë së lajmeve, Reuters, më 24 janar, se Shtetet e Bashkuara duket se po ashtu do të heqin dorë nga qasja refuzuese dhe do të mund të dërgojnë tanket M1 Ambras në Ukrainë. Pentagoni nuk i ka konfirmuar ende këto raportime.

Fillimisht Gjermania ka hezituar që të dërgojë tanket e veta në Kiev, apo edhe t’i lejojë shtetet tjera që kanë modelin Leopard që t’i eksportojnë ato, meqë ka qenë e shqetësuar se mund të përshkallëzohet konflikti me Rusinë.

Mirëpo, ky shtet është përballur me presion të vazhdueshëm nga Ukraina dhe disa vende të NATO-s që të lejojë eksportin e tankeve. Spiegel ka raportuar se vendet tjera, shembull ato skandinave, synojnë të ndjekin hapin e Gjermanisë dhe t’i dërgojnë Kievit tanket Leopard. Sipas saj, në periudhë afatgjatë, më shumë tanke të tilla mund të riparohen dhe të nisen për luftë.

Spiege ka cituar burimet qeveritare, mirëpo Qeveria gjermane nuk ka konfirmuar ende asgjë. Ukraina ka muaj që kërkon tanke luftarake, për të luftuar forcat ruse që e kanë nisur luftën në këtë shtet. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, beson se rreth 300 tanke Leopard do të ndihmonin në mposhtjen e Rusisë. Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

Etiketa: GjermaniaMeretvendimi

Lajme të lidhura

Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem, do rikthej përkrenaren e Skënderbeut në Krujë
Aktualitet

Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem, do rikthej përkrenaren e Skënderbeut në Krujë

15:10 - 03/10/26
Trump ironizon sërish Melonin: Mu lut të bënim foto bashkë, pranova se më erdhi keq
Botë

Trump ndryshon qëndrim ndaj Melonit: Marrëdhënia jonë është shumë e mirë, gjithmonë më ka pëlqyer

09:48 - 03/10/26
Rusia paralajmëron NATO-n: Do përdorim edhe armët bërthamore nëse izolohet Kaliningradi
Botë

Rusia paralajmëron NATO-n: Do përdorim edhe armët bërthamore nëse izolohet Kaliningradi

08:55 - 03/10/26
Para
E reja ‘DJ’ gjendet e vdekur në valixhe

E reja ‘DJ’ gjendet e vdekur në valixhe

Discussion about this post

TË FUNDIT

Studentët paralajmërojnë protestë më 13 tetor: Thirrje për bojkot të mësimit
Breaking Views

Studentët paralajmërojnë protestë më 13 tetor: Thirrje për bojkot të mësimit

22:04 - 03/10/26

Marshimi i protestës së 126-të ka vijuar përgjatë rrugës së Durrësit, ku protestuesit janë ndalur edhe pranë Ministrisë së Arsimit....

Lexo më shumë
Parullat pikante në protestën e 126: Mos shit Shqipërinë more bir qeni

Parullat pikante në protestën e 126: Mos shit Shqipërinë more bir qeni

21:49 - 03/10/26
Rama provokon protestuesit, publikon vendimin e Zvërnecit, 266 hektarë me hotele 8-kateshe

Rama provokon protestuesit, publikon vendimin e Zvërnecit, 266 hektarë me hotele 8-kateshe

21:15 - 03/10/26
Fëmijët dyshohet se u helmuan, procedohet drejtoresha e kopshtit dhe një mjeke

Fëmijët dyshohet se u helmuan, procedohet drejtoresha e kopshtit dhe një mjeke

20:43 - 03/10/26
Aktivisti i Diasporës: Të qëndrojmë të bashkuar për të rrëzuar regjimin

Aktivisti i Diasporës: Të qëndrojmë të bashkuar për të rrëzuar regjimin

20:38 - 03/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com