GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Merrnin deri 10 mijë euro duke premtuar banesa sociale, GJKKO merr vendim për 7 të pandehurit

14:27 - 29/04/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur vendimin përfundimtar për tetë të pandehur të akuzuar për “ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj personave me funksione publike” dhe vepra të tjera penale, pasi u arrestuan nën akuzën se  përmes një skeme mashtrimi premtonin dhënien e banesave sociale në Durrës.

Në përfundim të gjykimit të shkurtuar, trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Bib Ndreca, Etleva Deda dhe Erjon Çela shpalli fajtorë të gjithë të pandehurit, duke caktuar masa të ndryshme dënimi, nga burgime efektive deri në vendime me vënie në provë.

Gëzim Sylaj u shpall fajtor për disa episode të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm në bashkëpunim me të tjerë. Ai u dënua gjithsej me 3 vite e 6 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul në 2 vite e 4 muaj burg, të cilin do ta vuajë në një burg të sigurisë së zakonshme duke nisur nga arrestimi i tij më 19 nëntor 2024. Ai u dënua gjithashtu për “mbajtje pa leje të armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Edhe bashkëpunëtorët e Sylajt, përfshirë Vasil Karasaliun, Viola Memën dhe Behare Luzin, u shpallën fajtorë dhe u dënuan me dënime nga 2 deri në 3 vite burg, por për shkak të uljes së dënimit me 1/3 sipas ligjit, dënimet përfundimtare variojnë nga 1 vit e 4 muaj deri në 2 vite burg.

Viola Mema dhe Behare Luzi përfituan gjithashtu nga bashkimi i dënimeve dhe u dënuan përfundimisht me 2 vite burg secila.

Për Luzin, Gjykata urdhëroi pezullim të ekzekutimit të burgimit dhe vënien në provë për 4 vite, me detyrime për të komunikuar rregullisht me Shërbimin e Provës Durrës.

Enxhi Çelaj, e dënuar për dy episode të ndikimit të paligjshëm, u dënua përfundimisht me 1 vit e 10 muaj burg, por dënimi i saj u pezullua dhe ajo u vu në provë për një periudhë 3 vjet e 8 muaj, nën mbikëqyrjen e Shërbimit të Provës Durrës.

Gazmend Panxha u dënua me 10 muaj burg, ndërsa Sokol Sylaj me 8 muaj burg (pas uljes me 1/3), të cilat gjithashtu u pezulluan me vendim gjykate, duke u vendosur në provë përkatësisht për 20 muaj.

Etiketa: banesapandehurryshfet

Lajme të lidhura

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë
Aktualitet

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:49 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

21:15 - 20/12/25
Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama
Aktualitet

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25
Para
Duka tregon risinë e “Final 4”: Finalja do të arbitrohet nga gjyqtari i njohur, Szymon Marciniak”

Duka tregon risinë e “Final 4”: Finalja do të arbitrohet nga gjyqtari i njohur, Szymon Marciniak”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës
Sport

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës

23:18 - 20/12/25

Supersfida e sotme mes Juventus dhe Romës, e cila ishte e vlefshme për javën e 16-të të Seria A, u...

Lexo më shumë
SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

22:27 - 20/12/25
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

22:21 - 20/12/25
I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

22:12 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com