GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Merrnin miliona lekë për vende varresh, 8 në pranga, mes tyre dhe drejtori në Bashkinë e Tiranës

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Merrnin miliona lekë për vende varresh, 8 në pranga, mes tyre dhe drejtori në Bashkinë e Tiranës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dalin detajet e operacionit “Tufina” ku 8 persona ranë në prangat e policisë mes tyre dhe drejtori në Bashkinë e Tiranës, Elidor Ndini, 32 vjeç. Sipas policisë këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kundrejt shpërblimit 30 mijë deri në 50 mijë lekë të rinj kanë siguruar vendvarrime për shtetas të ndryshëm, në varrezat e Tufinës. Gjithashtu, këta shtetas mundësonin nxjerrjen e lejeve të ndërtimit për banesat e dëmtuara nga tërmeti, kundrejt pagesës 200 mijë lekë të rinj, nxjerrjen e certifikatës së pronësisë ASHK, përfitimin e certifikatave të vaksinimit kundër Covid-19, kundrejt 30 mijë lekë të rinj, si dhe përfitimin e kredisë së butë.

“Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Tufina”.

Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Vihen në pranga 8 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë.

Shpallen në kërkim 2 bashkëpunëtorët e tyre.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Tufina”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– E. N., 32 vjeç, me detyrë Drejtor i Agjencisë së Shërbimeve Funerale të Bashkisë Tiranë, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i punonjësve që ushtrojnë funksione publike”, “Ushtrimi i ndikimit i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”;

– Xh. M., 61 vjeç, me detyrë punonjës i Sektorit të Varrezave Tufinë, në Agjencinë e Shërbimeve Funerale të Bashkisë Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

– L. Sh., 63 vjeç, me detyrë punonjës i Sektorit të Varrezave Tufinë, në Agjencinë e Shërbimeve Funerale të Bashkisë Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

– G. D., 49 vjeç, me detyrë punonjës i Sektorit të Varrezave Tufinë, në Agjencinë e Shërbimeve Funerale të Bashkisë Tiranë, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;

– B. L., 66 vjeç, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”;

– A. A., 28 vjeç, për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike dhe “Korrupsioni pasiv i punonjësve që ushtrojnë funksione publike”;

– E. M., 37 vjeç, për “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsion aktiv i punonjësve që ushtrojnë funksione publike”;

– F. Gj., 24 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit R. N., 44 vjeçe dhe J. Ç., 31 vjeç, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Në vijim të veprimeve u shpallën në kërkim shtetasit Sh. N. dhe F. Gj.”-njofton policia.

Lajme të lidhura

Hipokrizia e kryeministrit! Natën i dhunon dhe i arreston, ditën i fton protestuesit për dialog
Aktualitet

Hipokrizia e kryeministrit! Natën i dhunon dhe i arreston, ditën i fton protestuesit për dialog

08:42 - 21/10/26
Të dhënat e INSTAT: Një milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë
Aktualitet

Shqipëria vazhdon të shënojë rënie, e parafundit në rajon për rritjen ekonomike

08:18 - 21/10/26
‘Më keq se në komunizëm’, gazeta e njohur holandeze: I madh e i vogël janë ngritur në protestë kundër Edi Ramës
Aktualitet

‘Më keq se në komunizëm’, gazeta e njohur holandeze: I madh e i vogël janë ngritur në protestë kundër Edi Ramës

08:05 - 21/10/26
Para
Po përgatiteni për pushime, ja 5 këshilla për të arritur nxirje perfekte

Po përgatiteni për pushime, ja 5 këshilla për të arritur nxirje perfekte

Discussion about this post

TË FUNDIT

Hipokrizia e kryeministrit! Natën i dhunon dhe i arreston, ditën i fton protestuesit për dialog
Aktualitet

Hipokrizia e kryeministrit! Natën i dhunon dhe i arreston, ditën i fton protestuesit për dialog

08:42 - 21/10/26

Pas policia e tij i dhunoi mbrëmjen e kaluar, Edi Rama sot ka rikthyer karriget para Kryeministrisë me mbishkrimin “dialog.”...

Lexo më shumë
Të dhënat e INSTAT: Një milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë

Shqipëria vazhdon të shënojë rënie, e parafundit në rajon për rritjen ekonomike

08:18 - 21/10/26
‘Më keq se në komunizëm’, gazeta e njohur holandeze: I madh e i vogël janë ngritur në protestë kundër Edi Ramës

‘Më keq se në komunizëm’, gazeta e njohur holandeze: I madh e i vogël janë ngritur në protestë kundër Edi Ramës

08:05 - 21/10/26
Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës

Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës

07:48 - 21/10/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 21 Tetor 2026

07:35 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com