GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Merrte para për një varr, prangoset funksionari publik në Durrës

09:33 - 05/04/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Merrte para për një varr, prangoset funksionari publik në Durrës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një 60-vjeçar me detyrë përgjegjës i varrezave publike në qytetin e Durrësit, është vënë në prangat e policisë për shkak se merrte para nga qytetarët në këmbim të një varri në varrezsat e vjetra të qytetit.

Në emisionin ‘Fiks Fare’, përgjegjësi i varrezave Durrës i cili prezantohet me emrin Agron, thotë se ka varre pasi janë bërë edhe zhvarrime. Pyetjes se kush i ka bërë këto zhvarrime ai i përgjigjet se njerezit kanë lëvizur në vende të ndryshme dhe kanë kërkuar që t’i marrin me vete edhe personat e humbur të familjes.

Duke rënë dakord parimisht me gazetaren e ‘Fiksit’ përgjegjësi i tregon vendin se ku mund të ruhet varri dhe sesi do procedohet. Ai i tregon se fillimisht pastrohet vendi e më pas punonjësit bëjnë kornizë betoni dhe një pllakë me një emër që e interesuara, në rastin konkret gazetarja e Fiksit , ta mbante mend. Edhe pse u pyet disa herë nga gazetarja e Fiksit se sa lekë duheshin për ta blerë këtë vend , përgjegjësi nuk dha një shifër.

Ai kërkoi 250 mijë lekë të vjetra për punonjësit që do merreshin me pastrimin dhe punimet  mbi kornizën e betonit, pagesën tjetër për të ia la në dorë  të interesuarës se sa t’i lindte asaj në zemër.

Njoftimi i policisë:

Strukturat hetimore të DVP Durrës arrestuan shtetasin A. S., 60 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës, me detyrë teknik i zbatimit të punimeve të varrezave në NSHK, bashkia Durrës, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ky shtetas është shfaqur në një video të transmetuar mbrëmjen e djeshme, gjatë emisionit investigativ “Fiks Fare”, duke biseduar me një shtetase tjetër (e infiltruar nga stafi i këtij emisioni), për sigurimin e një vendi varrimi, në varrezat e vjetra të qytetit të Durrësit, kundrejt një shume parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Policia e Durrësit falënderon mediat që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton që të bashkëpunojnë me strukturat e Policisë, për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të rasteve të paligjshmërive që ata ndeshin gjatë punës së tyre.

Etiketa: DurrësKryesore1paraVarr

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
Sherr për pronat mes vëllezërve në Lezhë, njëri plagoset

Sherr për pronat mes vëllezërve në Lezhë, njëri plagoset

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com