GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Mes debatit për migracionin, Gjermania forcon ligjet kundër azilantëve

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Mes debatit për migracionin, Gjermania forcon ligjet kundër azilantëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjermania planifikon të forcojë ligjet e imigracionit dhe të dëbojë një numër më të madh azilkërkuesish të cilëve nuk u është miratuar statusi, një kthesë e mprehtë në politikat e vendit për migrantët.

Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, zgjedhjet e ardhshme – dhe konflikti Izrael-Hamas – e kanë ashpërsuar retorikën rreth imigracionit.

Dyqind e tridhjetë mijë persona kanë kërkuar azil në Gjermani në nëntë muajt e parë të këtij viti, më shumë se gjatë gjithë vitit 2022. Qendrat për imigrantët po mbushen plot dhe autoritetet rajonale thonë se kostoja është e papërballueshme.

Kancelari Olaf Scholz shprehu shqetësimin për fluksin e imigrantëve. Në një takim me 16 guvernatorët e shteteve të vendit ai paraqiti një plan që thotë se do ta ulë numrin e imigrantëve.

“Unë besoj se ky është një moment historik. Përballë një sfide pa dyshim të madhe, me një numër shumë të madh migrantësh dhe migrim të parregullt, të gjitha nivelet e shtetit po bashkëpunojnë ngushtë, gjë që është e nevojshme. Njerëzit e presin këtë nga ne”, tha ai.

Sipas marrëveshjes, qeveria federale do t’u paguajë shteteve dhe bashkive tetë mijë dollarë për çdo refugjat nga viti i ardhshëm, si edhe do të shkurtohet ndihma financiare që u jepet azilkërkuesve. Zoti Scholz premtoi të përshpejtojë vendimet për azilin – dhe ta bëjë më të lehtë dëbimin e atyre që u refuzohet statusi i refugjatit.

Kontrollet e përkohshme në kufijtë me Poloninë, Çekinë dhe Zvicrën do të mbeten në fuqi– dhe qeveria ka premtuar dënime më të ashpra për trafikun njerëzor. Është një kthesë e fortë nga politikat e paraardhëses së zotit Scholz, Angela Merkel.

Në vitin 2015, Gjermania hapi kufijtë për më shumë se një milion refugjatë. Kancelari Scholz po vepron duke pasur parasysh zgjedhjet evropiane, të planifikuara për në qershor të vitit të ardhshëm, thotë analistja Camino Mortera-Martinez.

“Partitë kryesore të qendrës së djathtë po marrin mesazhin se duhet të jenë – ose të shfaqen – më të ashpra ndaj imigracionit, në mënyrë që të marrin votat që tani po u jepen alternativave më radikale, si Alternativa për Gjermaninë”, thotë analistja Canino Mortera-Martinez e Qendrës për Reformë Evropiane.

Ajo shton se konflikti Izrael-Hamas po nxit retorikën politike rreth imigracionit.

“Mendoj se është shumë e rrezikshme të përhapësh idenë se do të ketë një valë masive refugjatësh. Nga ky lloj debati përfitojnë populistët dhe e djathta ekstreme”, thotë analistja.

Ndërkohë, Italia – e cila pranon qindra mijëra emigrantë çdo vit – nënshkroi të hënën një marrëveshje për ndërtimin e qendrave për pritjen e migrantëve në Shqipëri. Kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni tha se ajo mund të shërbejë si një model për marrëveshjet midis Bashkimit Evropian dhe vendeve joanëtare. Kritikët thonë se plane të tilla mund të shkelin ligjin ndërkombëtar./VOA

Etiketa: azilanteGjermanialigje

Lajme të lidhura

Messi dhuron 80 mijë euro për të prekurit nga zjarret në Madrid
Botë

Messi dhuron 80 mijë euro për të prekurit nga zjarret në Madrid

15:47 - 04/08/26
Përplasen dy helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi
Botë

Përplasen dy helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi

17:37 - 02/08/26
Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë
Aktualitet

Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë

13:12 - 02/08/26
Para
PE: Kosova dhe Serbia të avancojnë në procesin e dialogut

Takimi në Bruksel, ja çfarë do diskutojnë ministrat e Jashtëm të BE-së dhe BP

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta e dytë në Klos kundër shkrirjes së bashkisë, qytetarët kritikojnë deputetin Agron Malaj që s’i mbështet
Aktualitet

Protesta e dytë në Klos kundër shkrirjes së bashkisë, qytetarët kritikojnë deputetin Agron Malaj që s’i mbështet

22:47 - 05/08/26

Qindra qytetarë u mblodhën këtë të mërkurë në qendër të Klosit në protestën e dytë kundër projektit të reformës administrativo-territoriale,...

Lexo më shumë
Flakët në Mallakastër jashtë kontrollit, situatë kritike në Riban dhe Ngraçan

Flakët në Mallakastër jashtë kontrollit, situatë kritike në Riban dhe Ngraçan

22:41 - 05/08/26
Largohet kreu i Ujësjellës Kanalizimeve Durrës, ja kush emërohet administrator i ri

Largohet kreu i Ujësjellës Kanalizimeve Durrës, ja kush emërohet administrator i ri

21:38 - 05/08/26
“Klasa politike 35-vjeçare, hajdute. Të largohet dhe fatin në dorë ta marrë rinia”/ Protestuesi: Rama diktatori i dytë pas Enver Hoxhës

“Klasa politike 35-vjeçare, hajdute. Të largohet dhe fatin në dorë ta marrë rinia”/ Protestuesi: Rama diktatori i dytë pas Enver Hoxhës

21:27 - 05/08/26
Qumështi VITA me vaj palme, ekspertët: AKU ta tërheqë përkohësisht nga tregu

Qumështi VITA me vaj palme, ekspertët: AKU ta tërheqë përkohësisht nga tregu

20:28 - 05/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com