GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mes pasigurisë politike në Prishtinë, Kurti dërgon mesazh optimizmi nga Parisi

në Aktualitet, Kosovë & Rajon, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Mes pasigurisë politike në Prishtinë, Kurti dërgon mesazh optimizmi nga Parisi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, nga Parisi ka deklaruar se Kosova ka luftuar korrupsionin dhe ka shënuar rritje të qëndrueshme ekonomike. Ai theksoi se vendi ka ndërtuar institucione demokratike të forta dhe po përgatitet për investime të mëdha zhvillimore

Në një kohë kur në Prishtinë ende nuk është formuar qeveria e re, dhe vendi përballet me pasiguri politike e buxhetore, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti përdori vizitën në Paris  për të rikujtuar, siç tha ai, arritjet e qeverisjes së tij në këto vite.

“Kosova ka luftuar korrupsionin, ka zhvilluar institucione të forta demokratike dhe ka shënuar rritje të qëndrueshme ekonomike,” u shpreh Kurti, gajtë një diskutim në Institutin francez “Jacques Delors”,  duke kujtuar se këtë verë, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore e hoqën Kosovën nga lista e vendeve të brishta.

Me tej ai përmendi edhe politikat sociale që, sipas tij, kanë përmirësuar jetesën e qytetarëve përfshirë arsimin e lartë falas, shtesat për lehona e fëmijë, si dhe rritjen e pensioneve.

Ai theksoi se Kosova po përgatitet të mirëpresë Lojërat Mesdhetare 2030, për të cilat janë planifikuar investimet më të mëdha në infrastrukturën sportive në historinë e vendit.

Gjatë diskutimit, Kurti foli edhe për rëndësinë e sigurisë dhe mbrojtjes, duke nënvizuar se buxheti për Forcën e Sigurisë së Kosovës është rritur ndjeshëm, ndërsa bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë po forcohet çdo ditë.

Në fund të fjalës së tij, Kurti tha se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj reformave demokratike dhe integrimit evropian një mesazh që vjen në një moment politik të ndjeshëm për vendin, pas dështimit të tij për të siguruar një mandat të ri qeverisës.

Lajme të lidhura

Vajza shtrihet në mes të rrugës, policia e “mbyt” me gaz lotsjellës
Aktualitet

Vajza shtrihet në mes të rrugës, policia e “mbyt” me gaz lotsjellës

17:11 - 24/10/26
Policia qëllon me plumb gome pedagogen
Aktualitet

Policia qëllon me plumb gome pedagogen

16:52 - 24/10/26
Protesta në Tiranë, Policia nis shoqërimin e disa protestuesve
Aktualitet

Protesta në Tiranë, Policia nis shoqërimin e disa protestuesve

16:30 - 24/10/26
Para
KQZ i jep mandatin e deputetit Briseida Çakërrit ne vend të Brunilda Mersinit

KQZ i jep mandatin e deputetit Briseida Çakërrit ne vend të Brunilda Mersinit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vajza shtrihet në mes të rrugës, policia e “mbyt” me gaz lotsjellës
Aktualitet

Vajza shtrihet në mes të rrugës, policia e “mbyt” me gaz lotsjellës

17:11 - 24/10/26

  Pamje të rënda vijnë nga protesta. Një vajzë është shtrirë në toDuket se ajo nuk është ndjerë mirë ose...

Lexo më shumë
Policia qëllon me plumb gome pedagogen

Policia qëllon me plumb gome pedagogen

16:52 - 24/10/26
Protesta në Tiranë, Policia nis shoqërimin e disa protestuesve

Protesta në Tiranë, Policia nis shoqërimin e disa protestuesve

16:30 - 24/10/26
Mbi 6 mijë forca policie në protestë! Efektivët qëllojnë me gaz lotsjellës dhe bomba shurdhuese

Mbi 6 mijë forca policie në protestë! Efektivët qëllojnë me gaz lotsjellës dhe bomba shurdhuese

16:15 - 24/10/26
Të rinjtë djegin kazanët e mbeturinave dhe bllokojnë rrugën ‘Myslym Shyri’

Të rinjtë djegin kazanët e mbeturinave dhe bllokojnë rrugën ‘Myslym Shyri’

15:56 - 24/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com