GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Mesazh i papritur nga ministri i jashtëm rus: Ne nuk duam të rrëzojmë Zelensky-n…

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ukraina paraqet projekt-marrëveshjen me Rusinë, Lavrov nuk bie dakord
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka deklaruar se qëllimi i Rusisë nuk është rrëzimi i Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky. Ai tha Moska kërkon që Ukraina të ndalojë armiqësitë dhe të lërë civilët të shkojnë.

“Ne nuk duam të rrëzojmë Zelensky. Ne nuk synojmë ndryshimin e regjimit në Kiev, ky është një specialitet amerikan. Ne as nuk kërkojmë që ai të dorëzohet. Ajo që ne kërkojmë është që ai të ndalojë armiqësitë dhe të lërë civilët të shkojnë. Ukraina nuk ka më kërcënime për Rusinë”, tha ai.

Lavrov gjithashtu tha gjatë mbrëmjes së sotme në Televizionin iltalian “Rete 4”  se antisemitët më të mëdhenj janë hebrenjtë dhe sipas tij dhe vetë Hitleri ishte hebre duke lënë të kuptohej në këtë formë se po i referohej Presidentit ukrainas Zelensky.

“Zelensky? Antisemitët më të mëdhenj janë hebrenjtë, madje Hitleri kishte origjinë hebreje. Nazifikimi ekziston në Ukrainë.”, tha Lavrov.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka thënë se krimet në qytetin Bucha janë të rreme dhe se kur ushtria ruse u largua nga qyteti, kishte një jetë normale.

“E vërteta është vetëm një, më 30 mars, ushtria u largua nga Bucha, Kryebashkiaku shpalli fitoren dhe qyteti ishte kthyer në një jetë normale. Pastaj pas tre ditësh filluan t’i tregojnë këta të vdekur, evidente se është false”, tha Lavrov gjatë një interviste për televizionin Rete 4.

Komandanti i Mariupolit: Nuk do të dorëzohemi, në fabrikë ka ende të plagosur në gjendje të rëndë, ka mungesë ushqimi dhe ujiPavarësisht lajmeve se 100 civilë u larguan nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupolin e shkatërruar nga lufta drejt territorit të kontrolluar nga ukrainasit, një nga komandantët atje tha kanë mbetur shumë të plagosur.

“Ka ende të plagosur edhe në uzinë. Ata nuk janë evakuuar ende, por shpresojmë se do të largohen nga këtu. Gjendja e tyre është e rëndë, kanë nevojë për trajtim të duhur mjekësor, ushqim të duhur për t’u rikuperuar,” tha Komandanti Svyatoslav Palamar njëkohësisht dhe Zëvendës Komandant i Regjimentit Azov për BBC-në.

Ai shtoi gjithashtu se përveç shpresës që civilët e mbetur të evakuohen trupat ukrainase janë të gatshëm të luftojnë dhe nuk synojnë të dorëzohen.

Ai tha se shpresonte që zyrtarët ukrainas dhe udhëheqësit e vendeve të tjera do të bënin gjithçka të mundshme për të evakuuar garnizonin nga Mariupol.

 

Etiketa: RusiUkraine

Lajme të lidhura

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën

12:00 - 13/10/26
Para
Sheshi Skënderbej mbushet plotë, besimtarët mysliman festojnë Fitër Bajramin

Sheshi Skënderbej mbushet plotë, besimtarët mysliman festojnë Fitër Bajramin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve
Aktualitet

Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

18:09 - 21/10/26

Autoritetet spanjolle kanë sekuestruar rreth 2,100 kilogramë kokainë në një varkë me vela, rreth 400 milje larg brigjeve të Galicisë....

Lexo më shumë
Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

17:42 - 21/10/26
Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve: Ftesa e Ramës për dialog është kurth për studentët

Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve: Ftesa e Ramës për dialog është kurth për studentët

17:16 - 21/10/26
E dënuar me 4 vite burg, Gjykata e Tiranës pranon kërkesën për ekstradimin e Julide Yazici drejt Turqisë

E dënuar me 4 vite burg, Gjykata e Tiranës pranon kërkesën për ekstradimin e Julide Yazici drejt Turqisë

16:53 - 21/10/26
“Shteti i së drejtës në nivelin më të ulët në 10 vjet”/ Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço: Revolta e qytetarëve nuk erdhi nga hiçi!

“Shteti i së drejtës në nivelin më të ulët në 10 vjet”/ Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço: Revolta e qytetarëve nuk erdhi nga hiçi!

16:29 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com