GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mesazh për Veliajn? Rama: Do ti lëshoj të gjithë ata që kapen në korrupsion

11:07 - 07/05/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Pas kërcënimit, Veliaj i lëpihet Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë një takimi me grupin parlamentar dhe kabinetin qeveritar, kryeministri Edi Rama sulmoi qeverinë Berisha të më shumë se një dekadë më parë, për të përcjellë mesazhin se shumë aspekte janë përmirësuar që prej asaj kohe.

Këtu ai përmendi, sigurinë, arsimin, lirinë e protestave, drejtësinë apo korrupsionin, edhe pse më vonë gjatë fjalës së tij pranoi se “korrupsioni nuk është zmbrapsur aty ku s’mund të jetë më një kërcenim i vazhdueshëm për Shqipërinë”.

Fjalimi e vijoi duke përsëritur pretendimin e shumëpërdorur që mund të përmblidhet në fjalinë “kemi bërë shumë, kemi akoma shumë për të bërë, por më të mirë se ne s’ka”.

Një pjesë të konsiderueshme të ligjërimit e zuri paralajmërimi për ministrat, deputetet, kryebashkiakët apo zyrtarët e PS, për të cilët u shpreh se “do ti lëshojë” nëse zbulohet se janë të përfshirë në korrupsion.

“Kush flirton me atë armik (korrupsionin) nuk ka asnjë punë me ne. Ashtu si është zgjedhur në krye të një bashkie nëse fut duart në arkën e shtetit dhe xhepat e këtij populli, nuk është ne dhe nuk mund të kërkojnë asgjë tjetër veçse përbuzje. E thënë ndryshe çdo anëtar i kësaj familje politike që bën korrupsion është një tradhtar i dyfishtë, jo vetëm i popullit shqiptar por edhe i PS”, tha Rama.

“Unë nuk lëshoj vetëm djalin e vogël kur do të hidhet nga ndonjë shkëmb, por nuk mund të mbaj asnjë burrë me para të vjedhura më karrige kur i vjen ora të thirret… Nëse s’ke bërë gjë s’ke nevojë të mbajë as unë as PS, të mban e vërteta, ndaj lufto për të vërtetën tënde”, theksoi.

“Pastaj kur thonë Rama e ka kështu se i përdor dhe i hedh si limona të shtrydhur që nuk i duhen më e ka shumë gabim. Kush e ushqen me korrupsion krimbin e dëshirës për vetëpastrim nuk është një limon i shtrydhur që e hedh unë, por një mollë e kalbur që bie vetë”, shtoi ai, ndërsa më tej gjatë ligjërimit, tha se nuk mund të jetë në dijeni të të gjitha rasteve të korrupsionit të tijëve. Kreu i qeverisë shprehu qëndrimin se është “absurde” që ai të mbajë përgjegjësi morale për anëtarët e qeverisë së tij apo zyrtarë të tjerë të lartë socialistë që kapen në afera.

Pjesë të fjalës së tij, Rama kishte sërish edhe sulmet ndaj medias, teksa raportet e institucioneve prestigjioze po regjistrojnë një rënie të lirisë së mediave në vend.

Ai përsëriti edhe premtimin për tendera me inteligjencë artificiale, një nismë që shihet me skepticizëm nga ekspertët e fushës.

Rama sulmoi dhe Prokurorinë e Tiranës, teksa foli për dosje të evazionit fiskal, që sipas tij, “flenë” aty.

“SPAK dhe prokuroria e Tiranës janë në një distancë fizike më pas se 1 km. Në SPAK kërkohet llogari edhe për një punonjëse të thjeshtë, në prokurorinë e Tiranë mbrohet evazioni fiskal. Janë 80 raste që flenë prej vitesh në prokurorinë e Tiranës për evazion fiskal. Në ato raste ka dhe edhe nga ata që ndryshe quhen oligarkë. Bëhet fjalë për qindra miliona euro, të shmangura nga detyrimet tatimor. Ajo është distanca, më pak se 1 km. Tjetër drejtësi atje tjetër aty. Nuk ka forcë mal me dosje nuk ka lumë me shifra që e tund evazionin fiskal që e ka bërë strehë Prokurorinë e Tiranës”, tha Rama.

Deklaratat për korrupsionin – Mesazh për Veliajn?

Mbledhja e thirrur nga Rama dhe mesazhet se do të lëshojë të korruptuarit në gjirin e PS-së jepen në ditën kur protestohet për dorëheqjen dhe arrestimin e Veliajt lidhur me aferën “5D” dhe atë të inceneratorit të Tiranës.

Në një pjesë të hapësirës mediatike, mesazhet e Ramës shihen si një paralajmërim për kryebashkiakun e kryeqytetit Erion Veliaj, i thirrur në SPAK të martën e kaluar si për tu pyetur si person në dijeni për procedimin penal të djegësit e Tiranës.

Etiketa: Edi RamaErion VeliajKryesore1

Lajme të lidhura

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm
Editorial

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë
Aktualitet

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:49 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

21:15 - 20/12/25
Para
Tragjedia e vetëmbytjes së nënës më tre fëmijët, sot jepet masa e sigurisë për Erdgys Arrazin

Tragjedia e vetëmbytjes së nënës më tre fëmijët, sot jepet masa e sigurisë për Erdgys Arrazin

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm
Editorial

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25

Mirë se vini në Shqipërinë ku drejtësia ecën me dosje, ndërsa pushteti vallëzon me këngëtarë të njohur e DJ. Ndërsa...

Lexo më shumë
Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

22:27 - 20/12/25
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

22:21 - 20/12/25
I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

22:12 - 20/12/25
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!

Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale

22:04 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com