GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mesazhet/ Si Lul Morina i dha 25 mijë euro personazhit anonim në emër të Behgjet Pacollit

15:38 - 03/04/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Mesazhet/ Si Lul Morina i dha 25 mijë euro personazhit anonim në emër të Behgjet Pacollit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një vend me nivel të lartë korrupsioni si Shqipëria, biznesmenët vazhdojnë të mashtrohen, duke u dhënë mijëra euro personazheve anonim në emër të politikanëve apo zyrtarëve të lartë.

I fundit që ka rënë pre e mashtrimit ka qenë biznesmeni Julian Morina, i njohur ndryshe si Lul Morina. Ai njihet për afërsinë me politikanët e lartë të PS-së, teksa është nën hetim për ndërtim pa leje në Tiranë, si dhe ka dëshmuar në SPAK për disa transaksione bankare me vlerë mbi 100 mijë euro, transferta këto që janë kryer gjatë vitit 2016-2017 tek llogaria e Fatlinda Tahirit, bashkëshortja e ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Saimir Tahiri.

Gjithsesi, mashtruesit për ta futur në “grackë” Lul Morinën nuk kanë përdorur emrin e një politikani të Shqipërisë, por të ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacollit.

Ka mjaftuar vetëm një emër kontakti “Behgjet Pacolli” në Whats App dhe bashkangjitur foton e Behgjet Pacollit që mashtruesit t’i merrnin Lul Morinës 25 mijë euro.

Behgjet Pacolli dhe Lul Morina

“Albania Post” ka publikuar me “screenshot” mesazhet e shkëmbyera mes Julian (Lul) Morinës dhe mashtruesit, ku vihet re se mashtruesi i ka kërkuar biznesmenit në emër të Behgjet Pacollit disa mijëra euro, të cilat pretendoheshin se do të shkonin për Iftar. Ai ka arritur, që përmes skemës së mashtrimit, t’i marrë Lul Morinës njëherë 12 mijë euro, ndërsa herën e dytë 13 mijë euro të tjera.

Gjithashtu, është publikuar edhe një foto, e filmuar nga kamerat e sigurisë, ku shihet një person, i cili hyn i shkujdesur në ambientet e hotelit “Radisson Collection” të Lul Morinës në Tiranë. Ai ka vendosur një kapele në përpjekje për të mbuluar portretin e tij, teksa ka arritur t’i marrë 25 mijë euro biznesmenit.

Sipas medias në fjalë, i njëjti grup, me të njëjtën skemë mashtrimi, kanë tentuar t’i marrin lekë edhe biznesmenit Gaz Demit, presidentit të klubit “Partizani”, por nuk kanë arritur dot, pasi janë pikasur dhe janë vënë nën hetim nga autoritetet.

Autoritetet dyshojnë se mbrapa kësaj skeme mashtrimi qëndron një grup i struktuar, për të cilin kanë nisur edhe hetimet e imtësishme dhe detaje të tjera priten në vijim.

Lidhur me rastin në fjalë, reagoi edhe Behgjet Pacolli, ku pretendonte se në emër të tij, biznesmenëve u ishin kërkuar edhe shuma të mëdha deri në 95 mijë euro.

Kujtojmë se në Shqipëri, janë regjistruar dhe me dhjetra raste të tjera, ku biznesmenët kanë rënë pre e mashtrimit, duke u dhënë personazheve anonimë me dhjetra mijëra euro në emër të zyrtarëve të lartë si Edi Rama, Taulant Balla, Erion Veliaj, Ermal Dredha e Rakip Suli si dhe disa ministrave të tjerë. Mbrapa kësaj skeme dyshohet se qëndron Florian Gjergji, i shpallur prej vitesh në kërkim.

/Albanian Post/

Etiketa: Behgjet PacolliLul Morinamastrim

Lajme të lidhura

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen
Aktualitet

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

19:39 - 19/12/25
Përmbytjet të mëdha në Dubai dhe Abu Dhabi
Aktualitet

Përmbytjet të mëdha në Dubai dhe Abu Dhabi

17:59 - 19/12/25
Vidhen të dhënat e qeverisë britanike në një sulm kibernetik
Aktualitet

Vidhen të dhënat e qeverisë britanike në një sulm kibernetik

17:45 - 19/12/25
Para
Përvjetori i Reformës në Drejtësi/ Ambasada Amerikane: Do të vazhdojmë të mbështetjen

“Paqja nuk vjen falas”, ambasada e SHBA-ve në Tiranë: Aleatët e NATO-s duhet të investojnë në sigurinë e tyre

Discussion about this post

TË FUNDIT

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës
Breaking Views

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

20:49 - 19/12/25

Pasditen e sotme u zhvilluan dy ndeshjet e para të vlefshme për javën e 17-të të Abissnet Superiores. Në dy...

Lexo më shumë
Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

20:40 - 19/12/25
SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

20:06 - 19/12/25
Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

19:39 - 19/12/25
Rama dhe Balluku i japin tokë në Finiq oligarkut Bashkim Ulaj për 49 vjet për park fotovoltaik

Rama dhe Balluku i japin tokë në Finiq oligarkut Bashkim Ulaj për 49 vjet për park fotovoltaik

19:27 - 19/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com