Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka falënderuar qytetarët që i kanë qëndruar pranë dhe e kanë mbështetur gjatë procesit gjyqësor në Hagë. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ai ka shprehur mirënjohjen për solidaritetin e treguar, duke theksuar bindjen se në përfundim të këtij procesi do të dalë i pastër nga akuzat.
Në mesazhin e tij, Thaçi u është drejtuar mbështetësve me mirënjohje, duke shprehur dëshirën për t’i takuar dhe përqafuar personalisht të gjithë ata që kanë qenë pranë tij gjatë kësaj periudhe. Ai ka theksuar se këtë rrugëtim po e përballon me mbështetjen e tyre.
“Dua t’ju shtrëngoj dorën secilit nga ju, t’ju përqafoj të gjithëve dhe t’ju siguroj se do të dalë me çdo qelizë time të pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi, që vazhdon me ju dhe për ju!”, ka shkruar Thaçi.
Thaçi ndodhet në Hagë së bashku me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, në kuadër të procesit gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës. Sipas vendimit të shkallës së parë, katër ish-krerët e UÇK-së janë dënuar me gjithsej 81 vite burg, ndërsa mbrojtjet kanë paralajmëruar ankesa.









Discussion about this post