GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mesazhi i Papa Françeskut për Krishtlindje: Hiqni dorë nga polarizimi, zgjidhni dialogun për të shëruar botën e përçarë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Mesazhi i Papa Françeskut për Krishtlindje: Hiqni dorë nga polarizimi, zgjidhni dialogun për të shëruar botën e përçarë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në mesazhin e tij për Krishtlindjen, Papa Françesku kritikoi polarizimin në rritje në marrëdhëniet personale dhe ndërkombëtare, duke thënë se vetëm dialogu mund të zgjidhë konfliktet në familje apo deri dhe kërcënimet për luftë. Ai e mbajti fjalimin e tij përpara një numri të reduktuar njerëzish, për shkak të masave kundër COVID-it dhe për shkak të motit me reshje.

Në mesazhin e tij “Urbi et Orbi” (për qytetin dhe botën), ai u bëri thirrje individëve dhe udhëheqësve botërorë të bisedojnë me njëri-tjetrin në vend që të ngurtësojnë pozicionet e tyre, një distancë që ai tha se është përkeqësuar nga pandemia COVID-19.

“Po sprovohet së tepërmi kapaciteti ynë për marrëdhënie shoqërore; ka një tendencë në rritje për t’u tërhequr, për t’i bërë të gjitha vetë, për të mos bërë përpjekje për t’u takuar me të tjerët dhe për t’i bërë gjërat së bashku”, tha Papa Françesku nga ballkoni qendror i Bazilikës së Shën Pjetrit.

Papa Françesku, i cili mbushi 85 vjeç javën e kaluar, renditi konfliktet, tensionet dhe krizat nëpër botë. Papa i kërkoi Zotit që “të parandalojë shpërthimet e reja të një konflikti të gjatë” në Ukrainë, e cila ka akuzuar Rusinë për grumbullimin e dhjetëra mijëra trupave në përgatitje për një ofensivë të mundshme ushtarake.

“Edhe në nivel ndërkombëtar, ekziston rreziku i shmangies së dialogut, rreziku që kjo krizë komplekse do të çojë në marrjen e rrugëve të shkurtra në vend që të vendoset në shtigjet më të gjata të dialogut. Megjithatë, vetëm ato mund të çojnë në zgjidhjen e konflikteve dhe në përfitime të qëndrueshme për të gjithë… Ne vazhdojmë të jemi dëshmitarë të një numri të madh konfliktesh, krizash dhe mosmarrëveshjesh”, tha ai.

Duke folur përpara një grumbulli të vogël njerëzish të reduktuar nga kufizimet e COVID-19 dhe nga moti jo i mirë, Papa bëri thirrje për më shumë vëmendje ndaj njëri-tjetrit megjithë këto konflikte dhe mosmarrëveshje.

“Këto duket se nuk mbarojnë kurrë; tani mezi i vëmë re. Jemi mësuar aq shumë me to, sa tragjeditë e mëdha tashmë po kalojnë në heshtje; rrezikojmë të mos dëgjojmë britmat e dhimbjes dhe ankthit të kaq shumë vëllezërve dhe motrave tona”, tha ai.

Ai iu lut Zotit që t’u “dhurojë qetësi dhe unitet familjeve”, duke lavdëruar përpjekjet për t’i mbajtur ato dhe komunitetet së bashku në kohëra të tilla përçarëse. Ai e përdori fjalën “dialog” 11 herë në një fjalim prej pak më shumë se dy faqesh, ndërsa fliste përpara njerëzve që qëndronin nën tenda dhe çadra shiu./ VOA.

Etiketa: botaDialoguKrishtlindjemesazhiPapa Franceskupolarizimi

Lajme të lidhura

Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi
Aktualitet

Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi

14:26 - 17/07/26
Banda shqiptare fitoi mbi 7 mln euro me plantacione droge, Prokuroria belge: Të konfiskohet shuma
Aktualitet

Banda shqiptare fitoi mbi 7 mln euro me plantacione droge, Prokuroria belge: Të konfiskohet shuma

14:06 - 17/07/26
Media gjermane: Në kulmin e protestave, Rama jep 4 mln euro për këngëtarin që lavdëron Hitlerin
Aktualitet

Gazeta zvicerane: Nuk ndalet zemërimi kundër Ramës, koncerti i Kanye West i kthehet në katastrofë politike

13:27 - 17/07/26
Para
Mbi 40% e mediave afgane janë mbyllur që nga rikthimi i talebanëve

Mbi 40% e mediave afgane janë mbyllur që nga rikthimi i talebanëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në New York para finales, retë e tymit mbulojnë qytetin pas zjarreve masive në Kanada
Botë

Alarm në New York para finales, retë e tymit mbulojnë qytetin pas zjarreve masive në Kanada

15:29 - 17/07/26

Reshjet e shiut të parashikuara për ditën e shtunë në zonën e New Yorkut konsiderohen si aleati kryesor për të...

Lexo më shumë
Pakistani rishqyrton rolin e ndërmjetësit ndërsa konflikti SHBA-Iran zgjerohet

Pakistani rishqyrton rolin e ndërmjetësit ndërsa konflikti SHBA-Iran zgjerohet

15:07 - 17/07/26
FIFA nis hetimin për pankartën politike të Argjentinës pas ndeshjes me Anglinë

FIFA nis hetimin për pankartën politike të Argjentinës pas ndeshjes me Anglinë

14:49 - 17/07/26
Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi

Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi

14:26 - 17/07/26
Banda shqiptare fitoi mbi 7 mln euro me plantacione droge, Prokuroria belge: Të konfiskohet shuma

Banda shqiptare fitoi mbi 7 mln euro me plantacione droge, Prokuroria belge: Të konfiskohet shuma

14:06 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com