Kristjan Asllani pritet të jetë në stol ndaj Fenerbahçes. Trajneri Sergen Jalçin do të befasonte kështu mesfushorin shqiptar, pikërisht para ndeshjes më të rëndësishme. Për sfidën e së dielës, më 5 prill, projektohet ky ndryshim në mesfushën e Beshiktashit.
Asllani kishte fituar vendin e titullarit të padiskutueshëm te Beshiktashi. Po ashtu rezultatet pozitive nuk kanë munguar, ndërsa në rast fitoreje ndaj Fenerbahçes mund të ëndërrohet vendi i dytë.
Po ashtu gjatë kësaj kohe është treguar se Beshiktashi pret ulje nga Interi, për të blerë kartonin e Asllanit. Nëse ky i fundit qëndron në stol ndaj Fenerbahçes, atëherë skenare të tjera dalin në horizont.
gijotina.com/










Discussion about this post