GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Mesfushori moldav: Nuk duhet të biem pre e presionit, shpresojmë…

në Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Mesfushori moldav: Nuk duhet të biem pre e presionit, shpresojmë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mesfushori i kombëtares së Moldavisë, Vadim Rata, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve gjatë një konference për shtyp në prag të ndeshjes kundër Shqipërisë. Sipas tij, nëse mendojë shumë për shanset për t’u kualifikuar, atëherë në fund gjithçka mund të shkojë në krah të kundërt.

“Ne jemi në pritje të tifozëve tanë në këtë ndeshje, sepse në ndeshjen tonë të parë me Shqipërinë, besoj se tifozët e tyre ndikuan drejtpërdrejt në rezultatin përfundimtar. Falë tifozëve të tyre, ata më vonë mundën Poloninë dhe Republikën Çeke në fushën e tyre. Kështu që për ndeshjen e nesërme do të jetë shumë e rëndësishme për ne që të kemi lojtarin tonë të 12-të me vete. Kjo është e gjitha, ejani në stadium dhe bëni tifo për ne”. Kjo ishte thirrja e Vadim Ratas për tifozët moldavë në prag të sfidës me Shqipërinë.

– A është ndeshja e nesërme me Shqipërinë më e rëndësishmja për ju? Duke marrë parasysh se çfarë mund të na sjellë fitorja.

Po, nëse e shikoni në këtë mënyrë, kjo ndeshje është shumë e rëndësishme. Por, unë nuk dua ta mbështes këtë presion mbi ekipin, duke përfshirë nga ju dhe nga shumë njerëz në vend. Unë i kuptoj, sepse nuk kemi pasur një mundësi të tillë në histori. Por, ne duam vetëm të dalim në fushë, të japim maksimumin, të tregojmë lojën tonë dhe të fitojmë të gjitha betejat. Shpresojmë të arrijmë një rezultat të mirë. Shqipëria duket se është kundërshtari më i fortë në grupin tonë, e kemi ndjerë tashmë në fushë. Gjithçka që kërkohet nga ne është të dalim në fushë dhe të tregojmë se çfarë jemi të aftë. Pas kësaj do të shohim se ku do të përfundojmë.

– Ky presion që përmendët, e pengon ekipin?

Po, ky është thjesht presion futbolli. Kjo ndodh kur mendoni shumë për rezultatin dhe çfarë mund të dalë prej tij në fund. Nëse mendoni shumë për shanset për t’u kualifikuar, atëherë në fund gjithçka mund të dalë krejt e kundërta. Si rregull, një person nën presion nuk tregon rezultatet e tij më të mira kur bëhet fjalë për futbollin.

– Nëse nesër lind nevoja papritur për të ekzekutuar një penallti, do ta merrni përsipër, duke pasur parasysh eksperiencën tuaj të fundit në Voluntar?

Unë do t’ju përgjigjem kështu: Dashtë Zoti, do të kemi një nevojë të tillë. Ne kemi shumë djem në ekipin tonë që janë gjuajtës të mirë të penalltive. Personalisht, nuk futem as në këtë listë që trajneri na bën para ndeshjes. Janë edhe dy-tre interpretues të tjerë përpara meje në listë, kështu që është mirë (buzëqesh).

 

Etiketa: mesfushormoldav

Lajme të lidhura

Patosi përsëri në protestë kundër hartës së re territoriale, banorët: Mos e shkrini bashkinë me Fierin
Aktualitet

Patosi përsëri në protestë kundër hartës së re territoriale, banorët: Mos e shkrini bashkinë me Fierin

12:06 - 19/08/26
Vrasja e 20-vjeçarit portugez në Ksamil, pezullohen nga detyra dy punonjës policie
Uncategorized

Vrasja e 20-vjeçarit portugez në Ksamil, pezullohen nga detyra dy punonjës policie

11:02 - 19/08/26
Revoltë në bastionin socialist, Poliçani djeg teserat e PS-së: Harram i paçi votat
Aktualitet

Revoltë në bastionin socialist, Poliçani djeg teserat e PS-së: Harram i paçi votat

22:21 - 30/07/26
Para
Projektligji i Bashës: Vetingu i politikanëve të bëhet nga Inspektoriati i Pasurisë

Projektligji i Bashës: Vetingu i politikanëve të bëhet nga Inspektoriati i Pasurisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti
Aktualitet

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti

22:08 - 20/08/26

Qytetarët protestojnë për të 82-ën ditë radhazi, kundër qeverisë dhe klasës politike. Shqiptarët shprehen njëzëri se kërkesa për dorëheqjen e...

Lexo më shumë
S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

22:05 - 20/08/26
Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

21:36 - 20/08/26
“Sistem arsimor aspak i drejtë dhe me shumë probleme”, i riu në protestë: Nepotizëm dhe mashtrim, të mos i lëmë shkollat në këtë gjendje!

“Sistem arsimor aspak i drejtë dhe me shumë probleme”, i riu në protestë: Nepotizëm dhe mashtrim, të mos i lëmë shkollat në këtë gjendje!

21:31 - 20/08/26
Aktivisti Arben Kola: Patronazhistët hedhin valle me propagandë, Ramoviçi kërkon të zhbëjë protestën!

Aktivisti Arben Kola: Patronazhistët hedhin valle me propagandë, Ramoviçi kërkon të zhbëjë protestën!

21:22 - 20/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com