GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Mesiç: Agresioni në Banjskë ishte përgatitur për të nxitur luftë

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Mesiç: Agresioni në Banjskë ishte përgatitur për të nxitur luftë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-presidenti kroat, Stipe Mesiç deklaron se agresioni serb në Banjskë të Zveçanit ishte përgatitur dhe pjesë e saj ishin edhe disa institucione serbe. Nga këto të fundit, ai shton se grupi terrorist u pajis për provokimin e luftës.

Në intervistë ai kritikon Bashkimin Evropian për qasjen dhe qëndrimet pas 24 shtatorit. Njeriu që udhëhoqi Kroacinë për një dekadë si president vlerëson pozitivisht veprimet e ndërmarra nga institucionet kosovare dhe shton se kjo situatë do të prodhonte edhe më shumë viktima.

Ish-presidenti i Kroacisë thotë se Kosova është shtet dhe këtë fakt duhet ta kuptojnë të gjithë.

“Mendoj se gjithë bota duhet ta kuptojnë se Kosova është fakt, se Kosova është shtet dhe se të gjitha shtetet kanë të njëjtat të drejta dhe të njëjtat marrëdhënie me Kosovën, ndaj duhet njohur një fakt, atë që në Serbi ende nuk e njohin Kosovën, ky është një problem që ia ka vënë vetes udhëheqja e Serbisë. Prandaj, Serbia nuk ka pse ta njohë Kosovën, e gjithë bota do ta njohë Kosovën, por Serbia nuk ka nevojë, por duhet të lejojë lëvizjen e njerëzve, lëvizjen e kapitalit, lëvizjen e ideve, kështu që duhet të lejojë komunikimin me botën”, deklaron ai.

Pas agresionit serb në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, Mesiç konsideron se Kosova duhet të vazhdojë dialogun.

“Po, sigurisht, Kosova gjithmonë ka treguar interes që çdo gjë të zgjidhet në mënyrë paqësore, në mënyrë diplomatike dhe në këtë kuptim, mendoj se Kosova do të vazhdojë të ketë të njëjtat pikëpamje, kështu që Qeveria e Kosovës, ata që udhëheqin në Kosovë, ata udhëheqin një politikë evropiane dhe në këtë kuptim duhet edhe në Serbi t’i kuptojnë faktet dhe të vendosin sipas atyre fakteve”, shton ai.

Politikani kroat tregon se javën e shkuar në Zagreb është takuar me kryetaren e shtetit, Vjosa Osmani, ku thekson se e njëjta ka qasje realiste ndaj politikës evropiane.

Të njëjtat vlerësime nuk ka edhe për vendet e bllokut, ku thekson se lidershipi i Bashkimit Evropian po gabon.

“Unë besoj se nuk e udhëheq politikën evropiane, Bashkimi Evropian nuk e udhëheq sa duhet politikën evropiane. Ajo i kushton më shumë rëndësi asaj se çfarë do të thotë Amerika dhe jo asaj që është në interes të Evropës dhe në këtë kuptim mendoj se lidershipi i Bashkimit Evropian është duke gabuar sepse Evropa duhet të udhëheqë politikën, politikën evropiane, Bashkimi Evropian duhet të udhëheqë politikën evropiane”, deklaron Mesiq për KosovaPress.

Mesiç komenton agresionin e grupit terrorist serb në Banjskë të Zveçanit, ku thotë se ishte përgatitur dhe kanë gisht edhe disa institucione.

“Pra, kur një ditë të analizohet, dhe ka arsye për të folur për të, nuk ishte ekses, kjo ishte përgatitur dhe në këtë kanë marrë pjesë disa institucione, të cilat mund të sjellin njerëz të armatosur me pajisje, domethënë pajisje për luftë, bomba, me mitraloza të rëndë, automjete të blinduara, kështu që gjithçka ishte përgatitur për një provokim të madh për të ngritur njerëzit nga rrethina, që ata të reagojnë dhe pastaj Serbia të shfaqet si ajo që do të zgjidhë gjërat, dhe në fakt është politika serbe e cila dëshiron të integrojë një pjesë të Kosovës në territorin e saj”

Ish-presidenti kroat i cilëson pozitivisht veprimet e ndërmarra nga institucionet e Kosovës.

“Në këtë mund të thuhet situatë të vështirë, në një provokim të vështirë, si qeveria ashtu edhe presidentja i saj kanë marrë të gjitha masat e nevojshme. Në veprimet e tyre, institucionet e Kosovës vepruan sipas standardeve evropiane dhe i përgëzoj që nuk lejuan që kjo sfidë të shkaktojë viktima më të mëdha… Serbia ka marrë shumë masa që bota mund t’i kritikojë, përkatësisht në Serbi nderohen ata terroristë që sulmuan institucionet e Kosovës, të cilët sulmuan Kosovën. Pra, ata vdiqën në një sulm terrorist dhe Serbia i nderon si viktima të politikës shqiptare, kështu që ata bënë gjithçka për të bërë gjënë e gabuar”, përfundon Mesiç.

Në orët e para të mëngjesit të 24 shtatorit është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa janë plagosur edhe policë të tjerë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Banjska të Zveçanit ku terroristë serbë kanë sulmuar patrullën policore.

 

Etiketa: BanjskëMesic

Lajme të lidhura

Frikë për destabilitet për zgjedhjet/ EULEX-i përforcon njësitin policor të specializuar
Kosovë & Rajon

Përmirësimi i situatës së sigurisë, NATO planifikon zvogëlimin e pranisë në Kosovë

15:29 - 13/06/26
Greqia aleat besnik i Serbisë, ministri i Jashtëm në Beograd: Qëndrimi i Athinës për Kosovën mbetet i pandryshuar
Kosovë & Rajon

Greqia aleat besnik i Serbisë, ministri i Jashtëm në Beograd: Qëndrimi i Athinës për Kosovën mbetet i pandryshuar

14:21 - 13/06/26
Zgjedhjet parlamentare/ Emigrantët e Kosovës votojnë për herë të parë në vendet ku jetojnë
Kosovë & Rajon

Diaspora forcon Kurtin, votat nga jashtë i japin Vetëvendosjes dy mandate shtesë në Kuvend

13:30 - 13/06/26
Para
Këngëtarja shqiptare kapet prej flokësh me burrin në supermarket

Këngëtarja shqiptare kapet prej flokësh me burrin në supermarket

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kërkesa të tepërta dhe pritje jo realiste”, Irani refuzon raundin e dytë të bisedimeve me SHBA-në
Botë

Negociatat SHBA-Iran në Zvicër, lirohen 12 miliardë dollarë asete të ngrira iraniane

15:30 - 23/06/26

Bisedimet midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara kanë përfunduar në Zvicër, me të dyja palët që kanë rënë dakord të...

Lexo më shumë
Vala e të nxehtit ekstrem që përfshiu Evropën shkaktoi 20 viktima në Francë që nga fundjava

Vala e të nxehtit ekstrem që përfshiu Evropën shkaktoi 20 viktima në Francë që nga fundjava

15:08 - 23/06/26
Macron priti Ramën, eurodeputetja franceze: Franca nuk duhet t’ia japë dorën një njeriu që mashtron vendin e tij

Macron priti Ramën, eurodeputetja franceze: Franca nuk duhet t’ia japë dorën një njeriu që mashtron vendin e tij

14:36 - 23/06/26
Rama  e quajti Dritan Goxhajn një dezertor të UÇK, por dokumentat flasin ndryshe: Ishte komandant…

Rama e quajti Dritan Goxhajn një dezertor të UÇK, por dokumentat flasin ndryshe: Ishte komandant…

14:17 - 23/06/26
Rama në Fier: “Pse Vlora nuk del në protestë?”

Rama i sulet edhe hoxhës: ‘Ç’punë ke ti me protestën? Mos bëj punën e shejtanit! Komentuesit e masakrojnë

14:05 - 23/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetholiganbetimajbet girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetjojobetgrandpashabetUltrabetcasibom girişrobinbetjojobet girişjojobetgrandpashabet girişJojobetGrandpashabetgrandpashabetJojobetgrandpashabet