GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Mësimi me turne dhe orët 20 minuta/ Prindërit firmosin peticionin, paralajmërojnë bojkot

në Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Mësimi me turne dhe orët 20 minuta/ Prindërit firmosin peticionin, paralajmërojnë bojkot
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prindërit në shkollën “Emin Duraku” janë ngritur në protestë për të kundërshtuar mësimin me turne.

Me nisjen e vitit të ri shkollor, Ministria e Arsimit vendosi të rikthejë mësimet me turne për shkak të pandemisë, por ky vendim ka nxitur reagimin e disa prindërve.

Në të gjithë shkollat e kryeqytetit është ngritur edhe një peticion ku kërkohet kthimi në normalitet i mësimit parauniversitar.

Gjatë fjalës, prindërit konfirmojnë se për këtë problematikë kanë informuar të gjitha instancat përkatëse, kryeministrin Rama dhe Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Është vendosur një afat 5 ditor dhe nëse nuk ka reagim pas këtij peticioni prindërit pohojnë se fëmijët e tyre do të bojkotojnë mësimin dhe më pas do të përshkallëzojnë protestën.

“Firmat kanë filluar të mblidhen që dje, peticioni është shpërndarë nëpërmjet emaileve dhe presim impaktin e madh, gjitha firmat do të mblidhen dhe do të çohen në ministria e arsimit, me dije është bërë kryeministri dhe presidenti i republikës. Kanë një afat 5 ditor për të reaguar më pas do të përshkallëzojmë protestën duke bojkotuar mësimin prej dy ditësh më pas do të zhvillojmë protesta.”-deklaroi gjatë fjalës së tij nëna e një nxënësi.

Disa prindër të tjerë shprehin shqetësimin se fëmijët nuk arrijnë të thithin informacionet për shkak të presionit kohor, ndërsa shkolla, sipas tyre, ndodhet në gjendje shumë të keqe.

“Fëmijët nuk janë në gjendje të thithin normalisht informacion, kanë një presion të jashtëzakonshëm në shkollë, im bir e ka shumë të vështirë të ambientohet me shkollën, kushte të papranueshme dhe duhet zgjidhur kjo situatë.”

“Fëmija im është në gjendje shumë të keqe, vetëm 2 orë shkollë gjithsej nuk mësohet asgjë. Këtu ka një problem, një pjesë e shkollës është dëmtuar nga tërmeti dhe ai ambient nuk është riparuar. Nuk është vetëm pandemia, por edhe tërmeti që nuk kanë ndërhyrë autoritetet. Për dy vjet askush nuk ka parë për të ndërhyrë”, u shpreh një prind tjetër.

Rikujtojmë se me ardhjen e datës 27 shtator, rreth 500 mijë nxënës mbushën oborret e shkollës, mes të cilëve mbi 30 mijë do të ulen për herë të parë në banka. Edhe këtë vit mësimi nuk do të zhvillohet në kushte normale. Në disa shkolla do të kenë orë 25 minutëshe, ndërsa të tjera do të funksionojnë me katër turne.

Etiketa: PrinderitprotesteqeveriShkolla

Lajme të lidhura

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve
Breaking Views

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit
Breaking Views

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26
“Palo artista!”, aktivisti Ilir Xhemalaj reagon ndaj “Portokallisë”: Si nuk kanë turp…
KRYESORE

“Palo artista!”, aktivisti Ilir Xhemalaj reagon ndaj “Portokallisë”: Si nuk kanë turp…

20:51 - 05/10/26
Para
EMRI, grabitet kompania e biznesmenit në autostradën Tiranë-Durrës, ja detajet e para

EMRI, grabitet kompania e biznesmenit në autostradën Tiranë-Durrës, ja detajet e para

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com