GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Mësohet si Sarri u shkarkua nga Juventus për faj të Ronaldos

në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Mësohet si Sarri u shkarkua nga Juventus për faj të Ronaldos
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Maurizio Sarri takohet me Juventusin për herë të parë që kur ‘Zonja e Vjetër’ e shkarkoi atë në 2020-ën.

Sarri nënshkroi një marrëveshje trevjeçare me Juventusin në vitin 2019, duke zëvendësuar Massimiliano Allegrin, i cili kishte fituar 11 tituj në pesë sezone.

Drejtorët e ‘Bardhezinjëve’ donin t’i jepnin një identitet të ri skuadrës, më modern dhe spektakolar dhe Sarri sapo kishte fituar Europa League në sezonin e tij të parë në Chelsea.

Sidoqoftë, gjërat nuk funksionuan për të në Torino dhe në fund të sezonit, ai u shkarkua.

Vendimi u mor më shumë për shkak të marrëdhënies së tij me lojtarët dhe drejtorët sesa për rezultatet e tij.

Në fakt, Sarri fitoi titullin e Serie A në një kampionat rraskapitës që u pezullua në mars për shkak të pandemisë COVID. Megjithatë, ‘Bardhezinjtë’ u eliminuan nga raundi i 16-të i Champions League nga Lyon-i dhe Sarri u shkarkua të nesërmen

62-vjeçari kishte sjellë një titull, por stili i lojës së Juventusit nuk u përmirësua dhe tekniku italian nuk ishte në marrëdhënie të mira me shumë futbollistë në Torino, përfshirë Cristiano Ronaldon raporton ‘Football Italia’.

Nuk është rastësi që shumë prej tyre qëndruan të heshtur në rrjetet sociale pas shkarkimit të tij.

Paulo Dybala ishte ndër ata që kishte një marrëdhënie të mirë me Sarri dhe argjentinasi i dërgoi një mesazh në rrjetet sociale ish-trajnerit të tij pas largimit të tij nga Juventus.

Por çfarë nuk funksionoi për Sarrin në Juventus?

Metodat e tij nuk u pranuan nga çdo lojtar i Juventusit. Shumica prej tyre kishin fituar tetë tituj të Serie A, duke përfshirë një kundër Napolit të Sarri, duke përdorur një stil të ndryshëm loje.

Trajnerit iu kërkua të përshtatej me lojtarët e tij dhe lojtarët duhej të përballeshin me një mentalitet të ri që nuk u përshtatej atyre.

Cristiano Ronaldo shënoi 31 gola në 33 ndeshje, por asnjëherë nuk e ka pëlqyer Sarrin. Para fillimit të parasezonit, tekniku italian shkoi ta takonte në jahtin e tij në Francën Jugore, duke i kërkuar Ronaldos të luante si qendërsulmues. CR7 e refuzoi kërkesën e tij duke i thënë Sarri se ai preferonte të luante në të majtë.

Ylli portugez nuk ishte gjithashtu i kënaqur me qëndrimin e trajnerit. ‘Il Corriere della Sera’ raportoi se ai dhe Douglas Costa nuk ishin të lumtur të shihnin trajnerin italian të pinte duhan pranë dhomës së zhveshjes së tyre para ose pas seancave stërvitore në Continassa.

Kur Sarri u shkarkua, ai thuhet se u tha drejtorëve të Juventusit se skuadra ishte ‘e patrajnueshme’, por trajneri i mohoi lajme të tilla gjatë konferencës për shtyp të së premtes para ndeshjes.

Sot Sarri takohet sërish me bardhezinjtë për herë të parë që nga shkarkimi dhe do të kërkojë të marrë hak./K.T/Gijotina.com  

Etiketa: JuventusRonaldosarrishkarkim

Lajme të lidhura

Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses
Sport

Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses

15:31 - 21/10/26
“Faleminderit futboll, do të më mungosh!” Mori vendimin më të vështirë, Armando Sadiku reagon pas tërheqjes
Sport

“Faleminderit futboll, do të më mungosh!” Mori vendimin më të vështirë, Armando Sadiku reagon pas tërheqjes

15:24 - 21/10/26
Nis cikli i ri te klubi i Elbasanit, prezantohet trajneri i ri Glen Daja
Sport

Nis cikli i ri te klubi i Elbasanit, prezantohet trajneri i ri Glen Daja

14:00 - 21/10/26
Para
Familjarët dhe qytetarët luten për Mateon me qirinj në qendër të Fierit

Vrasja e Mateos, shqiptarët kërkojnë rikthimin e dënimit me vdekje, hedhin firmat natë e ditë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të rinjtë duan fundin e korrupsionit”/ Raportuesi i PPE për Shqipërinë: Të mbrohet e drejta për të kundërshtuar pushtetin
Breaking Views

“Të rinjtë duan fundin e korrupsionit”/ Raportuesi i PPE për Shqipërinë: Të mbrohet e drejta për të kundërshtuar pushtetin

20:47 - 21/10/26

Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar lidhur me protestat studentore në Tiranë. Me anë...

Lexo më shumë
“Të rinjtë duan fundin e korrupsionit”/ Raportuesi i PPE për Shqipërinë reagon për protestat në Tiranë: Të mbrohet e drejta për të kundërshtuar pushtetin

“Të rinjtë duan fundin e korrupsionit”/ Raportuesi i PPE për Shqipërinë reagon për protestat në Tiranë: Të mbrohet e drejta për të kundërshtuar pushtetin

20:44 - 21/10/26
Studentët paralajmërojnë: Nesër në orën 09:00 protestë tek Parlamenti

Studentët paralajmërojnë: Nesër në orën 09:00 protestë tek Parlamenti

20:32 - 21/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”/ Thirrjet e fuqishme të studentëve, nis marshimi në Bulevard

“Dorëheqje, dorëheqje”/ Thirrjet e fuqishme të studentëve, nis marshimi në Bulevard

20:25 - 21/10/26
OSBE reagon për dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Të hetohen edhe rastet e forcës së tepruar nga policia

OSBE reagon për dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Të hetohen edhe rastet e forcës së tepruar nga policia

20:11 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com