GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Mësuesi pedofil në Berat u rikthye në mësimdhënie, si justifikohet Kushi

11:16 - 16/12/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Mësuesi pedofil në Berat u rikthye në mësimdhënie, si justifikohet Kushi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ishte thirrur në interpelancë nga opozita lidhur me sigurinë e fëmijëve në shkolla. Nga foltorja e Kuvendit, Kushi komentoi rastin në Berat ku mësuesi i dënuar për pedofili jepte mësim, ku tha se gjykata nuk kishte dhënë asnjë vendim që ai të mos ushtronte aktivitetin e tij, duke hequr kështu përgjegjësinë nga vetja.

“Për ngjarjen ku mësuesi i dënuar për pedofili në shkollën “2 Tetori” në Berat jepte mësim, shqetësimi ynë ka qenë shumë i lartë për këtë ngjarje. Unë vetë kam dënuar ashpër që në momentin e parë sepse e besoj fort që persona të tillë nuk duhet të jenë në shkolla. Personi është larguar menjëherë. Nisëm menjëherë hetim administrativ për të gjetur personat përgjegjës. Procedura për emërimin e këtij mësuesi Engjëllush Bregu ka filluar punë si mësues shumë herët duke vazhduar pa shkëputje për 23 vite punë. Pas ngjarjes së ndodhur në berat ky mësues është dënuar për vepra të turpshme, por gjykata nuk i ka hequr atij të drejtën e ushtrimit të profesionit. Ndaj drejtoria arsimore duke mos disponuar asnjë vendim gjykate ku të ndalohet një veprim i tillë e ka rikthyer mësuesin në punë pas kryerjes së dënimit. Në vitin 2017 mësuesi ka aplikuar përsëri konform akteve ligjore dhe është punësuar që nga viti 2018 me kontrata të përkohshme. I përmenda këto për të thënë që mësuesi nuk është rikthyer tani në punë. Ne sot na shqetëson cilët janë mekanizmat që ne kemi për të garantuar mbrojtjen e nxënësve”, tha Kushi

Kushtoi shtoi se sëshpejti do të paraqitet një iniciativë e re ligjore që e shmang rrezikun e fëmijëve nga ngjarje të tilla.

“Nisur jo vetëm nga zemërimi i lartë, por nga detyrimi ynë për sigurinë e fëmijëve në shkolla pak ditë pas ngjarjes firmosa udhëzimin që ndalon punësimin e personave të dënuar për të cilët gjykata ka marrë vendim të formës së prerë. Por a shmanget plotësisht rreziku me këtë udhëzim? Jam e hapur për regjistrin që ju keni propozuar dhe nëse ndihmon jam plotësisht që ta votojmë jo vetëm unë, por të gjithë ne”, tha Kushi.

Nga ana e saj deputetja e LSI, Erisa Xhixho tha se sistemi i rekrutimi është korruptiv, ndërsa shtoi se duhen ndërtuar mekanizma për të parandaluar raste të tilla.

Etiketa: pedofili

Lajme të lidhura

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97
Breaking Views

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Para
Renditja e FIFA-s, Shqipëria në pikiatë, ja sa pozicione ka humbur

Shorti i Nations League, Shqipëria e Kosova njihen sot me kundërshtarët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera
Breaking Views

Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera

19:15 - 01/02/26

Vllaznia vijon marshimin në kategorinë Superiore. Skuadra shkodrane duket se e ka lënë prapa krahëve momentin e vështirë të kaluar...

Lexo më shumë
Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

19:04 - 01/02/26
Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

18:33 - 01/02/26
Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

17:56 - 01/02/26
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com