GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Mësuesia në rrezik”, Boçi: Vendimi antiligjor, bie ndesh me kontratën mes Ministrisë dhe sindikatave

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Mësuesia në rrezik”, Boçi: Vendimi antiligjor, bie ndesh me kontratën mes Ministrisë dhe sindikatave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka ngritur shqetësimin sa i takon vendimit për të mbajtur në provë 3 muaj mësuesit.

Përmes një mesazhi të bërë në rrjetin e tij social Facebook, Boçi thekson se ky vendim është antiligjor, dhe se bie ndesh me kontratën midis Ministrisë dhe sindikatave.

“Vendimi për të mbajtur në provë tre mujore mësuesit “fitues” të portalit, është antiligjor dhe bie ndesh me kontratën midis Ministrisë dhe sindikatave.
Jo vetëm kaq!
Cili apo cilët janë ata që do përcaktojnë performancën tre mujore të mësuesit, sepse puna e tij matet me arritje në fund të një viti?!
Do jetë komisari politik, alias drejtori juaj i emëruar nga partia?
Apo shefi i zyrës X i DA edhe ky i emëruar nga partia?!
Apo patronazhisti, pasi të përcaktojë bindjen politike, apo anëtarësimin politik?!
Mjaft vuajtje i keni shkaktuar mësuesit!
Kjo është shumë e tepërt.
Mësuesi për t’u bërë i tillë, i nënshtrohen një kalvari torturues me vite akademike, licenca, kualifikime, provime e lloj-lloj marifetesh.
E gjithë kjo panoramë vuajtjesh, të krijon idenë sikur rroga e një mësuesi është 10.000 euro, ndërkohë që me zor arrin në 60.000 lekë.
Një njeriu i duhet kaq shumë stërmundim e investim, sa sot të bëhesh mësues ngjan mision i pavlerë, por dhe i pamundur.

Boll i morët zvarrë mësuesit dhe e keni bërë mësuesinë gogol e i keni zbrazur auditoret e fakulteteve të mësuesisë, duke i shkaktuar dëm të pallogaritshëm edukimit, shoqërisë e vendit.
Mësuesi nuk është kavie eksperimentale e as i sëmuri juaj klinik që ju sa herë ju teket, i shtoni terapitë e tuaja shfazuese e të përdala politike.
Nëse doni që mësuesit të rrisin performancën atëherë:
I rrisni pagën!
I ktheni dinjitetin!
I jepni mbështetje!
I lehtësoni punën!
Investoni në arsim!
I jepni autoritet!
I çlironi nga drejtuesit politikë!
I jepni status!
Vendimet e deritanishme tuajat bien erë politikë të qelbur dhe janë shantazh në prag të situatave zgjedhore!
Mësuesit duhet të reagojnë!”

Etiketa: Luan bocimesuesirrezik

Lajme të lidhura

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Breaking Views

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë
Breaking Views

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26
Para
Balla nxjerr foton e Berishës dhe Enver Hoxhës: E papranueshme! Në shtator Kuvendi do të…

Balla nxjerr foton e Berishës dhe Enver Hoxhës: E papranueshme! Në shtator Kuvendi do të...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com