GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Mësuesit kërcënojnë me grevë urie, Berisha: Bashkohuni me ne…

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Demokracia nuk dhurohet, ajo fitohet me betejë dhe sakrifica
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka bërë thirrje mësuesve që të bashkohen me opozitën, pasi kauza të cilën ata kanë, rritjen e pagave, është e drejtë.

Sipas kryedemokratit, mësuesit guxuan të protestojnë tek kryeministria dhe nëse nuk u plotësohen kërkesat, kanë kërcënuar me grevë urie.

Pjesë nga fjala:

Miqtë e mi, sot është 1 Maji.

Sot, një grup mësuesish guximtarë protestuan para kryeministrisë dhe kërcënuan për grevë urie për shkak të poshtërimit, të nënçmimit që regjimi i narkoshtetit të Edi Ramës iu ka bërë atyre në këto 11 vite për shkak të rrënimit katastrofal të shkollës sonë.

Të dëbimit të butë të qindra mijëra nxënësve nga Shqipëria. Për shkak të rënies së tmerrshme vertikale të cilësisë së arsimit në këto vite.

Por unë sonte kam një thirrje për të gjithë mësuesit e Shqipërisë.

Bëhuni luftëtarë të drejtë të kauzës suaj.

Ju sot jeni mësuesit më të keqpaguar në rajon dhe në Europë dhe mos harroni se në vitin 2013 ju ishit mësuesit më të mirëpaguar në rajonin tonë.

Por në qoftë se ju sot jeni mësuesit më të përçmuar dhe të keqpaguar, jeni të tillë sepse fondet e bollshme që ekzistojnë për 2 dhe 3 fishimin e rrogave tuaja, janë vjedhur, vjedhur dhe vetëm vjedhur nga qeveritarët aktualë.

Të dashur mësuese, mësues, mjekë, infermierë, punonjës të shërbimeve të tjera, mbroni kauzën tuaj.

Kauza juaj është kauzë e drejtë.

Bashkohuni me ne, se beteja jonë kundër hajdutëve që zhdukin në bankat offshore, që zhdukin në pallate dhe hotele luksoze qindra milionë euro, është edhe kauza juaj.

Është kauzë e drejtë.

Të bashkuar ne firmosim të sigurt më shpejt fitoren që meritojmë.

 

Etiketa: berishamesues

Lajme të lidhura

“Shqipëria është një Titanik i krimit”, gazetari holandez që denoncoi  “Albanian Files” të kryeministrit frrëfen arrestimin në Tiranë
Aktualitet

“Shqipëria është një Titanik i krimit”, gazetari holandez që denoncoi “Albanian Files” të kryeministrit frrëfen arrestimin në Tiranë

08:07 - 09/11/26
Policia hedh protestuesin në ajër me ujë me presion
Aktualitet

“Nuk ka të ardhme me këtë qeveri të korruptuar”, Media Italiane: Rama i rreh në mbrëmje dhe i fton për dialog në mëngjes

07:58 - 09/11/26
“Rama përdor metodat e Lukashenkos”, aktivisti: Gjobat vendosen për frikësim
Breaking Views

“Rama përdor metodat e Lukashenkos”, aktivisti: Gjobat vendosen për frikësim

22:30 - 08/11/26
Para
U zgjodh para 1 muaji, Ndriçim Xhepa jep dorëheqjen si anëtar i Këshillit Drejtues të RTSH

U zgjodh para 1 muaji, Ndriçim Xhepa jep dorëheqjen si anëtar i Këshillit Drejtues të RTSH

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 9 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:18 - 09/11/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
“Shqipëria është një Titanik i krimit”, gazetari holandez që denoncoi  “Albanian Files” të kryeministrit frrëfen arrestimin në Tiranë

“Shqipëria është një Titanik i krimit”, gazetari holandez që denoncoi “Albanian Files” të kryeministrit frrëfen arrestimin në Tiranë

08:07 - 09/11/26
Policia hedh protestuesin në ajër me ujë me presion

“Nuk ka të ardhme me këtë qeveri të korruptuar”, Media Italiane: Rama i rreh në mbrëmje dhe i fton për dialog në mëngjes

07:58 - 09/11/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 9 Nëntor 2026

07:31 - 09/11/26
Parashikimi i motit për sot, 26 Nëntor 2025

Parashikimi i motit për sot, 9 Nëntor 2026

07:30 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com