GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Mësuesja pranon se ka kryer marrëdhënie me nxënësin 14-vjeçar: Ishte i pashëm

16:15 - 03/06/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Mësuesja pranon se ka kryer marrëdhënie me nxënësin 14-vjeçar: Ishte i pashëm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një mësuese në Britaninë e Madhe, tashmë në moshën 61-vjeçe, e cila dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një djalë 14-vjeçar, ka pranuar në gjykatë se kishte një pëlqim për nxënësin e saj.

Fiona Carrier ishte mësuese muzike në shkollën Reading Blue Coat kur ajo pati aferën me nxënësin e saj të mitur.

Prokurorët thanë në gjykatë se mësuesja e merrte adoleshentin në shtëpinë e saj për mësime pianoje një për një përpara se t’i bënte darkën dhe të flinte me të.

Carrier tani është në gjyq për një sërë akuzash për sulm seksual kundër nxënësit të shkollës, i cili tani është i rritur, por ende nuk mund t’i përmendet emri.

Një juri dëgjoi se si ish-mësuesja pranoi më parë një akuzë të ngjashme për të njëjtin djalë.

Duke dhënë dëshmi në Gjykatën e Kurorës së Oksfordit të premten, Carrier tha se “nuk e mban mend se si dhe pse ndodhi, por se marrëdhënia me 14-vjeçarin nisi kur u divorcua nga burri”.

Carrier u tha juristëve se djali kishte qëndruar në shtëpinë e saj një natë kur për të parën herë patën kontakt fizik.

Ajo tha: “Unë hyra në shtrat dhe ai më tha ‘dukesh vërtet e trishtuar’, dhe unë thashë ‘jam e trishtuar, po kaloj një kohë të vështirë”.

“Më pas ai përmendi gjerdanin tim. Ai tha ‘e mbani gjerdanin gjithmonë’ dhe unë i thashë se është ai që më pëlqen. ‘Më pas ai tërhoqi nga gjerdani dhe më puthi”.

Pavarësisht se e ftoi djalin të qëndronte në vilën e saj, Carrier tha se ajo nuk e priste që ai ta puthte.

Jurisë iu tha se një natë tjetër, ndodhi incidenti i dytë ku dyshja u përfshinë në akt seksual.

“Nuk e dija vërtet se në çfarë konteksti, por e di se ku ndodhi, në banjën e shtëpisë time. Nuk e mbaj mend si dhe pse. Unë kurrë nuk kam qenë në gjendje ta fal veten. Nuk mund të shpjegoj se çfarë ndodhi, por e kaluam kufirin. Ishte diçka e shpejtë, vetëm prekje, rrobat nuk i hoqëm”, zbuloi ajo./Syri

Etiketa: Britania e Madhemarredhenie me nxenesin 14 vjecarmesuesja

Lajme të lidhura

Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona
Aktualitet

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët
Aktualitet

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur
Aktualitet

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Para
Pse ekspertët këshillojnë të flini me derën hapur

Pse ekspertët këshillojnë të flini me derën hapur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona
Aktualitet

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar publikisht për situatën e krijuar, duke ngritur akuza të...

Lexo më shumë
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com