GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Meta akuza SPAK: Pse nuk hetohen Edi Rama dhe Erion Veliaj, provat i keni…

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Meta akuza SPAK: Pse nuk hetohen Edi Rama dhe Erion Veliaj, provat i keni…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ilir Meta, kreu i Partisë së Lirisë, ka shprehur kritika të forta ndaj SPAK lidhur me mos hetimin e Edi Ramës për çështjen McGonigal dhe Erion Veliajt për inceneratorin e Tiranës.

Në mbledhjen e Komitetit Drejtues të PL-së, Meta u shpreh se drejtësia e re, fatkeqësisht, i merr direktivat nga tribunat e Kongreseve të “Rilindjes”, ndaj dhe të gjitha denoncimet e faktuara dhe të paraqitura nga personat publikë dhe politikë nuk i merr në shqyrtim, ndërsa shpifjet e çdo ordineri të paguar nga Qeveria heton rrufeshëm.

“Kryetari i Partisë Demokratike pa asnjë akuzë izolohet në arrest shtëpie ndërsa të gjithë e dinë se destinacionin e Klubit Sportiv “Partizani” në kompleks ndërtimesh e firmosi Edi Rama.

Edhe kur faktet, dokumentat dhe provat për korrupsionin e Qeverisë ulërijnë si në rastin e megaaferës së inceneratorëve, askush nuk guxon t’i përmendë emrin Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Edhe pse McGonigal është shpallur fajtor dhe është dënuar me burg, korruptuesi i tij Edi Rama, as nuk hetohet, as nuk vendoset para përgjegjësisë ligjore dhe as nuk thirret në SPAK.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është faktuar se ka rrëmbyer kompetencat e Këshillit Bashkiak, duke dhënë miratimin në parim për studimin e fizibilitetit të inceneratorit imagjinar, që gllabëron çdo ditë 80 mijë euro.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është faktuar se ka futur në borxh për 30 vjet qytetarët për një vjedhje 500 milion euro dhe se ka lejuar zaptimin e 15 ha tokë jashtë territorit të Lejes së Ndërtimit të Projektit”, tha Meta, duke shigjetuar kështu SPAK-un.

Në vijim ai tha se Qeveria ka zgjedhur të blejë drejtësinë për të frikësuar qytetarët.

Etiketa: metaRamaSpakVeliaj

Lajme të lidhura

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht
Aktualitet

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht

19:13 - 21/10/26
Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi
Aktualitet

Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

18:46 - 21/10/26
Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani
Aktualitet

Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

18:25 - 21/10/26
Para
“Kam ndjerë energji fantazmash”, Erjola në lot: Kush ma do të keqen, ndiej një energji…

Gjendja e rënduar e Erjolës, Kejvina Kthjella: Kush tallet është njeriu më...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht
Aktualitet

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht

19:13 - 21/10/26

Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit, por...

Lexo më shumë
Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

18:46 - 21/10/26
Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

18:25 - 21/10/26
Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

18:09 - 21/10/26
Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

17:42 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com