Bashkimi Europian ka reaguar ndaj akuzave që së fundmi kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë kundër kreut të SPAK, Altin Dumanit.
Reagimi i plotë i BE:
Sulmet apo intimidimet kundër anëtarëve të gjyqësorit nuk kanë vend në demokraci. Ne mbështesim dënimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë të deklaratave të fundit të papranueshme publike të drejtuara kundër SPAK.
BE qëndron pranë magjistratëve dhe profesionistëve shqiptarë të angazhuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar
Discussion about this post