GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Meta e akuzoi për lidhjet me Vienën/ Reagon Halit Valteri: Lekët që ke vjedhur…

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Meta e akuzoi për lidhjet me Vienën/ Reagon Halit Valteri: Lekët që ke vjedhur…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-deputeti Halit Valteri i është përgjigjur akuzave të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Metës, në lidhje me inceneratorët pak orë më parë. Në një intervistë televizive Meta ngriti akuza në lidhje me Vienën dhe inceneratorët. Ish-deputeti deklaroi se kurrë nuk ka bërë dhe as do të bëjë kurrë diçka qe nuk e mendon dhe që nuk është e drejtë. Denoncimi i tij ka ardhur pas 30 vitesh që Meta nuk e lëshoi karrigen e politikanit duke vjedhur vazhdimisht e duke manipuluar gjykata. Sipas Valterit paratë që Meta ka vjedhur mund të mbajnë me rroga të majme për një vit gjithë shqiptarët. Në reagimin e tij Valteri shkruan se ai nuk ka asnjë lidhje me ato që shkruan Meta, dhe se për herë të parë ish-Presidenti i Republikës do të përballet ashtu siç duhet me ligjin dhe do të dalë gjithë e vërteta.

“Kam ndjekur me shumë vëmendje deklaratat e ish presidentit Like Metaj dhe kisha zgjedhur të mos prononcohem, por meqënese më paska akuzuar për lidhje me Vienën dhe inceneratorët i kisha dy fjalë. I dashur Like, unë as nuk kam bërë dhe as do të bëj kurrë diçka qe nuk e mendoj dhe që nuk është e drejtë. Dendoncimi im vjen si pasojë e gjithë atyre pasthirrmave nga populli i thjeshtë të cilin ti e ke zhvatur për më shumë se 30 vjet, duke mos lëshuar karrigen e politikanit për asnjë ditë të vetëm. Ti ja ke arritur tia hedhesh paq falë vendimeve të gjykatave të manipuluara, falë kapjes së sistemit të drejtësisë nëpërmjet rryshfetit dhe herë pas herë nëpërmjet shantazheve, si kjo e fundit kur akuzove kreun e SPAK.

Sëdyti, i dashur Like, unë quhem Halit Xhezar Valteri dhe as babi im dhe as gjyshi im nuk kemi ndryshur as emrin as mbiemrin, ndryshe nga ty. Nëse je ashtu siç pretendon dhe nuk je ai I.M. që gjoja të paskan stisur, tregohu njëherë i ndershëm para shqiptarëve dhe dil publikisht bëj kerkesë pranë institucionit të dosjeve të shohim të vërtetën cullak siç ka hije. Sëtreti, i dashur Like, fajin mos u mundo ta gjesh tek unë, se ashtu si unë ka dhjetëra të tjerë të cilët rastin tënd ja kanë besuar drejtësisë. Deri me sot nuk je njohur, se manteli i pushtetit të ka ruajtur por shtatori po vjen dhe të paktën nje herë në jetë do të ballafaqohesh me atë çka ke mbjellë këto 30 vite. Sëkatërti, i dashur Like, unë sinqerisht uroj që ti mos te behesh si Ivo Sanader, ish kryeministri i Kroacisë i cili eshte dënuar 3 herë për korrupsion dhe sapo shkon në gjysmën e njërit dënim, i ngarkohet tjetri. Sëpesti, i dashur Like, të këshilloj të marrësh masat e të bësh të paktën një herë diçka të mirë për popullin shqiptar, ato paratë që të kane dalë tepër nga 7% e nga gjitha % e tjera, jam i sigurtë që janë aq shumë sa mund të mbajnë gjithë shqipëtarët 1 vit me rroga, rroga e madje te majme. Të paktën këtë herë jepja atyre se nuk do të duhen më, mos u trego zemergur siç u bëre në 2011, që i fshehe milionat e eurove tek shtepia e Luan Pobratit dhe më pas shkove dhe i rimore e i ndjeri iku mga kjo jetë me pishmanin se nuk i dhe as 100 euro për shërbimin e bërë. Më beso, bëje këtë të mirë për popullin e gjorë se veç e ke vjelur. . Sëgjashti, i dashur Like, nëse si dorëzon lekët popullit, do i bëj thirrje SPAK-ut të të marri në vëzhgim shtëpinë që mos kesh ku ti cosh paratë”, shkruan ai. Më tej Valteri uron që Metës mos i ndodhë e njëjta gjë si ajo që i ndodhi ish-kryeministrit kroat, i cili është dënuar 3 herë për korrupsion.

 

Etiketa: Halit Valteriincneratoremetavien

Lajme të lidhura

Kryebashkiaku i Memaliaj: Prefektura e Gjirokastrës po përdoret për legalizime elektorale nga Hasanaj dhe Kumbaro
Aktualitet

Kryebashkiaku i Memaliaj: Prefektura e Gjirokastrës po përdoret për legalizime elektorale nga Hasanaj dhe Kumbaro

22:33 - 24/08/26
Gent Progni: Deputetët kanë frikë nga armatimi jonë i vezëve! S’do t’i lëmë të bëjnë pushime të qeta
Aktualitet

Gent Progni i drejtohet ndërkombëtarëve: Dëgjojeni zërin tonë, Shqipëria nuk është në shitje

21:35 - 24/08/26
Protestuesi i kthehet Ramës: Për çfarë bese e ke fjalën? Për Manjën si kamarier apo Belindën shërbëtore
Aktualitet

Protestuesi i kthehet Ramës: Për çfarë bese e ke fjalën? Për Manjën si kamarier apo Belindën shërbëtore

21:13 - 24/08/26
Para
Lidhja me Adisin ndau Fifin nga Monika, publikohen mesazhet e artisteve (FOTO)

Lidhja me Adisin ndau Fifin nga Monika, publikohen mesazhet e artisteve (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rikthimi i Marine Le Pen ndryshon garën presidenciale në Francë!
Botë

Rikthimi i Marine Le Pen ndryshon garën presidenciale në Francë!

23:11 - 24/08/26

Marine Le Pen është rikthyer si një pretendente serioze për presidencën franceze, pasi Gjykata e Apelit në Paris i hoqi...

Lexo më shumë
Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet autori i krimit makabër në Lushnje (Foto)

Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet autori i krimit makabër në Lushnje (Foto)

22:41 - 24/08/26
Kryebashkiaku i Memaliaj: Prefektura e Gjirokastrës po përdoret për legalizime elektorale nga Hasanaj dhe Kumbaro

Kryebashkiaku i Memaliaj: Prefektura e Gjirokastrës po përdoret për legalizime elektorale nga Hasanaj dhe Kumbaro

22:33 - 24/08/26
Shqipëria po mbushet me punëtorë të huaj, India dhe Filipinet kryesojnë me rritjen më të madhe

Shqipëria po mbushet me punëtorë të huaj, India dhe Filipinet kryesojnë me rritjen më të madhe

22:01 - 24/08/26
Tronditet Lushnja! Një person vret nënën dhe plagos rëndë babanë me sqepar e më pas arratiset (Emri)

Tronditet Lushnja! Një person vret nënën dhe plagos rëndë babanë me sqepar e më pas arratiset (Emri)

21:53 - 24/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com