GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Meta: Futja e opozitës në Kuvend, vendim i drejtë

në Breaking Views, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Meta: Futja e opozitës në Kuvend, vendim i drejtë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ilir Meta në një intervistë për Syri e quan të drejtë vendimin e liderit të opozitës Sali Berisha për të mos bojkotuar parlamentin.

Sipas tij, mandatet janë marrë me sakrificë të madhe dhe ata qindra mijëra shqiptarë duhet të përfaqësohen në Kuvend me guxim dhe vendosmëri.

 

Meta theksoi se deputetët e opozitës mund të bëjnë një përmbysje spektakolare nëse forcojnë kohezionin brenda opozitës dhe përbuzin diversionet e regjimit.

Pyetja: Z. Meta si e vlerësoni qëndrimin e PD për mosnjohjen e zgjedhjeve, por edhe mosbraktisjen e Parlamentit njëkohësisht?

Ilir Meta: Është i vetmi qëndrim i drejtë dhe racional. Është i drejtë se zgjedhjet e grabitura të 11 Majit nuk mund të pranohen kurrësesi nga opozita, e cila u përball me trinomin  Qeveri – Shtet – Banda të dirigjuar nga një dorë e vetme, Edi Rama. Por mosbraktisja e mandateve është një vendim racional pasi ato janë marrë me sakrifica të jashtëzakonshme dhe ata qindra mijëra shqiptarë që nuk ju dorëzuan terrorit, intimidimit dhe korrupsionit duhen përfaqësuar me guxim, vendosmëri në Kuvendin e deformuar nga mafia në pushtet. Braktisja e mandateve ka qenë një katastrofë e provuar dhe pasojat e të cilës vazhdojnë edhe sot. Deputetët e opozitës mund të bëjnë një përmbysje spektakolare nëse forcojnë kohezionin brenda opozitës dhe përbuzin diversionet e regjimit.

I pyetur se Edi Rama duket më i fortë se kurrë, Meta tha se mendon të kundërtën, pasi sipas tij, të gjitha regjimet e korruptuara janë apo duken shumë të forta edhe disa orë para rrëzimit dhe shkërrmoqjes së tyre.

Pyetja: Ndërkohë, Z. Meta prej gati 1 viti ju jeni në burg, ndërsa Edi Rama po bëhet gati për mandatin e katërt e duket më i fortë se kurrë. Si e shikoni perspektivën e çështjes tuaj tani kur është vendosur edhe 25 Shtatori si dita e seancës paraprake të gjykimit?

Ilir Meta: Të gjitha regjimet e korruptuara janë apo duken shumë të forta edhe disa orë para rrëzimit dhe shkërrmoqjes së tyre.

Ndaj vendosmëria e opozitës është shumë deçizive. Po të ishte i fortë Edi Rama, nuk sillej në atë mënyrë barbare e burracake me News 24 dhe gazetarët e saj.

Por makthet për krimet dhe korrupsionet që ka bërë e shfazojnë papushim se e vërteta është tmerri i tij.

Për çështjen time mezi presim përballjen me prokurorët e Ramës në gjykatë, ku çdo seancë do jetë e hapur dhe e monitoruar. Farsa e shekullit do jetë turpi i tyre.

Jam krenar që pas 32 viteve të shërbimit publik ndaj popullit shqiptar, pas një hetimi armiqësor e politik 6-vjeçar për këto 32 vite, nuk ekziston asnjë akt vendim, shkresë e Ilir Metës në shkelje të ligjit dhe interesit publik.

Po kështu nuk ekziston asnjë qindarkë e sekuestruar apo e padeklaruar nga ana ime.

E di shumë mirë pse ndodhem këtu dhe sot jam edhe më i bindur në drejtësinë e qëndrimeve të mia politike që kanë qenë gjithmonë në interesin kombëtar e publik.

Patriotizmi është në genet e mia dhe detyra ime. Ndërsa damka e tradhëtisë mbetet brez pas brezi. Triumfi i kauzave të Ilir Metës është i padiskutueshëm.

Etiketa: Ilir Meta

Lajme të lidhura

Tabaku: Ligji i Investimeve Strategjike është ligji i qokave për miqtë e qeverisë
Aktualitet

Tabaku: Ligji i Investimeve Strategjike është ligji i qokave për miqtë e qeverisë

18:05 - 23/10/26
Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm thirrje sipërmarrësve: Ulni qepenat, bashkohuni me studentët!
Aktualitet

Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm thirrje sipërmarrësve: Ulni qepenat, bashkohuni me studentët!

17:25 - 23/10/26
Marjana Koçeku në CNN International: Protestat studentore në Shqipëri marrin vëmendje ndërkombëtare
Aktualitet

Marjana Koçeku në CNN International: Protestat studentore në Shqipëri marrin vëmendje ndërkombëtare

16:49 - 23/10/26
Para
A do të kandidojë për Tiranën? Alimehmeti: Gara e vërtetë e PD në 2027, objektiv të mos jetë karrigia

A do të kandidojë për Tiranën? Alimehmeti: Gara e vërtetë e PD në 2027, objektiv të mos jetë karrigia

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tabaku: Ligji i Investimeve Strategjike është ligji i qokave për miqtë e qeverisë
Aktualitet

Tabaku: Ligji i Investimeve Strategjike është ligji i qokave për miqtë e qeverisë

18:05 - 23/10/26

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kritikuar projektligjin e ri për investimet, të hedhur për konsultim publik nga qeveria....

Lexo më shumë

Dy emra të rinj për Kombëtaren, portieri dhe mbrojtësi marrin nënshtetësinë shqiptare

17:51 - 23/10/26
Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm thirrje sipërmarrësve: Ulni qepenat, bashkohuni me studentët!

Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm thirrje sipërmarrësve: Ulni qepenat, bashkohuni me studentët!

17:25 - 23/10/26
Raundi i dytë i EURO U-19/ Kombëtarja pjesë e grupit B6, përballet me Qipron dhe Armeninë

Raundi i dytë i EURO U-19/ Kombëtarja pjesë e grupit B6, përballet me Qipron dhe Armeninë

17:04 - 23/10/26
Marjana Koçeku në CNN International: Protestat studentore në Shqipëri marrin vëmendje ndërkombëtare

Marjana Koçeku në CNN International: Protestat studentore në Shqipëri marrin vëmendje ndërkombëtare

16:49 - 23/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com