GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zbardhen diskutimet në sallën e gjyqi, Meta për CEZ-DIA: Gënjeshtrat e Dritan Priftit janë ende mes nesh

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjykata gjobit Monika Kryemadhin dhe avokatin e Metës, folën pa leje në GJKKO
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Gjykatën e Posaçme ka nisur gjyqi i themelit ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-deputetes Monika Kryemadhi, ndërsa në sallë janë zhvilluar debatet e para mes mbrojtjes dhe akuzës për çështjen CEZ-DIA.

Ilir Meta, gjatë fjalës së tij në seancë, tha se pretendimet për përfshirjen e tij në çështjen CEZ-DIA bazohen te “gënjeshtra” dhe përmendi një email të vitit 2016, për të cilin pretendon se nuk përmend emrin e tij apo të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Më vjen keq që Dritan Prifti nuk është mes nesh, por gënjeshtrat e tij janë mes nesh. Ai ka thënë që jam përfshirë unë te CEZ-DIA, por dokumentet tregojnë ndryshe”, deklaroi ish-presidenti në sallën e gjyqit”, mësohet të ketë thënë Meta, sipas gazetares Anila Hoxha.

“Do bëj dy plotësime për CEZ-DIA. Më vjen keq që ai nuk është mes nesh, por gënjeshtrat e Dritan Priftit janë mes nesh. Ky ka thënë që jam përfshirë unë te CEZ-DIA. Ka një email që dërgon Ervis Mataj më 16 prill. I ka shkruar avokatit që kjo puna e DIA-s është korruptive. Nuk përmendet as emri im, as emri i Berishës“, u shpreh Meta.

Ai iu referua gjithashtu dëshmisë së ish-drejtuesit të kompanisë çeke CEZ, Josef Heisek, duke thënë se ky i fundit ka deklaruar se nuk e njihte biznesmenin Kastriot Ismailaj dhe se prezantimi me drejtuesit e kompanisë ishte bërë nga ish-ambasadori shqiptar në Çeki, Qazim Tepshi.

“Në dëshminë e tij, zoti Heisek në vitin 2011 thotë se nuk e njeh personin që i prezantoi CEZ-DIA. Më pas, në vitin 2014, kujton se ia prezantoi Qazim Tepshi. Ishin disa kompani dhe ne morëm disa të dhëna për DIA-n. Ajo që na bindi ishte DIA amerikane”, citoi Meta.

Ish-presidenti kundërshtoi gjithashtu një prej pretendimeve të SPAK-ut lidhur me një mesazh të vitit 2009, ku përmendet shifra “200 mijë”.

“Më sill mua patronazhistin që e ka nisur. Është shumë e thjeshtë me teknologjinë që ka avancuar që të niset një mesazh i tillë. Unë isha në opozitë. Është e pamundur që unë të nisja një mesazh të tillë për diçka që do të ndodhte 14 muaj më pas”, deklaroi Meta para trupit gjykues.

Etiketa: gjyqmeta

Lajme të lidhura

Asambleja e PS/ Ramës i dalin protestuesit në rrugë, breshëri vezësh drejt makinës së Kryeministrit
Aktualitet

Hodhën vezë drejt makinës së Ramës në Manëz, shoqërohen nga policia 12 aktivistë

11:41 - 14/11/26
Rama shkarkon Veliajn nga drejtimi politik i Tiranës, ja kush do ta drejtojë kryeqytetin
Aktualitet

Rama shkarkon Veliajn nga drejtimi politik i Tiranës, ja kush do ta drejtojë kryeqytetin

11:25 - 14/11/26
Tabaku: Paraja e pisët po u mbyll rrugën bizneseve dhe familjeve shqiptare
Aktualitet

Tabaku: Paraja e pisët po u mbyll rrugën bizneseve dhe familjeve shqiptare

11:09 - 14/11/26
Para
Shtyhet procesi gjyqësor për Ilir Metën, kryemadhi: Do kërkoj të dëshmojë edhe Edi Rama

Sherr mes Kryemadhit dhe Metës në gjykatë: Boll se nuk duroj më! Mos u merr me llafe grash

Discussion about this post

TË FUNDIT

Asambleja e PS/ Ramës i dalin protestuesit në rrugë, breshëri vezësh drejt makinës së Kryeministrit
Aktualitet

Hodhën vezë drejt makinës së Ramës në Manëz, shoqërohen nga policia 12 aktivistë

11:41 - 14/11/26

Policia ka shoqëruar 12 aktivistë pas incidentit në Manëz, ku makina e kryeministrit Edi Rama u godit me vezë, teksa...

Lexo më shumë
Rama shkarkon Veliajn nga drejtimi politik i Tiranës, ja kush do ta drejtojë kryeqytetin

Rama shkarkon Veliajn nga drejtimi politik i Tiranës, ja kush do ta drejtojë kryeqytetin

11:25 - 14/11/26
Tabaku: Paraja e pisët po u mbyll rrugën bizneseve dhe familjeve shqiptare

Tabaku: Paraja e pisët po u mbyll rrugën bizneseve dhe familjeve shqiptare

11:09 - 14/11/26
Rama “merr peng” Asamblenë e PS, anëtarët fikin të gjithë telefonat, asnjë komunikim me jashtë

Rama “merr peng” Asamblenë e PS, anëtarët fikin të gjithë telefonat, asnjë komunikim me jashtë

11:01 - 14/11/26
Asambleja e PS/ Ramës i dalin protestuesit në rrugë, breshëri vezësh drejt makinës së Kryeministrit

Asambleja e PS/ Ramës i dalin protestuesit në rrugë, breshëri vezësh drejt makinës së Kryeministrit

10:37 - 14/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com