GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Meta i akuzoi se kanë manipuluar dokumentet/ Reagon Autoriteti i Dosjeve: Po fyen dhe sulmon institucionin

17:37 - 01/09/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Meta i akuzoi se kanë manipuluar dokumentet/ Reagon Autoriteti i Dosjeve: Po fyen dhe sulmon institucionin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i PL, Ilir Meta, tha se ka ngritur padi ndaj Autoritetit të Dosjeve ditën  e sotme ndaj Autoritetit të Dosjeve, ku mes të tjerash i akuzon ata se kanë falsifikuar dokumentet e SHISH dhe kanë bërë ndryshim emrash.  Kanë kaluar vetëm pak orë dhe ka reaguar vetë autoriteti, i cili shprehet se është informuar përmes mediave në lidhje me kallëzimin.

Deklarta:

– Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit u njoh nëpërmjet medias, me kallëzimin penal të bërë ndaj anëtarëve të tij, mbi vendimmarrjen e datës 26 korrik 2022 e në vijim, akuza që i gjen të pabazuara e dashakeqe ndaj institucionit dhe fyese për dinjitetin e secilit prej anëtarëve.
Autoriteti është i hapur të bashkëpunojë me institucionet ligjzbatuese e të gjithë të interesuarit, dhe fton institucionet të kryejnë detyrën mbi materialet që administron me ligj, që prej krijimit të tij.
Autoriteti garanton publikun për kryerje me integritet, përgjegjësi profesionale dhe jashtë ndikimit politik të veprimtarisë së tij për ushtrimin e së drejtës nga çdo i interesuar për informimin mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, nëpërmjet një procesi demokratik dhe transparent, mbrojtjes së personalitetit të individit, si dhe unitetit e pajtimit kombëtar.
Çdo veprimtari e Autoritetit është e bazuar në akte ligjore dhe nënligjore, në vendimmarrje kolegjiale, e shoqëruar me dokumentacion të protokolluar, lehtësisht e verifikueshme në çdo kohë.
Autoriteti administron dokumentacion arkivor në bazë të ligjit nr.45/2015 i ndryshuar, ligjit për arkivat dhe ligjit për informacionin e klasifikuar “sekret shtetëror”. Në të gjitha rastet, ndiqet procedura e mirëpërcaktuar e deklasifikimit – sipas VKM nr. 662/2017 “Për miratimin e rregullores për deklasifikimin dhe zhvlerësimin e informacionit të klasifikuar “sekret shtetëror”, – që dokumentohet imtësisht, hap pas hapi me shkresa përcjellëse, bibliografia e së cilës publikohet në faqen zyrtare të institucionit, në Fletoren Zyrtare dhe nga DSIK, institucioni i specializuar për sekretin shtetëror.
Autoriteti siguron qytetarët shqiptarë për standardin maksimal të sigurisë së dokumentacionit të administruar prej tij. Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit trajtohen në zonat e sigurisë dhe vetëm nga personat e autorizuar sipas ligjit, ku respektohen të gjitha procedurat që kanë të bëjnë me protokollin e hyrje/daljeve në mjediset e arkivit; kontrollin e ambienteve ku ruhen dokumentet; dhënien për shfrytëzim të dokumenteve arkivore; regjistrimin në regjistrat përkatës duke evidentuar të dhënat e dokumenteve të shërbyera; punonjësin që i merr, si dhe kohën e marrjes dhe kthimit të dokumenteve, në zbatim të legjislacionit në fuqi për informacionin e klasifikuar dhe sigurinë fizike; sigurimin e kontrollit mbi hyrjen dhe daljen nga hapësirat zyrtare për qëllime sigurie, me kamera sigurie, të cilat monitorojnë çdo mjedis 24 orë, në shtatë ditë të javës.
Autoriteti garanton autenticitetin dhe integritetin e çdo dokumenti. Materialet arkivore vihen në dispozicion, në zbatim të ligjit nr.45/2015 i ndryshuar, duke mbrojtur të dhënat personale. Versioni origjinal ruhet në arkivin e Autoritetit.
Autoriteti është i bindur në vlerën dhe impaktin publik të ndryshimeve ligjore, të paraqitura e kërkuara në mënyrë të përsëritur Kuvendit të Shqipërisë, (në nëntor 2018, shkurt 2020, korrik 2022) për shfuqizimin e nenit 29, pika 4 të ligjit nr. 45/2015, i ndryshuar, mbi komisionet “Mezini”-“Bezhani” dhe për ndërhyrje në Kodin Zgjedhor, për angazhim gjithëpërfshirës të subjekteve politike, për zbatimin e nenit 30 të ligjit 45/2015, i ndryshuar.

Etiketa: Kryesore1metapadi

Lajme të lidhura

Vendimi 4 me 4 per Ballukun; Keshtu eshte kur politika prodhon ‘plehra’ e drejtësia bëhet…
Politikë

Vendimi 4 me 4 per Ballukun; Keshtu eshte kur politika prodhon ‘plehra’ e drejtësia bëhet…

18:04 - 07/02/26
Berisha në foltoren me demokratët e Kamzës: Vota juaj u shndërrua në treg të zi, procesi zgjedhor është farsë!
Politikë

Berisha në foltoren me demokratët e Kamzës: Vota juaj u shndërrua në treg të zi, procesi zgjedhor është farsë!

17:57 - 07/02/26
Klodiana Lala trondit me deklaraten pas pezullimit te Ballukut: SPAK tani mund te…
Aktualitet

Klodiana Lala trondit me deklaraten pas pezullimit te Ballukut: SPAK tani mund te…

17:21 - 07/02/26
Para
Pengesa dhe lodhje, këto janë shenjat që do të kalojnë një muaj të vështirë

Pengesa dhe lodhje, këto janë shenjat që do të kalojnë një muaj të vështirë

Discussion about this post

TË FUNDIT

I dehur në timon, arrestohet polici në Elbasan
Aktualitet

I dehur në timon, arrestohet polici në Elbasan

21:17 - 07/02/26

Një efektiv policie është vënë në pranga këtë të shtunë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur....

Lexo më shumë
Makina përplas motorin në Lungomare, një i plagosur

Makina përplas motorin në Lungomare, një i plagosur

20:38 - 07/02/26
U shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkolla, kush është mësuesi ‘misterioz’

U shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkolla, kush është mësuesi ‘misterioz’

19:59 - 07/02/26
Zbuloi shifrën që ka marrë për të hyrë në “BBV”, Ledion Liço reagon ndaj Ilir Vrenozit

Zbuloi shifrën që ka marrë për të hyrë në “BBV”, Ledion Liço reagon ndaj Ilir Vrenozit

19:20 - 07/02/26
Vendimi 4 me 4 per Ballukun; Keshtu eshte kur politika prodhon ‘plehra’ e drejtësia bëhet…

Vendimi 4 me 4 per Ballukun; Keshtu eshte kur politika prodhon ‘plehra’ e drejtësia bëhet…

18:04 - 07/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com