GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Meta i pandehur, Blushi: Akuzat i ka shkruar Rama dhe i ka firmosur Dumani

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Blushi: Pensionistët, më të varfër se në 2013, qeveria u ka borxh 1248 Euro në vit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tedi Blushi, Sekretar i Përgjithshëm i PL-së, tha se procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës do të provojë pafajësinë e tij dhe do të çmontojë akuzat farsë të shkruajtura nga Edi Rama dhe të firmosura nga kreu i SPAK, Altin Dumani.

Blushi, në një deklaratë për media,t tha se procesi gjyqësor do të provojë se jo vetëm nuk ka patur asnjë fakt penal apo shkelje ligji nga Meta, por se ka patur vetëm manipulime dhe shkelje të ligjit nga prokurorët që kanë hartuar fletërrufenë sorosiste kundër tij bazuar mbi shkrime gazetash dhe dëshmitarë shkelës të provuar të ligjit dhe gënjeshtarë me pagesë nga Narkoregjimi.

“Kjo do të jetë një betejë e fituar e Presidentit Meta dhe e Partisë së Lirisë dhe të gjitha mediat serioze do të shokohen me instrumentalizimin mizor që Edi Rama i ka bërë SPAK-ut në këtë rast, që nuk është i vetmi.

Ata që vonuan qëllimisht ekzekutimin e arrestimeve të Antimafias italiane për gati tre muaj, duke i lënë të lirë krerët e organizatave kriminale derisa të përmbysej vullneti i zgjedhësve në Durrës dhe në mbarë vendin dhe që lajmëruan të kërkuarit të largoheshin, janë të provuar botërisht si shërbëtorë të Edi Ramës për t’i garantuar një mandat tjetër të grabitur, në shkëmbim të një mandati të përjetshëm për veten e tyre, në mënyrë që të çimentojnë Narkoregjimin e vetëm në Europë në dëm të Shqipërisë dhe interesit kombëtar”, tha Blushi.

“Kauzat e Partisë së Lirisë janë më të forta se asnjëherë ndaj presim me padurim nisjen e procesit të gjykimit, që ky proces të vërtetojë edhe njëherë se Presidenti Ilir Meta në të gjithë jetën e tij publike ka qenë shembull i respektimit të ligjit dhe Kushtetutës.

Ne do të ballafaqohemi më të gjitha pseudoakuzat e formuluara nga Edi Rama dhe McGonigali dhe të nënshkruara nga mercenarët e tij në SPAK. Ne do të ballafaqohemi me të gjithë “dëshmitarët” e prodhuar nga Edi Rama dhe që kanë patur probleme me drejtësinë dhe integritetin e tyre”, shtoi ai.

Etiketa: PLTedi Blushi

Lajme të lidhura

Momente tensioni me grupin e organizatorëve të protestës: Mos prek me dorë!
Breaking Views

Momente tensioni me grupin e organizatorëve të protestës: Mos prek me dorë!

23:03 - 21/06/26
Ultimatum nga diaspora: Nëse deri nesër nuk jep dorëheqje, nuk lëvizim më nga ky shesh!
Breaking Views

Ultimatum nga diaspora: Nëse deri nesër nuk jep dorëheqje, nuk lëvizim më nga ky shesh!

22:09 - 21/06/26
Aktori Mehdi Malkaj merr mikrofonin para Kryeministrisë: Është turp i madh, hiqini partitë!
Breaking Views

Aktori Mehdi Malkaj merr mikrofonin para Kryeministrisë: Është turp i madh, hiqini partitë!

20:41 - 21/06/26
Para
Çështja mes KESH e Gazmend Bardhit! Më 2 prill nis beteja ligjore në GJKKO për abuzimet me miliona Euro

Rinis Kuvendi/ Zbardhet mesazhi i Bardhit për deputetët e PD

Discussion about this post

TË FUNDIT

Egjipti shkruan histori në Botëror, Salah protagonist në fitoren 3-1 ndaj Zelandës së Re
Sport

Egjipti shkruan histori në Botëror, Salah protagonist në fitoren 3-1 ndaj Zelandës së Re

07:51 - 22/06/26

Klasi dhe cilësia e Mohamed Salahut, së bashku me këmbënguljen e futbollistëve egjiptianë, i dhuruan “Faraonëve” një përmbysje mbresëlënëse dhe...

Lexo më shumë
Ndeshja e ‘çmendur’ lë Uruguain në ankth, “Hirushja” afrikane pranë surprizës së madhe

Ndeshja e ‘çmendur’ lë Uruguain në ankth, “Hirushja” afrikane pranë surprizës së madhe

07:39 - 22/06/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 22 Qershor 2026

07:32 - 22/06/26
Veliaj nga burgu uron besimtarët mysliman: Më vjen keq që nuk do t’ju bashkohem në darkat e iftarit

Parashikimi i motit për sot, 22 Qershor 2026

07:32 - 22/06/26
Irani kockë e fortë për Belgjikën, “Djajtë e Kuq” mbeten me 10 lojtarë

Irani kockë e fortë për Belgjikën, “Djajtë e Kuq” mbeten me 10 lojtarë

23:12 - 21/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetbetciobetpark girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomUltrabetcasibom girişjojobet girişgrandpashabet girişjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis