GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Meta kundër Ballkanit të Hapur: Të zbatohet pa vonesë Procesi i Berlinit!

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Meta kundër Ballkanit të Hapur: Të zbatohet pa vonesë Procesi i Berlinit!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Republikës, Ilir Meta iu drejtua si folësi kryesor me një fjalë të veçantë sesionit të Forumit IX Global të Bakusë “Për një Europë në ndryshim dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor, të drejtuar nga Ambasadorja Susan Ellitot, Presidente dhe Drejtuese e Komisionit Kombëtar mbi Politikën e Jashtme amerikane.

Në fjalën e tij, Kreu i Shtetit shqiptar u shpreh kundër nismës së Ballkanit të Hapur, ndërsa bëri thirrje për zbatimin pa vonesë të Procesit të Berlinit.

“Të nderuar të ftuar,

Jam i nderuar që jam folësi kryesor në këtë panel lidhur me një Europë në ndryshim dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor. Bashkimi Europian nuk mund të jetë as më i fortë dhe as më i madh në arenën ndërkombëtare pa integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ne e konsiderojmë mekanizmin e Procesit të Berlinit si katalizatorin kryesor të integrimit në BE të Ballkanit Perëndimor. Ne duhet të përqendrohemi në zbatimin pa vonesë të Procesit të Berlinit dhe të mos shpërqendrohemi si dhe të mos ngatërrohemi nga qasjet alternative paralele jo gjithëpërfshirëse.

Procesi i Berlinit mbështet krijimin e një tregu të përbashkët rajonal të bazuar në katër liri. Të 6 vendet janë pjesë dhe e mbështesin plotësisht këtë proces. Vetëm disa liderë mbështesin alternativën e Ballkanit të Hapur! Procesi i Berlinit ka si pjesë të tij BE-në.

Ballkani i Hapur jo! Procesi i Berlinit ka instrumente financiare për të mbështetur projektet e lidhjes. Procesi i Berlinit fuqizon procesin e zgjerimit, duke i përshtatur reformat e kërkuara me shpërblimet financiare. Ballkani i Hapur paraqitet si një alternativë ndaj anëtarësimit në BE, duke e tjetërsuar rajonin si një komunitet politik hibrid.

Procesi i Berlinit përmban 6 vendet e Ballkanit Perëndimor në tryezën politike të Bashkimit Europian. Çdo proces që ka BE-në brenda saj përfaqëson vullnetin e vendeve tona. Çdo proces që copëton BE-në përfaqëson frikën politike të liderëve autokratikë për humbjen e pushtetit të tyre! Dëshiroj të përshëndes përkushtimin e qartë të Kancelarit të ri të Gjermanisë së fundmi në rajonin tonë për përshpejtimin e Procesit të Berlinit dhe për rëndësinë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, jo vetëm për normalizimin e marrëdhënieve të tyre, por edhe për njohjen reciproke!”.

Etiketa: Ballkani i HapurIlir MetaPresident

Lajme të lidhura

Protesta kundër Ramës, qytetarët i lënë mesazh në Bulevard: Nuk ka marrëveshje!
Breaking Views

Protesta kundër Ramës, qytetarët i lënë mesazh në Bulevard: Nuk ka marrëveshje!

22:43 - 03/08/26
Protesta/ Aktori Mehdi Malkaj: Mbaroi koha e fjalëve, tani të bëjmë atë që duhet bërë
Breaking Views

Protesta/ Aktori Mehdi Malkaj: Mbaroi koha e fjalëve, tani të bëjmë atë që duhet bërë

21:34 - 03/08/26
Tubimi përpara Kryeministrisë, protestuesi humb ndjenjat, kërkohet ndërhyrja e një mjeku
Breaking Views

Tubimi përpara Kryeministrisë, protestuesi humb ndjenjat, kërkohet ndërhyrja e një mjeku

21:01 - 03/08/26
Para
Aksident “i frikshëm” në Rrugën e Kombit, përmbyset një makinë

Aksident “i frikshëm” në Rrugën e Kombit, përmbyset një makinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zjarr në një apartament te Shkëmbi Kavajës, 6 persona në spital nga asfiksia
Aktualitet

Zjarr në një apartament te Shkëmbi Kavajës, 6 persona në spital nga asfiksia

22:52 - 03/08/26

Një apartament në katin e 9-të të një pallati në zonën e Shkëmbit të Kavajës është përfshirë nga zjarri mbrëmjen...

Lexo më shumë
Protesta kundër Ramës, qytetarët i lënë mesazh në Bulevard: Nuk ka marrëveshje!

Protesta kundër Ramës, qytetarët i lënë mesazh në Bulevard: Nuk ka marrëveshje!

22:43 - 03/08/26
Protesta/ Aktori Mehdi Malkaj: Mbaroi koha e fjalëve, tani të bëjmë atë që duhet bërë

Protesta/ Aktori Mehdi Malkaj: Mbaroi koha e fjalëve, tani të bëjmë atë që duhet bërë

21:34 - 03/08/26
Tubimi përpara Kryeministrisë, protestuesi humb ndjenjat, kërkohet ndërhyrja e një mjeku

Tubimi përpara Kryeministrisë, protestuesi humb ndjenjat, kërkohet ndërhyrja e një mjeku

21:01 - 03/08/26
“Shtëpi të blera me para të drogës”, kompania padit kreun e SPAK-ut, Altin Dumani

“Shtëpi të blera me para të drogës”, kompania padit kreun e SPAK-ut, Altin Dumani

19:47 - 03/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com