GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Meta: Më 14 maj, qytetarët do të votojnë kundër ‘Ramaformës’

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Meta: Më 14 maj, qytetarët do të votojnë kundër ‘Ramaformës’
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i PL-së, Ilir Meta ka kritikuar implementimin e fazës së dytë të hartës së re gjyqësore duke theksuar se ajo u heq mundësinë qytetarëve për të ndjekur çështjet  tyre në gjykata dhe prokurori.

Meta u shpreh se kjo po shkatërron aksesin e qytetarëve në drejtësi, shton zvarritjet dhe rrit kostot për t’i lënë ata pa drejtësi. Ai i bëri thirrje qytetarëve që në datë 14 Maj të votojnë kundër “Ramaformës” që po e bën drejtësinë të pamundur.

“Nga sot janë dhjetëra mijëra qytetarë të cilëve do u hiqet mundësia e deritanishme për të ndjekur çështjet e tyre në gjykata dhe prokurori. Nga sot edhe gjykatat e shkallës së parë do të mbyllen në Lushnje, në qytetin e kongresit. Në Pogradec, në Kavajë, në Kurbin, në Tropojë, në Përmet etj.

‘Ramaforma’ në Drejtësi është zbatimi anti-kushtetues i reformës në drejtësi, po shkatërron aksesin e qytetarëve në drejtësi, po shton zvarritjet dhe po rrit kostot që t’i lërë ata pa drejtësi. Kjo hartë e re gjyqësore nuk merr parasysh largësinë gjeografike dhe mundësitë e kufizuara të transportit.

Ajo shkakton asgjësimin e aksesit në drejtësi. Ndaj në 14 Maj qytetarët e Shqipërisë do të votojnë edhe kundër ‘Ramaformës’ që po ia bën drejtësinë edhe më të pamundur. Edhe më të paarritshme, edhe më të shtrenjtë në mënyrë që t’i lërë pa drejtësi”, tha Meta.

Ai akuzoi qeverinë se s’ka marrë asnjë masë për të mbështetur bizneset në vend.“Qeveria nuk ka marrë asnjë masë për të mbështetur sipërmarrjen për lehtësimin e kostove, për nxitjen e punësimit.

Ka marrë vendime të njëanshme që favorizojnë vetëm oligarkët që po rrezikojnë falimentimin e sipërmarrjeve tona.

Ndaj për PL zgjidhja është anulimi i vendimeve arbitrave dhe zhvillimi i një dialogu me biznesin për të evituar falimentimin e tyre.

14 maji është për të gjithë ata që duan të kenë mbështetjen e qeverisë”, tha Meta.

 

Etiketa: metaraamforme

Lajme të lidhura

“Ata që krijuan incidentet ishin të paguar, jo studentë”/ Berisha reagon pas përzënies së demokratëve nga tubimi
Breaking Views

“Ata që krijuan incidentet ishin të paguar, jo studentë”/ Berisha reagon pas përzënies së demokratëve nga tubimi

16:00 - 08/11/26
“Të mos besojnë skenarin serb”/ Berisha-studentëve: Në Serbi nuk kishte një parti opozitare si PD
Breaking Views

“Të mos besojnë skenarin serb”/ Berisha-studentëve: Në Serbi nuk kishte një parti opozitare si PD

15:30 - 08/11/26
Edhe sipërmarrësit në revoltë: Protesta do të përfundojë vetëm kur të bjerë sistemi
Breaking Views

Edhe sipërmarrësit në revoltë: Protesta do të përfundojë vetëm kur të bjerë sistemi

13:35 - 08/11/26
Para
Grupi vidhte miliona euro me “Call Center”-at, ja si ka vepruar mashtruesi shqiptar

Grupi vidhte miliona euro me “Call Center”-at, ja si ka vepruar mashtruesi shqiptar

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Ata që krijuan incidentet ishin të paguar, jo studentë”/ Berisha reagon pas përzënies së demokratëve nga tubimi
Breaking Views

“Ata që krijuan incidentet ishin të paguar, jo studentë”/ Berisha reagon pas përzënies së demokratëve nga tubimi

16:00 - 08/11/26

Sali Berisha ka reaguar pas përplasjes së protestuesve dhe demokratëve në tubimin e së shtunës përpara Ministrisë së Arsimit. Në...

Lexo më shumë
“Të mos besojnë skenarin serb”/ Berisha-studentëve: Në Serbi nuk kishte një parti opozitare si PD

“Të mos besojnë skenarin serb”/ Berisha-studentëve: Në Serbi nuk kishte një parti opozitare si PD

15:30 - 08/11/26
Rrezikon shëndetin e përdoruesve, KE paralajmëron Tik Tok për gjobë për algoritmin që nxit varësinë

Rrezikon shëndetin e përdoruesve, KE paralajmëron Tik Tok për gjobë për algoritmin që nxit varësinë

15:05 - 08/11/26
Kush është 41-vjeçari i ekstraduar nga Spanja, i përfshirë në pengmarrjen e 21-vjeçares Sajma Qordja në Astir

Kush është 41-vjeçari i ekstraduar nga Spanja, i përfshirë në pengmarrjen e 21-vjeçares Sajma Qordja në Astir

14:45 - 08/11/26
Ekstradohet nga Spanja 41-vjeçari vlonjat, i dënuar me burg për mashtrim

Ekstradohet nga Spanja 41-vjeçari vlonjat, i dënuar me burg për mashtrim

14:30 - 08/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com