GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Meta-ministrit të Drejtësisë: Po vdesin njerëz për mungesë trajtimi shëndetësor, 42 herë kanë ikur dritat vetëm dje

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Meta-ministrit të Drejtësisë: Po vdesin njerëz për mungesë trajtimi shëndetësor, 42 herë kanë ikur dritat vetëm dje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka cilësur  ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari, duke e quajtur simbol të korrupsionit, ndërsa ka ngritur shqetësime për kushtet në qelitë e burgut.

Sipas Metës, burgu ka vazhdimisht ndërprerje të energjisë elektrike dhe se shumë prej të burgosurve vdesin për mungesën e trajtimit të duhur shëndetësor.

“Vetëm dje ka ikur 42 herë energjia elektrike te IEPV ‘Jordan Misja’, jo vetëm për mua, por për rreth 500 të burgosur e të paraburgosur që ndodhen këtu.

A e di ‘Diella’ e Drejtësisë që këtu ka vetëm 3 orë ujë në ditë?

A e di ‘Diella’ e Drejtësisë që në burgje vdesin qytetarë për mungesën e trajtimit të duhur shëndetësor?”, shkruan ndër të tjera Meta.

Reagimi

Dëgjova “Diellën” e Drejtësisë që fliste për situatën në burgje dhe meqë nuk e di po e njoftoj që vetëm dje ka ikur 42 herë energjia elektrike te IEPV “Jordan Misja”, jo vetëm për mua, por për rreth 500 të burgosur e të paraburgosur që ndodhen këtu.

A e di “Diella” e Drejtësisë që këtu ka vetëm 3 orë ujë në ditë?

A e di “Diella” e Drejtësisë që në burgje vdesin qytetarë për mungesën e trajtimit të duhur shëndetësor?

A e di “Diella” e Drejtësisë që gardianët nuk kanë marrë asnjë qindarkë shpërblim për punën jashtë orarit, as ushqimin, as trajtimin që meritojnë sipas ligjit?

E ç’mund të presësh nga “Diellat”?

Ato janë pjellë e AKSHI-t, simbolit të korrupsionit skizofrenik.

Ndërsa lidhur me respektimin e të drejtave të mia dua t’u kujtoj të gjithë qytetarëve që akoma nuk më kanë dorëzuar të zbardhur, as mua, as avokatit tim, vendimin e 2 korrikut 2025, të dënimit tim të dytë nga IEPV “Jordan Misja” për lirinë e fjalës.

Pak më herët minitri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, u shpreh gjatë interpelancës së kerkuar nga deputeti Tedi Blushi se institucioni që ai drejton ka përparësi vetëm mbrojtjen e dinjitetit njerëzor.

“Çdo pretendim për shkelje të të drejtave të njeriut duhet trajtuar me seriozitet, por edhe me përgjegjësi, mbi fakte, ligj dhe standarde të verifikueshme, jo mbi interpretime selektive apo narrativa thellësisht politike.

Ministria e Drejtësisë mbetet e vendosur të garantojë barazi përpara ligjit, pa privilegje dhe pa përjashtime, duke mbrojtur njëkohësisht dinjitetin njerëzor, sigurinë publike dhe integritetin e institucioneve. Ky është standardi që i detyrohemi qytetarëve, ky është angazhimi ynë i përditshëm”, tha ai.

 

Etiketa: dritametaVdekje

Lajme të lidhura

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund
Breaking Views

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta
Aktualitet

Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta

21:45 - 09/11/26
Para
Spahia: Vetëm hajduti fshihet, rruga për në qelinë e Ramës kalon nga Balluku

Spahia: Vetëm hajduti fshihet, rruga për në qelinë e Ramës kalon nga Balluku

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lexo më shumë
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com