GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Meta: Modeli ekonomik i vendit ka nevojë për përmbysje radikale

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Meta: Altin Dumani po përdor SPAK për të marrë peng njerëz brenda opozitës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediet u fokusua tek ekonomia që sipas tij, është në pikiatë dhe sidomos treguesit që kanë të bëjnë me prodhimin dhe eksportet.

Meta dha disa shifra që sipas tij, tregojnë se modeli ekonomik i vendit ka nevojë të ndryshojë.

“Modeli ekonomik i vendit ka nevojë për përmbysje radikale, duke u orientuar tërësisht nga prodhimi dhe nga eksportet, nga shfrytëzimi i burimeve natyrore, dhe jo vetëm nga sektori i ndërtimit dhe konsumit. Ndaj Shqipëria fuqi eksportuese, është një nga 5 prioritetet kryesore të Partisë së Lirisë”– u shpreh Meta.

Meta shtoi se përmes programit të Partisë së Lirisë, “do të garantojmë një rritje të eksporteve në masën mbi 50% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, nga vetëm 8% që është sot dhe nga 57% që e ka Maqedonia e Veriut sot dhe nga 70% që është mesatarja e vendeve të BE-së”.

Kryetari i Partisë së Lirisë, listoi edhe mënyrat e realizimit të këtij prioriteti nga Partia e Lirisë, duke nisur nga shndërrimi i strukturës ekonomike të vendit në një strukturë prodhuese, jo importuese si dhe duke mbështetur në mënyrë të fuqishme konkrete biznesin prodhues dhe eksportues.

Kreu i PL komentoi edhe vizitën e presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, ditën e djeshme në Tiranë. “Marrëdhënie e Shqipërisë me Turqinë janë shumë të rëndësishme, duhet respektuar tradita historike mes dy vendeve, të bazohet në respektin reciprok dhe mosndërhyrjes në punët e brendshme”, tha Meta.

Gjithashtu Meta komentoi edhe marrjen të pandehur nga SPAK të ish-deputetit Jurgis Çyrbja, një ditë pasi hoqi dorë nga mandati. “Duke qenë se Rama komandon lëvizjet e SPAK dhe SPAK raporton te Rama për personat që duhet të digjen, sepse ka zëvendësuesa të këtij niveli plot në terren ndodhin këto lloj kombinimi. Ajo që meriton koment është çështja e kryetarit të bashkisë së Kuçovës që duhet ti ishte ndërprerë mandati që para zgjedhjeve, por kjo gjë nuk ndodhi. Është interesante fakti që një deputet si Salianji është dënuar me burg, ndërsa ky tjetri me shërbim prove”, tha Meta.

Etiketa: Ilir MetaPL

Lajme të lidhura

Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit
Aktualitet

Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit

23:05 - 13/11/26
Çopjat në lupën e anglezëve, dokumentari zbardh skemën e trafikut të kokainës në Britani
Aktualitet

Çopjat në lupën e anglezëve, dokumentari zbardh skemën e trafikut të kokainës në Britani

22:40 - 13/11/26
Shtatë emra, dhjetë mbiemra! Kush është Ramadan Zoto dhe historia kriminale në Shqipëri e Greqi
Aktualitet

Shtatë emra, dhjetë mbiemra! Kush është Ramadan Zoto dhe historia kriminale në Shqipëri e Greqi

22:15 - 13/11/26
Para
Erdogan me Vuçiç në Beograd, i premton dronë edhe Serbisë

Erdogan me Vuçiç në Beograd, i premton dronë edhe Serbisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror
Botë

Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror

23:25 - 13/11/26

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) në SHBA ka urdhëruar pezullimin e të gjitha fluturimeve në nisje nga aeroportet amerikane, duke...

Lexo më shumë
Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit

Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit

23:05 - 13/11/26
Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë

Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë

23:01 - 13/11/26
Çopjat në lupën e anglezëve, dokumentari zbardh skemën e trafikut të kokainës në Britani

Çopjat në lupën e anglezëve, dokumentari zbardh skemën e trafikut të kokainës në Britani

22:40 - 13/11/26
Shtatë emra, dhjetë mbiemra! Kush është Ramadan Zoto dhe historia kriminale në Shqipëri e Greqi

Shtatë emra, dhjetë mbiemra! Kush është Ramadan Zoto dhe historia kriminale në Shqipëri e Greqi

22:15 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com