GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Meta në Kuçovë: E kanë qëllim t’ua bëjnë jetën të padurueshme dhe të largoheni

11:51 - 22/10/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Meta në Kuçovë: E kanë qëllim t’ua bëjnë jetën të padurueshme dhe të largoheni
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i partisë së Lirisë ka zhvilluar një takim me strukturat e partisë në qytetin e Kuçovës. Meta tha se krahasuar me 10 vite më parë, situata sot ishte shumë më e keqe dhe kjo vihej re në kursimet e familjeve në fund të muajit dhe në largimet masive të qytetarëve jashtë vendit.

“Në qytetin e naftës, nafta është shumë më e shtrenjtë se në Ukrainë ku po luftohet. Ne jemi pilotë për atë që u është cënuar më shumë shqiptarëve nga ky sekt banditësh që ka zgjedhur varfërimin si mënyrën për t’i robëruar, për t’i zhveshur nga të drejtat e tyre. Çdo familje këtu dhe kudo, mund të bëjë llogaritë sesi ishte Kuçova para 10 vitesh dhe sesi është sot. Të bëjë llogari sesa lekë u mbeteshin në fund të muajit dhe sesa u mbeten sot. Të bëjë llogaritë sesa nxënës shkojnë në shkolla. Gjithçka po tretet, sepse ky është qëllimi i Rilindjes, shpopullimi dhe shkatërrimi i këtij vendi. Shkatërrimi i çdo ndjesie për të kërkuar të drejtën që kushtetuta u jep qytetarëve”, tha Meta.

Ai shtoi se e gjithë kjo ishte e planifikuar, në mënyrë që qytetarëve t’u bëhej jeta e padurueshme dhe të braktisnin Shqipërinë.

“Jo më kot janë shkurtuar në mënyrë drastike, gjykatat, prokuroritë, drejtoritë e ndryshme, përmes një plani të mirëmenduar, që të largohen intelektualët nga këto qytete, por jo vetëm kaq. Të bëhet më e vështirë jeta për qytetarët që këta të fundit të mos kërkojnë dot të drejtën e tyre. Kështu ata ta lënë të drejtën e tyre dhe të largohen sepse u bëhet jeta e padurueshme”, tha Meta.

Etiketa: Ilir MetaKuçove

Lajme të lidhura

BE nuk ka votuar IBAR-in për Shqipërinë/ Berisha: Edi Rama manipulon opinionin për negociatat
Breaking Views

BE nuk ka votuar IBAR-in për Shqipërinë/ Berisha: Edi Rama manipulon opinionin për negociatat

14:50 - 01/04/26
Zgjedhjet për kryetarin/ Shehi: Në PD nuk ka garë, Berisha përjashton kundërshtarët
Breaking Views

Zgjedhjet për kryetarin/ Shehi: Në PD nuk ka garë, Berisha përjashton kundërshtarët

21:15 - 31/03/26
“Salianjin, nga hero e bënë tradhtar”/ Doris Madhi: Hakmarrja pasi denoncova aferat e Himçit dhe Nokës
Breaking Views

“Salianjin, nga hero e bënë tradhtar”/ Doris Madhi: Hakmarrja pasi denoncova aferat e Himçit dhe Nokës

20:22 - 31/03/26
Para
E çuditshme/ Po shkëlqen me City-n, por në Angli kanë nisur peticion për largimin e Haaland nga Premier League

E ardhmja e Haaland, menaxherja: Vlera e tij mund të arrijë 1 miliard €

Discussion about this post

TË FUNDIT

BE nuk ka votuar IBAR-in për Shqipërinë/ Berisha: Edi Rama manipulon opinionin për negociatat
Breaking Views

BE nuk ka votuar IBAR-in për Shqipërinë/ Berisha: Edi Rama manipulon opinionin për negociatat

14:50 - 01/04/26

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se Bashkimi Europian nuk ka votuar raportin IBAR për Shqipërinë, duke akuzuar...

Lexo më shumë
Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Turqia në avantazh me nje gol që dukej offside, nuk mungojnë protestat (VIDEO)

Turqia në avantazh me nje gol që dukej offside, nuk mungojnë protestat (VIDEO)

22:11 - 31/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com