GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Meta nga burgu: SPAK të hetojë urgjentisht Ramën për aferën McGonigal

14:54 - 26/02/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Dosja “CEZ-DIA”/ Meta lë sot qelinë për t’u paraqitur në SPAK
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga burgu në lidhje me mbledhjen e grupit parlamentar të PS, ku foli edhe Rektori i Universitetit Bujqësor në lidhje me 24 urdhër arrestet e lëshuara nga SPAK për abuzime me tendera.

Për Ilir Metën, mbledhja e grupit të PS ishte “një dëgjese e një profesori të intimiduar”, ndërsa për tha se “Rama konstatoi se na paska ndodhur shndërrimi i drejtësisë, nga europiane në ruse”.

Ilir Meta thote se të gjithë arbitrazhet që humbet shteti shqiptar duhet të hetohen nga SPAK.

“Të jetë i sigurtë Kryeministri aktual, i shqetësuar me të drejtë nga profesori i intimiduar, që në të ardhmen e afërt do të vijë nga Gjykata e Strasburgut edhe një tjetër vendim për një profesor të nderuar, si Jamarbër Malltezi, që Edi Rama ndoshta nuk e njeh, por që u rrëmbye në aeroport duke pritur bashkëshorten, u arrestua pa u thirrur një herë të vetme nga prokurorët, u mbajt në qeli dhe sot mbahet në arrest shtëpie vetëm pse ka zhvilluar pronën e përfituar në mënyrë të ligjshme, falë firmës të Edi Ramës”, shkruan Meta.

Reagimi i Metës

Pas dëgjesës publike të një profesori të intimiduar, para partisë së shkrirë me shtetin, sot mësuam, siç konstantoi edhe vet Kryeministri, se na paska ndodhur shndërrimi i drejtësisë, nga europiane (“veneciane”) që u votua me 140 vota në 21-22 korrik 2016, në një drejtësi ruse (bjelloruse).

Mesa duket kjo ka ndodhur pa dijeninë e Ramës, i cili ishte i vetmi që nuk e donte konsensusin me 140 vota të Reformës në Drejtësi dhe i vetmi që nuk ishte në zyrën e Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta kur të gjithë morën pjesë.

Ndoshta për mospjesëmarrjen e Kryeministrit në atë takim, ku u vendos fati i reformës, ka ndikuar, miku i tij më i ngushtë, Charles McGonigal dhe miqtë e tjerë “amerikanë” si Rossini, falë lidhjeve të tyre me Deripaskën dhe njerëz të tjerë të lidhur me Kremlinin (ndoshta dhe me Minskun), që orkestruan edhe puçin antikushtetues për zgjedhjen me 69 vota të Prokurorit të Përgjithshëm, nga 84 vota që kërkonte Kushtetuta “veneciane”.

Prandaj rikthimi i drejtësisë europiane (veneciane) është emergjencë, padyshim edhe për rastin e Z. Thoma Gëllçi, që e përmendi sot Kryeministri, si ekzemplar për mënyrën se si aplikohen standardet ruse (bjelloruse) të arrestimit në Shqipëri.

Të jetë i sigurtë Kryeministri aktual, i shqetësuar me të drejtë nga profesori i intimiduar, që në të ardhmen e afërt do të vijë nga Gjykata e Strasburgut edhe një tjetër vendim për një profesor të nderuar, si Jamarbër Malltezi, që Edi Rama ndoshta nuk e njeh, por që u rrëmbye në aeroport duke pritur bashkëshorten, u arrestua pa u thirrur një herë të vetme nga prokurorët, u mbajt në qeli dhe sot mbahet në arrest shtëpie vetëm pse ka zhvilluar pronën e përfituar në mënyrë të ligjshme, falë firmës të Edi Ramës.

Vendime të tilla do të vijnë plot nga Starsburgu për të cilat Kryeministri nuk ka patur dijeni.

Në emër të Partisë së Lirisë zotohemi që për ne SPAK do të jetojë edhe 2 mijë vjet por për të goditur infiltrimin rus dhe bjellorus duhet urgjentisht të hetohet afera McGongial sepse është e padiskutueshme që falë ndikimit të tij, si mik i Deripaskës, është realizuar dhe garantuar rusifikimi i drejtësisë, natyrisht edhe i vetë SPAK.

Për realizimin e derusifikimit të drejtësisë dhe segmenteve të caktuara në SPAK duhet urgjent bashkëpunimi me institucionet e reja amerikane të cilat e njohin shumë mirë këtë problematikë dhe i dinë se çfarë lidhjesh të rrezikshme ka patur McGonigali, se jo më kot Presidenti Trump ka thënë se armiku më i rrezikshëm është armiku i brendshëm.

Rikthimi në shinat “veneciane” pra kushtetuese të reformës në drejtësi është shumë i thjeshtë.

Nuk ka të bëjë më zhbërjen dhe as me incenerimin e SPAK dhe institucioneve të reja të drejtësisë, por me një verifikim së bashku me Komisionin e Venecias, të mënyrës se si është zbatuar Reforma në Drejtësi, nga ndryshimet kushtetuese në formimin e organeve të reja të drejtësisë dhe deri në rezultatet aktuale, që sipas Indeksit të Drejtësisë na renditin pas Vietnamit komunist dhe Bjellorusisë së Lukashenkos.

Këtë askush nuk ka të drejtë ta kundërshtojë.

Çdo prokuror dhe gjykatës që ka hetuar dhe gjykuar arrestimin e Z. Thoma Gëllci që është vlerësuar i paligjshëm nga Strasburgu, duhet të mbajë përgjegjësi dhe duhet ta dëmshpërblejë ai/ata z.Gëllçi dhe jo taskapaguesit shqiptarë.

Kjo duhet të ndodhë për çdo rast individual dhe konkret, si përsa i takon masave të arrestit ashtu edhe dhe vendimeve që do të rrëzojë Gjykata Ndërkombëtare sepse kjo është në interesin e qytetarëve shqiptarë që kanë pagat dhe pensionet më të ulta në Ballkan dhe varfërinë më të lartë në kontinet.

Gjithë arbitrazhet që humbet shteti shqiptar duhet të hetohen nga SPAK siç është rasti Beccheti dhe rastet e ngjashme ku është provuar se për faj të ndërhyrjeve të paligjshme të zyrtarëve të lartë, shqiptarët detyrohen të paguajnë qindra miliion euro që në fakt duhet të shkojnë për rritje pagash dhe pensionesh.

Jemi gati që përveç 2 mijë viteve të tjera për të mbështetur SPAK, t’i shtojmë edhe 1 mijë vite shtesë jetë që prokurorët që hetojnë çështjen e inceneratorëve të na tregojnë se ku është inceneratori i Tiranës dhe ku përfunduan 60 milion dollarë, që Z. Ahmetaj ish-numri 2 i Qeverisë dhe një socialist i njohur, na ka thënë që SPAK e di se ku janë. Qytetarët kanë nevojë që të luftohet korrupsioni dhe paratë që janë në offshore dhe kudo tjetër t’u kthehen atyre, po kështu të gjitha dëmet që vijnë nga mungesa e standardeve europiane për arrestime apo gjykime që rrëzohen nga Gjykata e Strasburgut t’i paguajnë prokurorët dhe gjyqtarët përkatës, të cilët paguhen dyfish i rrogës së Kryetarit të Shtetit.

Etiketa: Edi RamaIlir MetaMcGonigalSpak

Lajme të lidhura

Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht
Aktualitet

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Aktualitet

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Para
GJKKO e la në burg, Veliaj sulmon nga qelia prokurorin: Si ma kurdisi paçavuren për të më arrestuar

“Hajvan... Taleban"/ Veliaj nuk i ndal sulmet ndaj drejtësisë: Po më përndiqni për llogari të Sali Bufit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht
Aktualitet

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë deklarata të forta lidhur me institucionin e AKSH-it (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit), duke...

Lexo më shumë
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25
Orbán luan me të mëdhenjtë: një vit pa sanksione, me bekimin e Trumpit

Horoskopi ditor, e Shtunë 6 dhjetor 2025

08:44 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com