GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Meta nga Prrenjasi: Kandidatët e Ramës, në kërkim ndërkombëtar

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Meta nga Prrenjasi: Kandidatët e Ramës, në kërkim ndërkombëtar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta është takuar ditën e sotme me qytetarët në Prrenjas. Në krah të kandidates së opozitës për këtë bashki, Zana Topi, Meta e cilësoi atë një figurë përbashkuese.

Ai u shpreh se gati1/3 e kryetarëve që emëroi Rama në zgjedhjet e shkuara lokale nuk janë më në detyrë, ndërkohë që një pjesë e tyre janë shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Meta theksoi se qeveria sot ndërton rrugë me kosto 4-5 herë më shtrenjtë dhe ka falimentuar të gjitha bashkitë e vendit.

“Është kënaqësi të jem në promovimin e një kandidature kaq të denjë si Zana Topi. Një profesioniste e jashtëzakonshme me shumë eksperiencë jo vetëm profesionale por edhe të parlamentit. Jam i sigurt që me integritetin e saj do të bëjë më të mirën për të gjithë popullin e bashkisë së Prrenjasit. Ne do të kemi shans për të shpalosur vlerat më të mira menaxheriale në Prrenjas. Është kënaqësi e veçantë të jem këtu me mikun tim Aurel Bylykbashin dhe të japin mbështetjen tonë për Zanën. Është votuar nga simpatizantët e PD si një zgjedhje përbashkuese.

Gati 1/3 e kryetarëve që emëroi ai ose nuk janë më në zyrë, ose janë në kërkim ndërkombëtar. Vetëm Vora ka ndërruar 5 kryetarë në 4 vjet dhe e kanë falimentuar bashkinë e Vorës. Kavaja, edhe atë e falimentuan. Pastaj këto punët e ujësjellësave ju i dini. Modelet këto janë. Pse paska para Kosova për pedagogët dhe mësuesit dhe nuk paskemi ne? Çfarë rrugësh ka bërë Edi Rama? Më thoni mua ku i çoi ky borxhet që ka marrë? Më thoni një rrugë që ky e ka mbaruar. Kilometri katër herë pesë herë më shtrenjtë. Këtu janë lekët e pensioneve që nuk janë rritur.

Ky çdo gjë e ka bërë monopol. E ka kundër prodhimit vendas, kundër eksporteve. Mollën e Korçës më lirë se në Tiranë e gjeni në Prishtinë. Sepse gjithë sistemi i tij punon për një pakicë. Po ikin njerëzit se nuk ka qëllim qeveria t’i mbajë dhe të zhvillojë njerëzit. Kush është mbështetja që i japim ne bujqësisë dhe blegtorisë dhe kush është ajo që jep Maqedonia”, deklaroi Meta.

 

Etiketa: kandidatekerkimKryesore1meta

Lajme të lidhura

Nis protesta kundër Ramës, diaspora zbret sërish në sheshin “Skënderbej”
Aktualitet

Nis protesta kundër Ramës, diaspora zbret sërish në sheshin “Skënderbej”

19:40 - 01/08/26
Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki
Aktualitet

Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki

17:20 - 01/08/26
Salianji: Tenderi i avionëve zjarrfikës, aferë korruptive! SPAK duhet të hetojë
KRYESORE

Salianji: Tenderi i avionëve zjarrfikës, aferë korruptive! SPAK duhet të hetojë

16:59 - 01/08/26
Para
Shantazhonte të miturat, arrestohet 27-vjeçari nga Ballshi

Merret vendimi për tre policët “e çmendur”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nis protesta kundër Ramës, diaspora zbret sërish në sheshin “Skënderbej”
Aktualitet

Nis protesta kundër Ramës, diaspora zbret sërish në sheshin “Skënderbej”

19:40 - 01/08/26

Ka nisur protesta e 63-të në Tiranë, ku qytetarë nga mbarë Shqipëria dhe shqiptarë të ardhur nga diaspora janë mbledhur...

Lexo më shumë
6 italianët e dhunuar në Tiranë, policia: Turistët nuk pranuan të bënin kallëzim!

6 italianët e dhunuar në Tiranë, policia: Turistët nuk pranuan të bënin kallëzim!

18:27 - 01/08/26
Egnatia dhe Dinamo në sfidat europiane, UEFA cakton gjyqtarët

Egnatia dhe Dinamo në sfidat europiane, UEFA cakton gjyqtarët

18:16 - 01/08/26
Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk përballojnë dot 1 javë pushime në vit

Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk përballojnë dot 1 javë pushime në vit

18:05 - 01/08/26
Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki

Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki

17:20 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com