GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Meta nxin Ramën dhe Veliajn: Mbi 200 mln euro grabiten, po rrëmbehen edhe pronat (VIDEO)

19:51 - 10/10/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Meta nxin Ramën dhe Veliajn: Mbi 200 mln euro grabiten, po rrëmbehen edhe pronat (VIDEO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Tirana për fat të keq është pasqyra e korrupsionit më skandaloz por dhe agresionit të papërgjegjshëm mbi mjedisin dhe gjelbërimin dhe në mënyrë të veçantë ndaj shëndetit e qytetareve. Po kështu mungesa e shërbimeve është tepër evidente përfshirë dhe zonat më qëndrore të kësaj bashkie”, u shpreh kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë një takimi me strukturat e kësaj partie ne kryeqytet.

Ai tha se ekonomia e familjeve në Tiranë është vështirësuar jo vetëm prej taksave që vendos qeveria e Edi Ramës, por për fat të keq edhe për shkak të taksave të larta që vendos Bashkia e Tiranës.

Meta tha se Bashkia mbledh rreth 200 milionë euro nga taksat të cilat më pas për fat të keq shpërdorohen dhe grabiten me qindra tendera e kontrata korruptive duke i lënë qytetarët pa shërbime të domosdoshme.

“Rasti më flagrant ka qënë disa javë me parë me shtesën prej 5 milionë Euro të fondeve për inceneratorin e Tiranës, i cili ekziston fare dhe këto miliona euro u hoqën nga fondet e miratuara më parë për arsimin, duke u mohuar kështu fëmijëve të kryeqytetit mundësitë për një arsim më cilësor, për shkolla pa turne dhe të pajisura me infrastrukturën e duhur.

Ndërkohë që taksa e përkohshme e infrastrukturës arsimore e cila është kthyer tashmë në një taksë të përhershme, që e paguan sot çdo banor i kryeqytetit, është shembulli më i qartë se kryetari i bashkisë Veliaj ka objektiv të rrëmbejë e shpërdorojë taksat e qytetarëve të Tiranës me qëllimin e vetëm, që të pasurojë klientët e tij të tenderave në kurriz të qytetarëve dhe jo të mbajë premtimet”, tha Meta.

Gjithashtu ai u ndal te rritja e çmimit të ujit të pijshëm me 40%, ndërsa mungon edhe në qendër të Tiranës.

“Dëndësia e ndërtimit, ngitur e ngjitur, ka bërë të pamundur edhe marrjen e shërbimeve siç është ai zjarrfikëses ku makinat nuk arrijnë as të hyjnë dot në ndërtesat e prekura në disa raste.

Zero politika për strehimin social, problemin më kryesor të mijëra familjeve të reja, por edhe mijëra familjeve në nevojë, ku pasja e një banese për ta është bërë totalisht e pamundur dhe e parealizueshme duhet 30 vite punë për një çift të ri për të blerë një banesë në kryeqytet.

Funksionimi i Bashkisë po edhe Keshillit Bashkiak është orientuar nga interesat e klientëve të qeverisë dhe bashkisë dha aspak nga ato të qytetarëve.
Grabitja dhe abuzimi i dhunshëm me pronat e qytetarëve është shfaqur në Tiranë si askund tjetër pasi dhe interesi ekonomik dhe financiar është më i madh për ata që e bëjnë.

Rrëmbimi i prones pa ligj me dhunë dhe duke hedhur qytetarët në rrugë të madhe duke shkelur çdo ligj dhe çdo të drejtë të qytetarëve është kthyer në një normë”, tha ai.

Në vijim Meta u ndal te situata e parkimeve që e cilësoi një makth, një problem psikologjik dhe një problem financiar, për shumicën e banorëve të Tiranës.

Etiketa: Kryesore1metaRamaVeliaj

Lajme të lidhura

E rëndë në Fier/ Tentoi të vjedhë në një banesë në Fier, hajduti humb jetën gjatë grabitjes
Aktualitet

E rëndë në Fier/ Tentoi të vjedhë në një banesë në Fier, hajduti humb jetën gjatë grabitjes

10:58 - 13/04/26
Hetimet për AKSHI-n/ ‘Kapet’ në përgjime edhe deputeti i Ramës, biseda për rrëmbim me dhunë
Aktualitet

Hetimet për AKSHI-n/ ‘Kapet’ në përgjime edhe deputeti i Ramës, biseda për rrëmbim me dhunë

10:43 - 13/04/26
“Ma nxiu jetën, e urreja”/ Tentoi të fshihte vrasjen e të atit, si u ‘thye’ para policëve 26-vjecarja nga Fieri: Lekët…
Aktualitet

Përplasen makinat në aksin Milot–Morinë, përfundon në spital një nga shoferët

10:13 - 13/04/26
Para
U kap peng/ Ky veprim i ushtarit izraelit do t’ju lërë pa fjalë

U kap peng/ Ky veprim i ushtarit izraelit do t'ju lërë pa fjalë

Discussion about this post

TË FUNDIT

E rëndë në Fier/ Tentoi të vjedhë në një banesë në Fier, hajduti humb jetën gjatë grabitjes
Aktualitet

E rëndë në Fier/ Tentoi të vjedhë në një banesë në Fier, hajduti humb jetën gjatë grabitjes

10:58 - 13/04/26

Një ngjarje e pazakontë dhe e rëndë  ka ndodhur gjatë natës në lagjen “ 8 Shkurti” në Fier. Në tentativë...

Lexo më shumë
Hetimet për AKSHI-n/ ‘Kapet’ në përgjime edhe deputeti i Ramës, biseda për rrëmbim me dhunë

Hetimet për AKSHI-n/ ‘Kapet’ në përgjime edhe deputeti i Ramës, biseda për rrëmbim me dhunë

10:43 - 13/04/26
Arben Malaj: Edi Rama, si kryeministri italian Craxi, që iku në Tunizi

Apeli i Hungarisë për zgjimin e Ballkanit dhe mbretëria jonë Kryeministrore

10:31 - 13/04/26
“Ma nxiu jetën, e urreja”/ Tentoi të fshihte vrasjen e të atit, si u ‘thye’ para policëve 26-vjecarja nga Fieri: Lekët…

Përplasen makinat në aksin Milot–Morinë, përfundon në spital një nga shoferët

10:13 - 13/04/26
Nafta çon drejt falimentit transportin me kamion, paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit

Nafta çon drejt falimentit transportin me kamion, paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit

09:30 - 13/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com