GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Meta përuron bustin e Skënderbeut në Budapest: Mirënjohje Hungarisë për mbështetjen e pakursyer për popullin shqiptar

në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Meta përuron bustin e Skënderbeut në Budapest: Mirënjohje Hungarisë për mbështetjen e pakursyer për popullin shqiptar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me ftesë të Kreut të Shtetit të Hungarisë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta në krye të delegacionit zyrtar shqiptar mori pjesë dhe përshëndeti ceremoninë e përurimit të bustit të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, që u vendos në parkuan Városliget të kryeqytetit hungarez, në prani të Presidentit të Republikës së Hungarisë, János Áder, të kryebashkiakut të Budapestit Gergely Karácsony si dhe të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Presidenti Meta dhe Presidenti i Hungarisë Áder, pas prerjes së shiritit përurures dhe zbulimit të veprës së skulptorit shqiptar Agim Rada, si dhe fjalimeve përshëndetëse, vendosën kurora në shenjë nderimi pranë bustit të Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Duke përshëndetur autoritetet e pranishme në përurimin e bustit të Heroit tonë Kombëtar, Kreu i Shtetit shqiptar u shpreh se rrënjët e miqësisë midis dy popujve tanë gjenden në lidhjet legjendare dhe aleancën strategjike të Heroit tonë Kombëtar me Prijësin ushtarak dhe drejtuesin e spikatur të Hungarisë dhe të mbarë Europës Qendrore, Janosh Huniadi, të dy mburoja të vlerave dhe të traditave të qytetërimit, por edhe të identitetit tonë europian.

Fjala e plotë e Presidentit Meta në Budapest:  

“I nderuar Shkëlqesia Juaj, President Ader,
I nderuar Kryetar i Bashkisë së Budapestit Karacsony,
Të nderuar autoritete të pranishëm,
Të dashur miq!

E prita me kënaqësi dhe emocion të veçantë, ftesën e Shkëlqesisë së Tij zotit President Ader, për të qenë i pranishëm në ceremoninë e vendosjes së përmendores së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në Budapest.

Nuk ka figurë historike, e cila simbolizon dhe mishëron më shumë rrënjët e miqësisë
dhe të aleancës midis dy popujve tanë, se sa Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Lidhjet dhe aleanca e heroit tonë kombëtar me Prijësin ushtarak dhe drejtuesin e spikatur politik të Hungarisë, por dhe të mbarë Evropës Qendrore, Janosh Huniadi, janë legjendare.

Lidhjet dhe bashkëpunimi njëzetvjeçar midis familjeve fisnike të Kastriotëve dhe prijësit të tyre Skënderbe me familjen fisnike të Huniadëve dhe prijësit të tyre Janosh, janë dëshmia e rrënjëve të thella dhe solide të miqësisë midis popullit shqiptar dhe atij hungarez.

Kjo miqësi dhe aleancë u ngjiz, farkëtua dhe u sprovua që në fillimet e vitit 1440, kur dy prijësit tanë morën pjesë në një operacion të përbashkët ushtarak në Transilvani dhe që më pas u kthye në një aleancë të vërtetë dhe të fortë ushtarake kundër pushtuesit të përbashkët otoman duke vazhduar përtej edhe në vitin 1448.

Kjo aleancë strategjike e Gjergj Kastriotit dhe e Janosh Hunyadit shkëlqeu me sukseset e betejave antiosmane të periudhës 1443-1444, dhe e shpëtoi Europën nga valët shkatërrimtare.

Dy Prijësit tanë legjendarë, u shndërruan në mburoja të vlerave dhe të traditave të qytetërimit evropian.

Por jehona e kësaj aleance i kapërceu shekujt dhe u materializua më pas edhe në krijimin e Mbretërisë Shqiptare, sepse fisnikëria hungareze e përfaqësuar nga Mbretëresha me prejardhje hungareze Geraldine Apponyi në krah të mbretit Zog, hodhën themelet e kurorës mbretërore shqiptare

Për të cilën të gjithë ne, shqiptarët, jemi krenarë sepse e konsiderojmë mbretërinë një moment të rëndësishëm në historinë shtetformuese të vendit.

Ne i jemi mirënjohës Hungarisë që, si pjesë e Perandorisë Austro- Hungareze, ishte ndër të vetmet vende ndër Fuqitë e Mëdha që ishte pro krijimit të shtetit shqiptar pas shpërbërjes së Perandorisë Osmane.

Edhe sot, ashtu si në kohën e aleancës së Kastriotit dhe të Huniadit, Hungaria mbetet një mbështetëse e palëkundur e integrimit evropian të Shqipërisë.

I jemi mirënjohës Hungarisë për mbështetjen e pakursyer për popullin shqiptar edhe në momente të rënda të fatkeqësive natyrore. Vlerësojmë veçanërisht shumë kontributin e saj në përballimin e pasojave të tërmetit dhe luftën me pandeminë.

Jemi krenarë që vitin që vjen do të kremtojmë së bashku 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona.

Në fund, më lejoni që të falënderoj Shkëlqesinë e Tij Presidentin Ader, Kryetarin e Bashkisë Karacsony dhe autoritetet e larta që mundësuan vendosjen e bustit të heroit tonë legjendar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në zemër të Budapestit!

Me këtë rast, shpreh bindjen time se fryma e miqësisë dhe e bashkëpunimit historik midis dy vendeve dhe popujve tanë do të forcohet pa ndalur në të ardhmen.”

Etiketa: busti i SkenderbeutIlir Meta

Lajme të lidhura

Kufiri detar me Greqinë/ Meçollari: Shqipëria humbet 40 km² nëse çështja shkon e plotë në Hagë
Aktualitet

Kufiri detar me Greqinë/ Meçollari: Shqipëria humbet 40 km² nëse çështja shkon e plotë në Hagë

10:24 - 26/05/26
Çështja ‘Beleri’/ Greqia kundër marrëveshjes mes Shqipërisë dhe BE për mbrojtjen
Aktualitet

Beleri: As Rama dhe as Mitsotakis nuk e kanë pronë ‘të babait’ detin’, duhet transparencë para qytetarëve

09:28 - 26/05/26
Meçollari: Kush firmos marrëveshjen me Greqinë për detin, mund të shkojë në SPAK
Breaking Views

Meçollari: Kush firmos marrëveshjen me Greqinë për detin, mund të shkojë në SPAK

23:14 - 25/05/26
Para
Conference League, Partizani del me njoftim për biletat për sfidën me moldavët

Conference League, Partizani del me njoftim për biletat për sfidën me moldavët

TË FUNDIT

Temperaturat e larta, shkon në shtatë numri i të vdekurve nga i nxehti në Francë
Botë

Temperaturat e larta, shkon në shtatë numri i të vdekurve nga i nxehti në Francë

12:42 - 26/05/26

Shtatë persona kanë vdekur në Francë për shkak të një vape ekstreme në fillim të verës që po prek një...

Lexo më shumë
U përplas për vdekje nga regjisori, 7-vjeçari përcillet mes lotësh e dhimbjes për në banesën e fundit

U përplas për vdekje nga regjisori, 7-vjeçari përcillet mes lotësh e dhimbjes për në banesën e fundit

12:24 - 26/05/26
Helmimi i studentëve te Akademia e Policisë, Prokuroria shkresë AKU-së: Pse e zhbllokuat aktivitetin e “Sori-al”?!

Helmimi i studentëve te Akademia e Policisë, Prokuroria shkresë AKU-së: Pse e zhbllokuat aktivitetin e “Sori-al”?!

12:03 - 26/05/26
Prokurori i Barit: Grupet kriminale shqiptare kanë rol lidershipi në territoret ku veprojnë

Prokurori i Barit: Grupet kriminale shqiptare kanë rol lidershipi në territoret ku veprojnë

11:30 - 26/05/26
Operacioni italo-shqiptar, SPAK urdhëron sekuestron e pasurive të Igli Kamberit,  Ergys Kastratit dhe të afërmve

Operacioni italo-shqiptar, SPAK urdhëron sekuestron e pasurive të Igli Kamberit, Ergys Kastratit dhe të afërmve

11:10 - 26/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com